Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    GTA 6 shkakton polemika: Pamje me rituale satanike dhe sakrifica njerëzore bëhen virale

    November 24, 2026

    TikTok prezanton mjetin e ri kundër deepfake, politikanët mund të zbulojnë videot e rreme me imazhin e tyre

    November 24, 2026

    Inteligjenca artificiale mund të ketë zgjidhur një nga problemet më të vështira të matematikës

    November 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Rusia bllokon nismën e OKB-së për të rregulluar armët autonome me Inteligjencë Artificiale

      November 23, 2026

      Kush e përhapi informacionin se Shqipëria është përfshirë në sulm me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse?

      November 23, 2026

      Microsoft mund t’ju kompensojë për ndërprerjen globale të shërbimeve, ja kush përfiton

      November 20, 2026

      Hakerët publikojnë të dhënat e 16 mijë klientëve të Visa, Mastercard dhe JPMorgan Chase

      November 20, 2026

      Testohet treni i parë në linjën Durrës-Tiranë-Rinas, hekurudha pritet të përfundojë në 2027

      November 20, 2026
    • Mobiles

      7 smartphone-t më të mirë deri në 500 euro: Cilin ia vlen të blesh në nëntor 2026?

      November 17, 2026

      Pa internet gjatë festave? Xfinity prezanton funksionin që fik Wi-Fi me një klikim

      November 12, 2026

      Apple paralajmëron politikanët gjermanë: iPhone-t e tyre mund të jenë përgjuar

      November 2, 2026

      “SMS i vdekjes”: Një mesazh i padukshëm mund të bllokojë telefonat Android dhe të ndërpresë thirrjet e urgjencës

      October 30, 2026

      iPhone 18 Pro Max vs. iPhone 17 Pro Max: Çfarë ka ndryshuar dhe a ia vlen modeli i ri?

      October 28, 2026
    • Gadgets

      Telefoni i vjetër gjerman rikthehet në jetë, tani flet me inteligjencën artificiale të Google

      November 11, 2026

      Kamerat e sigurisë UniFi: Pse konsiderohen ndër zgjedhjet më të mira për monitorim?

      November 10, 2026

      Fotot e fëmijëve në Instagram mund të përdoren nga AI pa leje: Rasti i Meta ngre alarmin për privatësinë

      October 29, 2026

      Si funksionon “Dollapi Inteligjent”, shpikja e gjimnazistëve të “Petro Nini Luarasit”?

      October 23, 2026

      CUDY Switch Review: 3 pajisje për rrjete të vogla, shpejtësi 2.5 Gbps dhe sisteme profesionale PoE

      October 23, 2026
    • Gaming

      GTA 6 shkakton polemika: Pamje me rituale satanike dhe sakrifica njerëzore bëhen virale

      November 24, 2026

      Pritjes i erdhi fundi! GTA 6 publikohet zyrtarisht sot, pas 13 vitesh

      November 19, 2026

      Kompania bëhet virale: Ofron 120 mijë dollarë në vit për të luajtur GTA 6

      November 18, 2026

      GTA 6 zbulon makinat e reja, nga modelet klasike te supermakinat moderne

      November 9, 2026

      GTA 6 mbërrin edhe në Tiranë, një mural gjigant shfaqet në kryeqytet

      November 5, 2026
    • AI

      Inteligjenca artificiale mund të ketë zgjidhur një nga problemet më të vështira të matematikës

      November 24, 2026

      Rusia bllokon nismën e OKB-së për të rregulluar armët autonome me Inteligjencë Artificiale

      November 23, 2026

      Anthropic vlerësohet më shumë se ekonomia e Arabisë Saudite, sipas raportimeve për debutimin në bursë

      November 23, 2026

      Shqipëria në hartën e rrezikut nga sulmet kibernetike, Erion Demiri: IA po përdoret edhe për qëllime keqdashëse

      November 18, 2026

      Elon Musk dhe drejtuesit e Big Tech kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia

      November 16, 2026
    • Social Media

      TikTok prezanton mjetin e ri kundër deepfake, politikanët mund të zbulojnë videot e rreme me imazhin e tyre

      November 24, 2026

      Instagram sjell funksionin e shumëpritur: Tani mund të ndryshoni Story-t edhe pas publikimit

      November 19, 2026

      Të premtojnë se do të bëhesh milioner nëse blen kursin e tyre online: Ja mashtrimi që përdorin

