Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Deri në 2 mijë dollarë për propagandë politike: Influencerët e TikTok pranojnë të fshehin pagesat

    November 3, 2026

    Një francez krijon aplikacionin që gjurmon lëvizjet e policisë gjatë protestave në kohë reale

    November 3, 2026

    Kush po sulmon frigoriferët e supermarketeve në Europë? Ja shtetet e prekura deri tani

    November 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Kush po sulmon frigoriferët e supermarketeve në Europë? Ja shtetet e prekura deri tani

      November 3, 2026

      Getty Images shpall falimentimin, inteligjenca artificiale trondit industrinë e fotografisë

      November 2, 2026

      Vjen supriza e hidhur/ Dyfishohet taksa e makinave, për elektriket vendoset 165 euro taksë në vit

      October 29, 2026

      Sulm kibernetik ndaj administratës tatimore në Belgjikë, ndërpriten shërbimet online

      October 29, 2026

      “Askush nuk na dëgjoi” – Pse Gen Z po udhëheq protestat në të gjithë Europën?

      October 28, 2026
    • Mobiles

      Apple paralajmëron politikanët gjermanë: iPhone-t e tyre mund të jenë përgjuar

      November 2, 2026

      “SMS i vdekjes”: Një mesazh i padukshëm mund të bllokojë telefonat Android dhe të ndërpresë thirrjet e urgjencës

      October 30, 2026

      iPhone 18 Pro Max vs. iPhone 17 Pro Max: Çfarë ka ndryshuar dhe a ia vlen modeli i ri?

      October 28, 2026

      Samsung Galaxy Z Fold8 dhe Fold8 Ultra, shitjet në Europë rriten me 45% krahasuar me Fold7

      October 27, 2026

      Blerësit e hershëm të iPhone Duo raportojnë dëmtime të ekranit të brendshëm

      October 26, 2026
    • Gadgets

      Fotot e fëmijëve në Instagram mund të përdoren nga AI pa leje: Rasti i Meta ngre alarmin për privatësinë

      October 29, 2026

      Si funksionon “Dollapi Inteligjent”, shpikja e gjimnazistëve të “Petro Nini Luarasit”?

      October 23, 2026

      CUDY Switch Review: 3 pajisje për rrjete të vogla, shpejtësi 2.5 Gbps dhe sisteme profesionale PoE

      October 23, 2026

      Meta në telashe me privatësinë: Agjenti AI Muse ekspozon të dhënat personale dhe financiare të përdoruesve

      October 21, 2026

      TrueWave Garden Speaker Review: Altoparlanti për ambiente të jashtme që kombinon cilësinë e zërit me dizajnin në formë guri

      October 13, 2026
    • Gaming

      GTA 6 del më 19 nëntor, nis numërimi mbrapsht për lojën më të shumëpritur

      November 2, 2026

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026
    • AI

      Artistët po fshijnë veprat nga rrjetet sociale: AI po riprodhon artin e tyre pa leje dhe pa shpërblim

      November 2, 2026

      Suedia ndalon përdorimin e ChatGPT dhe Claude në institucionet qeveritare për arsye sigurie

      October 30, 2026

      Claude mund t’u tregojë shefave kur punonjësit përdorin AI për çështje personale

      October 30, 2026

      A mund të korruptohet inteligjenca artificiale? Ja disa raste që tregojnë se si AI mund të manipulohet

      October 29, 2026

      Fotot e fëmijëve në Instagram mund të përdoren nga AI pa leje: Rasti i Meta ngre alarmin për privatësinë

      October 29, 2026
    • Social Media

      Deri në 2 mijë dollarë për propagandë politike: Influencerët e TikTok pranojnë të fshehin pagesat

      November 3, 2026

      Instagram sfidon YouTube: Së shpejti video deri në 90 minuta dhe mundësi për t’i parë në televizor

      October 28, 2026

      Si mediat shqiptare mashtrojnë me “vdekjet” e personazheve publike

      October 27, 2026

      Norvegjia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç, kufizimet mund të përfshijnë edhe Roblox dhe aplikacionet e komunikimit

