Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Pritjes i erdhi fundi! GTA 6 publikohet zyrtarisht sot, pas 13 vitesh

    November 19, 2026

    Probleme globale me shërbimet e Apple, përdoruesit e iPhone nuk hyjnë dot në llogaritë e tyre

    November 19, 2026

    Sulm kibernetik ndaj 178 faqeve të njohura, mes tyre Zoom, CNN, HSBC dhe IKEA

    November 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Probleme globale me shërbimet e Apple, përdoruesit e iPhone nuk hyjnë dot në llogaritë e tyre

      November 19, 2026

      Sulm kibernetik ndaj 178 faqeve të njohura, mes tyre Zoom, CNN, HSBC dhe IKEA

      November 19, 2026

      Visa dhe JPMorgan Chase në shënjestër të hakerëve, ultimatum 48-orësh për publikimin e të dhënave

      November 18, 2026

      A duhet të lejohen robotët të vrasin? OKB-ja diskuton të ardhmen e armëve me inteligjencë artificiale

      November 17, 2026

      SpaceX arrin një moment historik: Starship kapet në ajër nga krahët gjigantë të Mechazilla

      November 17, 2026
    • Mobiles

      7 smartphone-t më të mirë deri në 500 euro: Cilin ia vlen të blesh në nëntor 2026?

      November 17, 2026

      Pa internet gjatë festave? Xfinity prezanton funksionin që fik Wi-Fi me një klikim

      November 12, 2026

      Apple paralajmëron politikanët gjermanë: iPhone-t e tyre mund të jenë përgjuar

      November 2, 2026

      “SMS i vdekjes”: Një mesazh i padukshëm mund të bllokojë telefonat Android dhe të ndërpresë thirrjet e urgjencës

      October 30, 2026

      iPhone 18 Pro Max vs. iPhone 17 Pro Max: Çfarë ka ndryshuar dhe a ia vlen modeli i ri?

      October 28, 2026
    • Gadgets

      Telefoni i vjetër gjerman rikthehet në jetë, tani flet me inteligjencën artificiale të Google

      November 11, 2026

      Kamerat e sigurisë UniFi: Pse konsiderohen ndër zgjedhjet më të mira për monitorim?

      November 10, 2026

      Fotot e fëmijëve në Instagram mund të përdoren nga AI pa leje: Rasti i Meta ngre alarmin për privatësinë

      October 29, 2026

      Si funksionon “Dollapi Inteligjent”, shpikja e gjimnazistëve të “Petro Nini Luarasit”?

      October 23, 2026

      CUDY Switch Review: 3 pajisje për rrjete të vogla, shpejtësi 2.5 Gbps dhe sisteme profesionale PoE

      October 23, 2026
    • Gaming

      Pritjes i erdhi fundi! GTA 6 publikohet zyrtarisht sot, pas 13 vitesh

      November 19, 2026

      Kompania bëhet virale: Ofron 120 mijë dollarë në vit për të luajtur GTA 6

      November 18, 2026

      GTA 6 zbulon makinat e reja, nga modelet klasike te supermakinat moderne

      November 9, 2026

      GTA 6 mbërrin edhe në Tiranë, një mural gjigant shfaqet në kryeqytet

      November 5, 2026

      GTA 6 del më 19 nëntor, nis numërimi mbrapsht për lojën më të shumëpritur

      November 2, 2026
    • AI

      Shqipëria në hartën e rrezikut nga sulmet kibernetike, Erion Demiri: IA po përdoret edhe për qëllime keqdashëse

      November 18, 2026

      Elon Musk dhe drejtuesit e Big Tech kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia

      November 16, 2026

      Pse skandali i Jensen Huang mund të tronditë ekonominë globale dhe industrinë e inteligjencës artificiale?

