Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Kompania bëhet virale: Ofron 120 mijë dollarë në vit për të luajtur GTA 6

    November 18, 2026

    Shqipëria në hartën e rrezikut nga sulmet kibernetike, Erion Demiri: IA po përdoret edhe për qëllime keqdashëse

    November 18, 2026

    Visa dhe JPMorgan Chase në shënjestër të hakerëve, ultimatum 48-orësh për publikimin e të dhënave

    November 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Visa dhe JPMorgan Chase në shënjestër të hakerëve, ultimatum 48-orësh për publikimin e të dhënave

      November 18, 2026

      A duhet të lejohen robotët të vrasin? OKB-ja diskuton të ardhmen e armëve me inteligjencë artificiale

      November 17, 2026

      SpaceX arrin një moment historik: Starship kapet në ajër nga krahët gjigantë të Mechazilla

      November 17, 2026

      Para se ta vendosni fëmijën në ulësen e përparme të veturës, duhet të dini këtë rrezik

      November 16, 2026

      Microsoft rikthen plotësisht shërbimet pas ndërprerjes globale që paralizoi institucione dhe biznese

      November 16, 2026
    • Mobiles

      7 smartphone-t më të mirë deri në 500 euro: Cilin ia vlen të blesh në nëntor 2026?

      November 17, 2026

      Pa internet gjatë festave? Xfinity prezanton funksionin që fik Wi-Fi me një klikim

      November 12, 2026

      Apple paralajmëron politikanët gjermanë: iPhone-t e tyre mund të jenë përgjuar

      November 2, 2026

      “SMS i vdekjes”: Një mesazh i padukshëm mund të bllokojë telefonat Android dhe të ndërpresë thirrjet e urgjencës

      October 30, 2026

      iPhone 18 Pro Max vs. iPhone 17 Pro Max: Çfarë ka ndryshuar dhe a ia vlen modeli i ri?

      October 28, 2026
    • Gadgets

      Telefoni i vjetër gjerman rikthehet në jetë, tani flet me inteligjencën artificiale të Google

      November 11, 2026

      Kamerat e sigurisë UniFi: Pse konsiderohen ndër zgjedhjet më të mira për monitorim?

      November 10, 2026

      Fotot e fëmijëve në Instagram mund të përdoren nga AI pa leje: Rasti i Meta ngre alarmin për privatësinë

      October 29, 2026

      Si funksionon “Dollapi Inteligjent”, shpikja e gjimnazistëve të “Petro Nini Luarasit”?

      October 23, 2026

      CUDY Switch Review: 3 pajisje për rrjete të vogla, shpejtësi 2.5 Gbps dhe sisteme profesionale PoE

      October 23, 2026
    • Gaming

      Kompania bëhet virale: Ofron 120 mijë dollarë në vit për të luajtur GTA 6

      November 18, 2026

      GTA 6 zbulon makinat e reja, nga modelet klasike te supermakinat moderne

      November 9, 2026

      GTA 6 mbërrin edhe në Tiranë, një mural gjigant shfaqet në kryeqytet

      November 5, 2026

      GTA 6 del më 19 nëntor, nis numërimi mbrapsht për lojën më të shumëpritur

      November 2, 2026

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026
    • AI

      Shqipëria në hartën e rrezikut nga sulmet kibernetike, Erion Demiri: IA po përdoret edhe për qëllime keqdashëse

      November 18, 2026

      Elon Musk dhe drejtuesit e Big Tech kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia

      November 16, 2026

      Pse skandali i Jensen Huang mund të tronditë ekonominë globale dhe industrinë e inteligjencës artificiale?