      November 11, 2026

      Mjaft me profesionistë që bëjnë palaçon për klikime! Europianët kërkojnë komunikim më serioz në rrjetet sociale

      November 4, 2026

      Deri në 2 mijë dollarë për propagandë politike: Influencerët e TikTok pranojnë të fshehin pagesat

      November 3, 2026
    • Apps

      Policia në Londër teston aplikacionin që identifikon të dyshuarit për krime brenda pak sekondash

      November 23, 2026

      Pse artistët po largohen nga Etsy? Inteligjenca artificiale po u merr vendin krijuesve të vërtetë

      November 18, 2026

      Hakerët pretendojnë se mund të hyjnë në Gmail edhe pasi ndryshoni fjalëkalimin

      November 10, 2026

      Një francez krijon aplikacionin që gjurmon lëvizjet e policisë gjatë protestave në kohë reale

      November 3, 2026

      Revolut pëson ndërprerje globale: Miliona përdorues mbeten pa akses në llogaritë dhe kartat bankare

      October 26, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Një gabim i Inteligjencës Artificiale dërgoi një gjyshe të pafajshme në burg për gati gjashtë muaj!
    Artificial Intelligence

    Një gabim i Inteligjencës Artificiale dërgoi një gjyshe të pafajshme në burg për gati gjashtë muaj!

    Në korrik të vitit të kaluar, ndërsa po kujdesej për katër fëmijë në shtëpi, në derën e saj mbërritën marshalët federalë amerikanë, të cilët e arrestuan me armë në dorë.
    Tech ExpertBy Tech ExpertMarch 18, 2026Updated:March 18, 2026No Comments5 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një gabim i një sistemi të inteligjencës artificiale, i kombinuar me një hetim shumë të dobët policor, çoi në arrestimin dhe burgosjen e një gruaje të pafajshme për gati gjashtë muaj në Shtetet e Bashkuara.

    Sipas një reportazhi të publikuar nga stacioni radiofonik amerikan WDAY në Dakotën e Veriut, 50-vjeçarja Angela Lipps kaloi afro gjashtë muaj në burg pasi policia e qytetit Fargo përdori një program të njohjes së fytyrës me inteligjencë artificiale, i cili e identifikoi gabimisht si të dyshuar në një rast mashtrimi bankar.

    Lipps është nënë e tre fëmijëve dhe gjyshe e pesë nipërve e mbesave. Ajo thotë se ka jetuar gjithë jetën e saj në zonën qendrore të shtetit Tennessee, rreth një mijë milje larg vendit ku ndodhën krimet për të cilat u akuzua. Në korrik të vitit të kaluar, ndërsa po kujdesej për katër fëmijë në shtëpi, në derën e saj mbërritën marshalët federalë amerikanë, të cilët e arrestuan me armë në dorë. Fillimisht ajo u dërgua në një burg në Tennessee si e arratisur nga drejtësia në Dakotën e Veriut. Për shkak të këtij statusi, ajo u mbajt pa të drejtë lirimi me kusht dhe qëndroi rreth katër muaj në burg. Gjatë kësaj kohe iu caktua një avokat nga gjykata për procesin e ekstradimit dhe iu tha se do të duhej të udhëtonte në Dakotën e Veriut për të kundërshtuar akuzat. “Unë nuk kam qenë kurrë në Dakotën e Veriut dhe nuk njoh askënd atje,” tha Lipps për radion WDAY.

    Sipas dokumenteve të policisë së Fargo të siguruara nga media, gabimi filloi nga disa pamje kamerash sigurie që hetuesit po analizonin gjatë hetimeve për mashtrime bankare në prill dhe maj të vitit 2025. Në pamje shfaqej një grua që përdorte një kartë identiteti të rreme të ushtrisë amerikane për të tërhequr dhjetëra mijëra dollarë nga banka. Për të identifikuar të dyshuarin, hetuesit përdorën një program të inteligjencës artificiale për njohjen e fytyrës. Sistemi identifikoi Angela Lipps si personin që shfaqej në video.