      November 13, 2026

      Kompania e Mira Muratit drejt vlerësimit 40 miliardë dollarë, më pak se dy vite nga themelimi

      November 10, 2026

      Harvardi ndalon inteligjencën artificiale dhe telefonat në një nga kurset më të kërkuara

      November 9, 2026
    • Social Media

      Instagram sjell funksionin e shumëpritur: Tani mund të ndryshoni Story-t edhe pas publikimit

      November 19, 2026

      Të premtojnë se do të bëhesh milioner nëse blen kursin e tyre online: Ja mashtrimi që përdorin

      November 11, 2026

      Mjaft me profesionistë që bëjnë palaçon për klikime! Europianët kërkojnë komunikim më serioz në rrjetet sociale

      November 4, 2026

      Deri në 2 mijë dollarë për propagandë politike: Influencerët e TikTok pranojnë të fshehin pagesat

      November 3, 2026

      Instagram sfidon YouTube: Së shpejti video deri në 90 minuta dhe mundësi për t’i parë në televizor

      October 28, 2026
    • Apps

      Pse artistët po largohen nga Etsy? Inteligjenca artificiale po u merr vendin krijuesve të vërtetë

      November 18, 2026

      Hakerët pretendojnë se mund të hyjnë në Gmail edhe pasi ndryshoni fjalëkalimin

      November 10, 2026

      Një francez krijon aplikacionin që gjurmon lëvizjet e policisë gjatë protestave në kohë reale

      November 3, 2026

      Revolut pëson ndërprerje globale: Miliona përdorues mbeten pa akses në llogaritë dhe kartat bankare

      October 26, 2026

      Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

      October 22, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Zhvillimi i “micro-apps”: kur njerëzit krijojnë vetë aplikacione në vend që t’i blejnë
    Apps

    Zhvillimi i “micro-apps”: kur njerëzit krijojnë vetë aplikacione në vend që t’i blejnë

    Startup-e të reja si Anything dhe VibeCode po e bëjnë më të lehtë krijimin e aplikacioneve mobile edhe për jo-zhvilluesit.
    Tech ExpertBy Tech ExpertJanuary 20, 2026Updated:January 20, 20261 Comment4 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Falë zhvillimeve të fundit në inteligjencën artificiale, një fenomen i ri po formësohet në botën e teknologjisë: gjithnjë e më shumë njerëz pa formim teknik po krijojnë aplikacione të vogla, personale, vetëm për nevojat e tyre. Në vend që të blejnë zgjidhje të gatshme, ata po i ndërtojnë vetë.

    Një shembull tipik është Rebecca Yu, një e re që brenda vetëm një jave ndërtoi një aplikacion për të zgjidhur një problem shumë të përditshëm, vendosjen se ku do të hanin ajo dhe miqtë e saj. E lodhur nga bisedat e pafundme në grupin e WhatsApp-it, ajo përdori ChatGPT dhe Claude për të krijuar “Where2Eat”, një aplikacion që sugjeron restorante bazuar në preferencat e përbashkëta të grupit.

    Ajo nuk është rast i vetëm. Po shfaqet një trend i ri i quajtur “micro apps”, “personal apps” ose “fleeting apps”, aplikacione të vogla, të përkohshme dhe shumë specifike, që ekzistojnë vetëm për aq kohë sa u duhen krijuesve të tyre. Këto aplikacione zakonisht nuk synojnë tregun, nuk publikohen në App Store dhe nuk janë të destinuara për përdorim masiv. Ato janë thjesht mjete personale, të ndërtuara për të zgjidhur probleme shumë konkrete: organizimin e jetës, hobit, shëndetin, punën apo argëtimin.

    Disa njerëz kanë krijuar lojëra të vogla familjare vetëm për pushimet e fundvitit dhe i kanë mbyllur sapo kanë përfunduar pushimet. Të tjerë po zhvillojnë aplikacione për përkthimin e podkasteve vetëm për përdorim personal. Ka edhe artistë që kanë ndërtuar aplikacione për të monitoruar zakonet e tyre gjatë fundjavës, apo inxhinierë që kanë krijuar mjete për planifikimin e gatimeve si hobi. Ajo që ka ndryshuar sot është se, falë mjeteve si Claude, Replit, Bolt apo Lovable, nuk është më e nevojshme të jesh programues për të ndërtuar një aplikacion funksional në web. Mjafton të përshkruash në gjuhë të thjeshtë atë që dëshiron, dhe AI ndihmon në ndërtimin e kodit.