      November 13, 2026

      Kompania e Mira Muratit drejt vlerësimit 40 miliardë dollarë, më pak se dy vite nga themelimi

      November 10, 2026

      Harvardi ndalon inteligjencën artificiale dhe telefonat në një nga kurset më të kërkuara

      November 9, 2026
    • Social Media

      Të premtojnë se do të bëhesh milioner nëse blen kursin e tyre online: Ja mashtrimi që përdorin

      November 11, 2026

      Mjaft me profesionistë që bëjnë palaçon për klikime! Europianët kërkojnë komunikim më serioz në rrjetet sociale

      November 4, 2026

      Deri në 2 mijë dollarë për propagandë politike: Influencerët e TikTok pranojnë të fshehin pagesat

      November 3, 2026

      Instagram sfidon YouTube: Së shpejti video deri në 90 minuta dhe mundësi për t’i parë në televizor

      October 28, 2026

      Si mediat shqiptare mashtrojnë me “vdekjet” e personazheve publike

      October 27, 2026
    • Apps

      Pse artistët po largohen nga Etsy? Inteligjenca artificiale po u merr vendin krijuesve të vërtetë

      November 18, 2026

      Hakerët pretendojnë se mund të hyjnë në Gmail edhe pasi ndryshoni fjalëkalimin

      November 10, 2026

      Një francez krijon aplikacionin që gjurmon lëvizjet e policisë gjatë protestave në kohë reale

      November 3, 2026

      Revolut pëson ndërprerje globale: Miliona përdorues mbeten pa akses në llogaritë dhe kartat bankare

      October 26, 2026

      Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

      October 22, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Humbi krahët 23 vite më parë, elektricisti bën transplantin e parë në botë të dy krahëve
    Tech

    Humbi krahët 23 vite më parë, elektricisti bën transplantin e parë në botë të dy krahëve

    Një burrë të cilit i kishin amputuar të dy krahët dhe shpatullat 23 vjet më parë, sot është në gjendje të përshëndesë sërish me dorë, falë përparimeve të jashtëzakonshme në shkencën mjekësore.
    Tech ExpertBy Tech ExpertAugust 20, 2026Updated:August 20, 2026No Comments4 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Përmbysja e jetës së tij nisi në një mëngjes të ftohtë të vitit 1998. Felix Gretarsson, një elektricist nga Islanda, u dërgua për të riparuar një kabllo elektrike në lartësi. Ajo që duhej të ishte një punë rutinë u kthye në tragjedi për shkak të një keqkomunikimi me kolegët se cila linjë duhej të riparohej. Në majë të shtyllës, Gretarsson preku gabimisht telin me energji elektrike.

    Një goditje prej 11,000 voltësh e hodhi atë mbi tundrën e ngrirë, duke pësuar një rënie prej 10 metrash që i brakthi qafën dhe kurrizin në tre vende. Sikur të mos mjaftonte kjo, krahët e tij morën flakë. Për fat të mirë — dhe përdorimi i fjalës “fat” këtu tregon se sa e tmerrshme ishte ajo ditë — ai ra afër një lumi. Kolegët e tij vepruan shpejt: mbushën helmetat me ujin e ngrirë të lumit dhe shuan flakët mbi trupin e tij.

    “Më kujtohet vetëm se mezi prisja ambulancën dhe ndieja dhimbje në bark, sepse trupi im kishte bllokuar çdo ndjesi tjetër,” tregon Gretarsson. “Më futën në gjendje gjumi sapo arrita në spital dhe u zgjova tre muaj më vonë pa krahë.”

    Tragjedia nuk përfundoi me kaq. Megjithëse kirurgët fillimisht i amputuan krahët mbi bërryla, infeksionet e njëpasnjëshme i detyruan ata të prisnin më shumë nga trupi i tij, deri te shpatullat. “Ata më prisnin pjesë-pjesë për 11 muajt e ardhshëm,” thotë ai. “Mjeku im më tha se gjatë atyre viteve të para bëra 54 operacione.”

    Përballja me një traumë të tillë ishte pothuajse e pamundur. Pyetjes se si ia doli mbanë, Gretarsson i përgjigjet me sinqeritet: “Terapia ime ishte bllokimi i dhimbjes përmes drogës, alkoolit dhe shkatërrimit të përgjithshëm për disa vite.” Më pas erdhi ultimatumi: “Arrita në një pikë ku më thoshën: ‘ose do të vdesësh, ose do të bësh diçka’.” Me ndihmën e grupit “Alkoolikët e Anonim”, ai arriti ta kthente jetën në rrugën e mbarë.

