Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi qeverinë e re për mandatin e katërt. Surpriza më e madhe ishte emri i ministres së parë të krijuar me Inteligjencë Artificiale, e cila quhet Diella.
Sipas Ramës, Diella nuk ka kufij gjeografikë dhe do të shërbejë kryesisht për menaxhimin e prokurimeve publike, duke sjellë një qasje të re dhe më transparente në administratë.
Ky është rasti i parë në historinë e qeverive shqiptare. e ndoshta edhe në nivel ndërkombëtar, që një ministre virtuale bëhet pjesë e kabinetit. Rama e cilësoi këtë një hap drejt së ardhmes, duke nënvizuar rolin e teknologjisë në transformimin e politikës.
Lexo edhe: Shqipëria drejt vendit të parë pa para në dorë? Rama planifikon një revolucion digjital deri në vitin 2030
Iniciativa ka ngjallur menjëherë reagime dhe pyetje mbi funksionimin praktik të kësaj ministre digjitale dhe ndikimin e saj në vendimmarrje.
Ministrat e tjerë të përzgjedhur janë:
Belinda Balluku – Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Petrit Malaj – Ministër i Financave
Adea Pirdeni – Ministre e Shtetit për Antikorrupsionin
Majlinda Dhuka – Kryenegociatore për Integrimin në BE
Pirro Vengu – Ministër i Mbrojtjes
Albana Koçiu – Ministre e Brendshme
Delina Ibrahimaj – Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
Mirela Kumbaro – Ministre e Arsimit
Blendi Gonxhja – Ministër i Kulturës dhe Turizmit