    Lexo edhe: “A je i vdekur?” Aplikacioni viral kinez për njerëzit që jetojnë vetëm

    Megjithatë, aplikacionet për celular mbeten më të ndërlikuara, veçanërisht për iPhone, pasi kërkohet një llogari e paguar Apple Developer për t’i publikuar. Megjithatë, startup-e të reja si Anything dhe VibeCode po e bëjnë më të lehtë krijimin e aplikacioneve mobile edhe për jo-zhvilluesit. Ekspertët e krahasojnë këtë moment me revolucionin e Shopify-t apo rrjeteve sociale, kur papritur çdokush mund të hapte një dyqan online apo të krijonte përmbajtje pa qenë profesionist. Tani e njëjta gjë po ndodh me aplikacionet.

    Sigurisht, kjo qasje nuk është pa probleme. Shumë nga këto aplikacione personale mund të kenë gabime teknike ose dobësi sigurie. Për më tepër, ndërtimi i tyre kërkon kohë, durim dhe shpesh abonime në platforma që mund të bëhen të kushtueshme. Megjithatë, potenciali është i madh. Ka shembuj shumë domethënës: një inxhinier ndërtoi një aplikacion për një shoqe me probleme zemre, që ajo të regjistronte episodet dhe t’ia tregonte mjekut më lehtë. Një tjetër krijoi një aplikacion që skanon dhe paguan automatikisht gjobat e parkimit, fillimisht vetëm për vete, por më pas shumë miq e kërkuan. Një strategiste mediatike ndërtoi një aplikacion për të menaxhuar alergjitë e saj, dhe më pas një tjetër për organizimin e punëve të shtëpisë. Ajo e përfundoi projektin në të njëjtën kohë që i shoqi doli për darkë dhe u kthye.

    Shumë ekspertë besojnë se në të ardhmen njerëzit do të heqin dorë nga abonimet mujore për aplikacione dhe do të ndërtojnë vetë mjete të personalizuara. Këto micro-apps pritet të zënë një hapësirë mes Excel-it dhe softuerëve profesionalë — më intuitive, më vizuale dhe më të përshtatura për çdo individ.

    Siç thotë një profesore e teknologjisë, këto aplikacione “mbushin boshllëkun mes spreadsheets dhe produkteve të plota teknologjike”.

    Dhe siç përfundon Rebecca Yu: “Është vërtet emocionuese të jesh gjallë në këtë kohë.”

    techcrunch

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Probleme globale me shërbimet e Apple, përdoruesit e iPhone nuk hyjnë dot në llogaritë e tyre

    November 19, 2026

    Sulm kibernetik ndaj 178 faqeve të njohura, mes tyre Zoom, CNN, HSBC dhe IKEA

    November 19, 2026

    Instagram sjell funksionin e shumëpritur: Tani mund të ndryshoni Story-t edhe pas publikimit

    November 19, 2026

    Shqipëria në hartën e rrezikut nga sulmet kibernetike, Erion Demiri: IA po përdoret edhe për qëllime keqdashëse

    November 18, 2026
    View 1 Comment

    1 Comment

    1. Pingback: Risia e Spotify, shton biseda në grup për deri në 10 përdorues - Technews.al

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Probleme globale me shërbimet e Apple, përdoruesit e iPhone nuk hyjnë dot në llogaritë e tyre

    November 19, 2026

    Sulm kibernetik ndaj 178 faqeve të njohura, mes tyre Zoom, CNN, HSBC dhe IKEA

    November 19, 2026

    Instagram sjell funksionin e shumëpritur: Tani mund të ndryshoni Story-t edhe pas publikimit

    November 19, 2026

    Shqipëria në hartën e rrezikut nga sulmet kibernetike, Erion Demiri: IA po përdoret edhe për qëllime keqdashëse

    November 18, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.