    Megjithatë, sipas raportimeve, policia bëri shumë pak për të verifikuar këtë rezultat. Dokumentet gjyqësore tregojnë se një detektiv mendoi se tiparet e fytyrës, forma e trupit dhe flokët e të dyshuarës përputheshin me Lipps. Por vetë Lipps thotë se askush nga policia e Fargo nuk e telefonoi apo e mori ndonjëherë në pyetje para arrestimit. Situata u përkeqësua edhe më shumë kur policia e Fargo nuk e mori Lipps nga burgu në Tennessee deri 108 ditë pas arrestimit të saj. Vetëm atëherë ajo u transportua me avion drejt Dakotës së Veriut për t’u paraqitur në gjykatë.

    Lexo edhe: Ky mjet i IA mund të zbulojë rrezikun e dhunës në familje vite para se viktimat të kërkojnë ndihmë

    Intervista e parë që policia bëri me të ndodhi në dhjetor, kur ajo kishte kaluar tashmë më shumë se pesë muaj në burg. Avokati i saj në Dakotën e Veriut, Jay Greenwood, tha se mbështetja vetëm tek njohja e fytyrës nuk duhet të jetë e mjaftueshme për një arrestim. Sipas tij, nëse e vetmja provë është një identifikim nga sistemi i njohjes së fytyrës, hetuesit duhet të verifikojnë shumë më tepër detaje përpara se të ndërmarrin veprime të tilla. Greenwood paraqiti në gjykatë dokumente bankare që provonin se në momentin kur ishte kryer mashtrimi bankar, Lipps ndodhej më shumë se 1,200 milje larg, në Tennessee. Pas kësaj, policia vendosi ta lironte nga burgu në prag të Krishtlindjeve dhe të heqë dorë nga akuzat.

    Megjithatë, sipas Lipps, policia nuk ofroi asnjë ndihmë për kthimin e saj në shtëpi. Pa para dhe e bllokuar në qytetin Fargo, ajo u ndihmua nga disa avokatë vendas që mblodhën para për t’i paguar një hotel. Një organizatë jofitimprurëse e quajtur F5 Project organizoi më pas udhëtimin e saj për t’u kthyer në Tennessee. Lipps tregoi se kur doli nga burgu kishte vetëm rrobat e verës dhe nuk kishte as pallto, ndërsa jashtë ishte shumë ftohtë dhe kishte borë në tokë. Ajo tha se ishte e frikësuar dhe nuk dinte si do të kthehej në shtëpi. Pas gjithë kësaj periudhe në burg, Lipps thotë se humbi shtëpinë, makinën dhe madje edhe qenin e saj. Sipas saj, askush nga policia e Fargo nuk i ka kërkuar falje për gabimin që çoi në arrestimin e saj. Ky nuk është rasti i vetëm kur një gabim i inteligjencës artificiale në njohjen e fytyrës ka çuar në arrestimin e personave të pafajshëm. Vitin e kaluar në Nju Jork, policia arrestoi një burrë të quajtur Trevis Williams bazuar në një përputhje të sistemit të njohjes së fytyrës nga pamje shumë të paqarta kamerash sigurie, edhe pse ai ishte dukshëm më i gjatë se personi në video. Në një rast tjetër në Detroit, një grua paditi policinë pasi u arrestua për vrasje pasi një sistem i ngjashëm e kishte identifikuar gabimisht si të dyshuarën.

    Raste të tilla po nxisin debate të forta mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në hetimet policore dhe rrezikun që teknologjitë e reja të përdoren pa verifikime të mjaftueshme njerëzore.

    futurism

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    TikTok prezanton mjetin e ri kundër deepfake, politikanët mund të zbulojnë videot e rreme me imazhin e tyre

    November 24, 2026

    Inteligjenca artificiale mund të ketë zgjidhur një nga problemet më të vështira të matematikës

    November 24, 2026

    Rusia bllokon nismën e OKB-së për të rregulluar armët autonome me Inteligjencë Artificiale

    November 23, 2026

    Anthropic vlerësohet më shumë se ekonomia e Arabisë Saudite, sipas raportimeve për debutimin në bursë

    November 23, 2026
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    TikTok prezanton mjetin e ri kundër deepfake, politikanët mund të zbulojnë videot e rreme me imazhin e tyre

    November 24, 2026

    Inteligjenca artificiale mund të ketë zgjidhur një nga problemet më të vështira të matematikës

    November 24, 2026

    Rusia bllokon nismën e OKB-së për të rregulluar armët autonome me Inteligjencë Artificiale

    November 23, 2026

    Anthropic vlerësohet më shumë se ekonomia e Arabisë Saudite, sipas raportimeve për debutimin në bursë

    November 23, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.