Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

    October 5, 2026

    Do të instaloni kamera sigurie në shtëpi? Ja çfarë duhet të dini para se t’i blini

    October 5, 2026

    Cili shtet ka flotën detare më të madhe dhe më të fuqishme në botë? Ja renditja dhe shifrat

    October 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

      October 5, 2026

      Cili shtet ka flotën detare më të madhe dhe më të fuqishme në botë? Ja renditja dhe shifrat

      October 5, 2026

      Volkswagen sjell një shërbim të ri – mund të luani edhe “Tetris”

      October 1, 2026

      Kandidatët po i thonë “jo” intervistave të punës me robotë, ja si po ndryshon procesi i rekrutimit

      September 30, 2026

      Google po ndryshon internetin: Mediat po humbasin miliona lexues për shkak të inteligjencës artificiale

      September 30, 2026
    • Mobiles

      iPhone 17 apo iPhone 18? Ja avantazhet dhe disavantazhet para se të vendosni cilin të blini

      September 30, 2026

      Galaxy Z Fold8 Ultra, Fold8 apo Flip8? Samsung tregon si të zgjidhni telefonin e duhur të palosshëm

      September 29, 2026

      iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

      September 22, 2026

      Ja elementet e Nokia 3310 që e bënë celularin më të dashur të një brezi

      September 21, 2026

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026
    • Gadgets

      Do të instaloni kamera sigurie në shtëpi? Ja çfarë duhet të dini para se t’i blini

      October 5, 2026

      Një përditësim nxjerr jashtë funksionit frigoriferët “AI” të Samsung, përdoruesit mbeten me ushqimet që po prishen

      October 1, 2026

      Meta Muse Charm, kur inteligjenca artificiale shndërrohet në një “Tamagotchi” që e mban në çelësa

      September 25, 2026

      Insta360 Luna Pro, kamera e re me optikë Leica e krijuar për vlog dhe Reels

      September 16, 2026

      Televizorët LG “spiunojnë” edhe kur janë offline apo në standby? Ja hetimi

      September 15, 2026
    • Gaming

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026

      Kujdes nga i shkarkoni video-lojërat – mbi 400 mijë kompjuterë të infektuar

      June 16, 2026
    • AI

      10 filma për inteligjencën artificiale që duhet t’i shikoni të paktën një herë

      October 1, 2026

      Vendet perëndimore kërkojnë frenimin e Inteligjencës Artificiale

      September 25, 2026

      Skocia “frenon” boom-in e AI: pezullohen përkohësisht qendrat gjigante të të dhënave

      September 21, 2026

      Trendi viral që të kthen në vitet ’80 ka një kosto që shumë nuk e shohin: ujin

      September 16, 2026

      Adoleshenti bisedoi me ChatGPT për një sulm në shkollë, përfundon në polici

      September 15, 2026
    • Social Media

      Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

      October 5, 2026

      Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

      September 18, 2026

      Instagram sjell funksionin e ri: Postimet ku ju bëjnë tag tani mund të shfaqen në profilin tuaj

      September 15, 2026

      Mbyllen rreth 200 llogari Instagrami të aktivistëve shqiptarë, Meta pranon gabimin: Ja çfarë po ndodh

      September 9, 2026

      Instagram heq enkriptimin “end-to-end” nga mesazhet: Çfarë do të thotë për privatësinë tuaj?

      September 7, 2026
    • Apps

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026

      I lodhur nga zhurma e avionëve, portugezi krijon platformën që ka gjurmuar 39 mijë fluturime mbi Lisbonë

      September 2, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Jensen Huang: Po të isha 20-vjeç ditët e sotme, ja se për çfarë do të studioja në universitet!
    Tech

    Jensen Huang: Po të isha 20-vjeç ditët e sotme, ja se për çfarë do të studioja në universitet!

    Huang ka përfunduar studimet në inxhinieri elektrike në Oregon State University në vitin 1984, ndërsa diplomën master në të njëjtën fushë e ka marrë nga Stanford University në vitin 1992.
    Tech ExpertBy Tech ExpertJuly 21, 20251 Comment4 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Jensen Huang është bashkëthemelues dhe CEO i Nvidia, kompania që ka udhëhequr revolucionin e inteligjencës artificiale (AI) dhe është bërë ndër më të vlefshmet në botë nën drejtimin e tij. Gjatë një vizite në Pekin, Huang u pyet nga një gazetar: “Po të ishe një 22-vjeçar që sapo është diplomuar sot në vitin 2025, por me të njëjtën ambicie si më parë, në cilën fushë do të përqendroheshe?”

    Ai u përgjigj: “Jenseni i ri, 20-vjeçar, që sapo është diplomuar, me shumë gjasë do të kishte zgjedhur më tepër shkencat fizike sesa shkencat e softuerit,” duke shtuar se ai vetë ishte diplomuar nga kolegji dy vite më herët, në moshën 20-vjeçare. Shkencat fizike, në dallim nga ato të jetës, janë një degë e gjerë që fokusohet në studimin e sistemeve jo të gjalla, përfshirë fizikën, kiminë, astronominë dhe shkencat e tokës.