      October 27, 2026

      Miratohet ligji për të drejtat e autorit, Youtube, Facebook e TikTok do të kenë përfaqësues ligjor në Shqipëri

      October 26, 2026
    • Apps

      Një francez krijon aplikacionin që gjurmon lëvizjet e policisë gjatë protestave në kohë reale

      November 3, 2026

      Revolut pëson ndërprerje globale: Miliona përdorues mbeten pa akses në llogaritë dhe kartat bankare

      October 26, 2026

      Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

      October 22, 2026

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Fermat e boteve: “ushtritë” e padukshme që manipulojnë atë që shohim online
    Tech

    Fermat e boteve: “ushtritë” e padukshme që manipulojnë atë që shohim online

    Mijëra llogari false mund të krijojnë përshtypjen se një politikan, produkt apo ide ka mbështetje masive. Nga fushatat elektorale te marketingu, fermat e boteve janë kthyer në një industri të propagandës dixhitale.
    Tech ExpertBy Tech ExpertSeptember 18, 2026Updated:September 18, 20261 Comment6 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një postim merr papritur mijëra pëlqime. Brenda pak minutash shfaqen qindra komente pothuajse identike, një hashtag ngjitet mes tendencave dhe dhjetëra profile duket sikur mbrojnë të njëjtin politikan apo promovojnë të njëjtin produkt. Pas këtij aktiviteti mund të ketë njerëz realë, por në disa raste kemi të bëjmë me bot farms ose rrjete të koordinuara llogarish false që synojnë të krijojnë përshtypjen e një mbështetjeje shumë më të madhe nga ajo që ekziston realisht.

    Si funksionon një “bot farm”?

    Termi “bot farm” përdoret gjerësisht për rrjete me dhjetëra, qindra apo mijëra llogari të kontrolluara në mënyrë të koordinuar. Jo të gjitha janë domosdoshmërisht programe plotësisht automatike. Disa drejtohen nga software, të tjera nga operatorë njerëzorë — të ashtuquajturit “troll farms” — ndërsa operacionet më të sofistikuara kombinojnë të dyja.

    Misioni mund të jetë i thjeshtë: shpërndarja masive e një postimi, komentimi, vendosja e “like”, sulmi ndaj një kundërshtari apo përsëritja e një narrative derisa ajo të duket sikur po diskutohet nga “të gjithë”. Oxford Internet Institute ka dokumentuar përdorimin e llogarive njerëzore të koordinuara në 79 vende, boteve në 57 dhe llogarive të vjedhura apo komprometuara në 14 vende në studimin e tij global për vitin 2020.

    Qëllimi është shpesh amplifikimi artificial. Një mesazh që në realitet mbështetet nga një grup relativisht i vogël mund të duket viral. Kjo mund të ndikojë edhe përdoruesit realë: kur shohim mijëra persona që duket se mendojnë të njëjtën gjë, mund ta perceptojmë atë opinion si më popullor apo më të pranuar sesa është në të vërtetë.

    Nga politika te shitja e produkteve

    Teknika nuk përdoret vetëm për propagandë politike. Në marketing, rrjete të ngjashme mund të përdoren për të rritur artificialisht ndjekësit, pëlqimet, komentet, shikimet apo për të krijuar përshtypjen se një produkt po bëhet viral. Mund të përdoren gjithashtu për të promovuar një kompani, për të sulmuar reputacionin e një konkurrenti ose për të mbushur komentet me rekomandime që duken si eksperienca autentike të konsumatorëve.

    Në politikë, fenomeni është dokumentuar në një shkallë shumë më të gjerë. Një studim i Oxford Internet Institute identifikoi fushata të organizuara manipulimi në 81 vende. Në 61 prej tyre kishte prova se parti politike ose kandidatë kishin përdorur teknika të propagandës kompjuterike, ndërsa studiuesit identifikuan rreth 60 milionë dollarë të shpenzuara për kompani private që ofronin shërbime manipulimi, përfshirë përdorimin e boteve dhe amplifikimin artificial.