    Mirëpo, konsumimi i alkoolit i dha një goditje tjetër mëlçisë së tij, e cila tashmë ishte dëmtuar rëndë nga aksidenti. Gretarsson pati nevojë për një transplant mëlçie. Transplanti i parë dështoi, prandaj dy muaj më vonë iu nënshtrua një tjetri. Kjo procedurë i hapi mendjen për mundësitë që ofronin transplantet në mjekësi. Me interesim të madh, ai ndoqi lajmet për transplantin e parë të dorës në botë në vitin 1999, i kryer në spitalin Edouard Herriot në Lyon të Francës.

    Rasti e solli që mjeku që udhëhoqi atë ndërhyrje, prof. Jean-Michel Dubernard, vizitoi Islandën në vitin 2007 për një leksion mbi transplantet. Deri atëherë, ekipi i tij kishte kryer edhe transplantin e parë të fytyrës në botë. Gretarsson e kërkoi mjekun në hotelin ku po qëndronte dhe Dubernard pranoi të shqyrtonte rastin e tij. Një vit më vonë, lajmi për transplantin e parë të dyfishtë të krahëve në Gjermani i dha edhe më shumë optimizëm. Ai vendosi të dërgohej e të jetonte në Lyon për të qenë më afër mjekëve te të cilët kishte varur shpresat.

    “Erdha në Francë për krahë, por mora shumë më tepër”

    Në Lyon, Gretarsson u bashkua me një grup takimesh për të përmirësuar gjuhën angleze — gjuhën ndërkombëtare të mjekësisë. Pikërisht në ato orë mësimi ai u njoh me Sylwia-n, një mësuese joga nga Polonia. Ata u dashuruan dhe u martuan. “Tani kemi dy qenushë dhe një jetë shumë të mirë këtu,” thotë ai. “Erdha për krahë, por sot kam marrë shumë më tepër.”

    Pasi njohu Sylwia-n, ai ndaloi së pritur “se kur do të binte telefoni” dhe vazhdoi të jetonte. Por telefoni ra me të vërtetë: në janar të këtij viti, mjekët e morën në telefon për t’i thënë se kishin gjetur një dhurues të përshtatshëm dhe se ishin gati për procedurën. Kështu, Gretarsson u bë marrësi i transplantit të parë në botë të dy krahëve dhe shpatullave.

    Kirurgët e cilësuan ndërhyrjen një sukses, por me tre vjet rehabilitim përpara, mbetet për t’u parë se sa lëvizje do të arrijë të rikthejë. “Nëse ai do të jetë në gjendje të përthyejë me aktivitet bërrylin, kjo do t’ia ndryshonte jetën,” tha kryekirurgu Aram Gazarian.

    Sidoqoftë, shenjat e para janë shumë premtuese. “Ndjeg nervat deri te bërrylat në të dy krahët,” thotë Gretarsson. “Kjo nuk duhej të ndodhte kaq shpejt. Është thjesht e mrekullueshme.”

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Shqipëria në hartën e rrezikut nga sulmet kibernetike, Erion Demiri: IA po përdoret edhe për qëllime keqdashëse

    November 18, 2026

    Visa dhe JPMorgan Chase në shënjestër të hakerëve, ultimatum 48-orësh për publikimin e të dhënave

    November 18, 2026

    Pse artistët po largohen nga Etsy? Inteligjenca artificiale po u merr vendin krijuesve të vërtetë

    November 18, 2026

    7 smartphone-t më të mirë deri në 500 euro: Cilin ia vlen të blesh në nëntor 2026?

    November 17, 2026
    Add A Comment

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Shqipëria në hartën e rrezikut nga sulmet kibernetike, Erion Demiri: IA po përdoret edhe për qëllime keqdashëse

    November 18, 2026

    Visa dhe JPMorgan Chase në shënjestër të hakerëve, ultimatum 48-orësh për publikimin e të dhënave

    November 18, 2026

    Pse artistët po largohen nga Etsy? Inteligjenca artificiale po u merr vendin krijuesve të vërtetë

    November 18, 2026

    7 smartphone-t më të mirë deri në 500 euro: Cilin ia vlen të blesh në nëntor 2026?

    November 17, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    6 mënyra për të rregulluar AirPods tuaj nëse nuk po karikohen

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.