    Huang ka përfunduar studimet në inxhinieri elektrike në Oregon State University në vitin 1984, ndërsa diplomën master në të njëjtën fushë e ka marrë nga Stanford University në vitin 1992. Rreth një vit më pas, në prill të vitit 1993, ai bashkëthemeloi kompaninë Nvidia me inxhinierët Chris Malachowsky dhe Curtis Priem, gjatë një dreke në një restorant Denny’s në San Jose, Kaliforni. Nën drejtimin e Huang si CEO, kompania është shndërruar në një nga më të fuqishmet në botë. Nvidia u bë gjithashtu kompania e parë në botë që arriti një kapitalizim tregu prej 4 trilionë dollarësh javën e kaluar. Edhe pse Huang nuk e sqaroi qartë arsyen pse sot do të zgjidhte shkencat fizike, ai është shprehur më parë shumë entuziast për atë që e quan “IA Fizike”, ose siç e përshkruan ai, “faza e radhës”.

    Lexo edhe: Ceo i Nvidia: Robotët humanoidë do të përhapen në mbarë botën në më pak se 5 vjet, ja sa do të jetë qiraja e tyre

    Gjatë 15 viteve të fundit, sipas tij, bota ka kaluar disa faza të zhvillimit të inteligjencës artificiale. Në muajin prill, në një forum në Uashington D.C., ai shpjegoi këtë evolucion: “AI moderne hyri në vëmendjen globale rreth 12 deri në 14 vite më parë, kur u prezantua AlexNet dhe u arrit një përparim i madh në vizionin kompjuterik,” tha ai. AlexNet ishte një model kompjuterik i paraqitur në një garë në vitin 2012, i cili tregoi se makineritë mund të njohin imazhe duke përdorur të mësuarin e thellë, një zhvillim që ndihmoi në nisjen e bumit modern të AI-së.

    Kjo fazë e parë njihet si “AI e perceptimit”, shpjegoi Huang. Më pas erdhi vala e dytë, e quajtur “AI gjenerative”, “ku modeli i AI-së ka mësuar jo vetëm të kuptojë informacionin, por edhe ta përkthejë atë” në gjuhë të ndryshme, imazhe, kode e të tjera. “Jemi tani në epokën që quhet ‘AI e arsyetimit’, ku kemi AI që mund të kuptojë, të gjenerojë, të zgjidhë probleme dhe të njohë kushte që nuk janë parë më parë,” tha ai. Sot, inteligjenca artificiale është në gjendje të përdorë arsyetimin për të zgjidhur probleme. “AI e arsyetimit na lejon të krijojmë një formë robotësh dixhitalë. I quajmë agjentë të AI,” shtoi Huang. Këta agjentë të AI janë, në thelb, “punëtorë dixhitalë” të aftë për të arsyetuar. Aktualisht, këta agjentë janë në fokusin kryesor të shumë kompanive të teknologjisë.

    Duke parë nga e ardhmja, faza tjetër quhet “AI fizike”. “Vala e ardhshme kërkon që ne të kuptojmë gjëra si ligjet e fizikës, friksioni, inercia, shkaku dhe pasoja,” tha Huang në Uashington, në muajin prill. Ai shtoi se aftësi të tilla si arsyetimi fizik, për shembull koncepti i qëndrueshmërisë së objekteve edhe kur nuk shihen, do të jenë themelore në këtë fazë të ardhshme të inteligjencës artificiale. Zbatimet e këtij arsyetimi fizik përfshijnë: parashikimin se nga do të rrokulliset një top, vlerësimin e forcës së duhur për të kapur një objekt pa e dëmtuar, apo të kuptuarit e pranisë së një këmbësori pas një makine. “Dhe kur AI fizike vendoset në një objekt fizik, të quajtur robot, atëherë kemi të bëjmë me robotikë,” shtoi ai. “Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne tani, sepse po ndërtojmë fabrika në të gjithë SHBA-në.” “Shpresoj që, në dhjetë vitet e ardhshme, ndërsa ndërtojmë këtë brez të ri fabrikash, ato të jenë të automatizuara, të mbështetura në robotikë dhe të na ndihmojnë të përballojmë mungesën serioze të fuqisë punëtore që po përjetojmë në të gjithë botën,” përfundoi Huang.

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

    October 5, 2026

    Do të instaloni kamera sigurie në shtëpi? Ja çfarë duhet të dini para se t’i blini

    October 5, 2026

    Cili shtet ka flotën detare më të madhe dhe më të fuqishme në botë? Ja renditja dhe shifrat

    October 5, 2026

    10 filma për inteligjencën artificiale që duhet t’i shikoni të paktën një herë

    October 1, 2026
    View 1 Comment

    1 Comment

    1. Pingback: Brezi i ardhshëm i milionerëve do të jenë hidraulikë dhe elektricistë - Technews.al

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

    October 5, 2026

    Do të instaloni kamera sigurie në shtëpi? Ja çfarë duhet të dini para se t’i blini

    October 5, 2026

    Cili shtet ka flotën detare më të madhe dhe më të fuqishme në botë? Ja renditja dhe shifrat

    October 5, 2026

    10 filma për inteligjencën artificiale që duhet t’i shikoni të paktën një herë

    October 1, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    8.9

    6 mënyra për të rregulluar AirPods tuaj nëse nuk po karikohen

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.