Stadiumi “Riyadh Air Metropolitano” në Madrid, shtëpia e Atlético Madrid, po transformohet në një stadium inteligjent falë instalimit të teknologjisë së re Sky Ribbon dhe zgjidhjeve të integruara të Telefónica-s. Ky ndryshim është i rëndësishëm për ngjarjet e mëdha që stadiumi do të presë në vitet 2027 dhe 2030.
Atlético Madrid bëhet klubi i parë në botë që instalon LG SkyRibbon — një teknologji audiovizuale shumë e avancuar. Telefónica, që prej vitit 2017 është partneri teknologjik i stadiumit, ka zhvilluar dhe zbatuar gjithë projektin.
Sky Ribbon është një ekran LED 360° me pothuajse 2,000 metra katrorë sipërfaqe. Ai shtrihet në të gjithë unazën e brendshme të stadiumit, me një perimetër prej 404 metrash dhe gati pesë metra lartësi. Falë formës fleksibël dhe dukshmërisë perfekte nga çdo kënd, ai ka ndryshuar tërësisht atmosferën brenda Metropolitano-s.
Lexo edhe: Pse ChatGPT nuk mund ta tregojë kohën? Ja arsyeja
Një element i rëndësishëm i projektit ishte ruajtja e arkitekturës origjinale të stadiumit. Integrimi i Sky Ribbon është bërë me kujdes për të respektuar strukturën ekzistuese, duke sjellë një pamje moderne pa prishur dizajnin klasik të vendit.