    Rasti i Serbisë: mbi 5,000 llogari të hequra

    Një shembull konkret vjen nga Serbia. Në vitin 2023, Meta njoftoi se kishte hequr 5,374 llogari Facebook, 12 grupe dhe 100 llogari Instagram që ishin pjesë e një rrjeti të koordinuar.

    Sipas Meta-s, operacioni synonte audiencën serbe dhe përdorte llogari false për të komentuar dhe pëlqyer masivisht përmbajtje, duke krijuar përshtypjen e një mbështetjeje të gjerë popullore për presidentin Aleksandar Vučić dhe Partinë Progresive Serbe. Meta tha se rrjeti lidhej me punonjës të partisë SNS, të njohur si “Internet Team”, dhe disa punonjës shtetërorë.

    Ky është një shembull i rëndësishëm sepse tregon se “ferma” nuk duhet të jetë domosdoshmërisht një sallë e mbushur me qindra telefona. Meta raportoi se operatorët në këtë rast vepronin nga vende të ndryshme në Serbi, por aktiviteti i tyre ishte i koordinuar.

    Filipinet, një tjetër laborator i propagandës online

    Filipinet janë një tjetër rast i dokumentuar gjerësisht. Freedom House raportoi se gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 komentues paguheshin për të menaxhuar llogari false që mbështesnin Rodrigo Duterte ose sulmonin kritikët e tij; raportimet e cituara nga organizata flisnin për pagesa nga rreth 500 deri në 3,000 pesos në ditë, në varësi të aktivitetit. U raportua gjithashtu përdorimi i llogarive të automatizuara.

    Fenomeni nuk u zhduk me ato zgjedhje. Freedom House raportoi se në zgjedhjet e vitit 2022 aktorë politikë në Filipine përdorën kompani që ofronin dezinformim, mikro-influencues dhe rrjete mediatike partizane. Organizata thekson se manipulimi online është përdorur nga aktorë të ndryshëm politikë dhe se Ferdinand Marcos Jr. ishte kandidati që përfitoi më shumë nga narrativat e rreme ose çorientuese të identifikuara nga fact-checkers, ndërsa rivalja Leni Robredo ishte objektivi më i shpeshtë.

    Edhe në Indi është dokumentuar fuqia e një numri të vogël llogarish për të krijuar volum të madh. Në një analizë të një hashtag-u që mirëpriste kryeministrin Narendra Modi në Tamil Nadu, Digital Forensic Research Lab gjeti se rreth 66% e 49,000 postimeve të para që ndihmuan hashtag-un të bëhej trend vinin nga vetëm 50 llogari. Edhe hashtag-u kundërshtar kishte shenja të forta automatizimi, çka tregon se taktika të tilla mund të përdoren nga kampe të ndryshme politike.

    Lexo edhe: Robotët ushtarë po bëhen gjithnjë e më realë: Pentagoni investon te humanoidët për fushën e betejës

    ‘AI’ po e bën edhe më të vështirë dallimin

    Botet e vjetër dalloheshin relativisht lehtë: emra të çuditshëm, foto të vjedhura, zero postime personale dhe të njëjtin koment të përsëritur dhjetëra herë. Inteligjenca artificiale e bën të mundur krijimin e profileve më bindëse, fotografive sintetike dhe teksteve të ndryshme që përcjellin të njëjtën ide pa u dukur si “copy-paste”.

    Megjithatë, jo çdo profil anonim është bot dhe as një koment i përsëritur nuk është provë e mjaftueshme. Pikërisht për këtë arsye platformat përdorin modele aktiviteti dhe lidhjet mes shumë llogarive për të identifikuar atë që Meta e quan “coordinated inauthentic behavior”. Vetëm ndërmjet janarit 2019 dhe nëntorit 2020, platformat raportuan heqjen e më shumë se 317,000 llogarive dhe faqeve të lidhura me aktorë të tillë të organizuar.

    Si ta kuptoni kur mund të jeni përballë boteve?

    Mos u bindni vetëm nga numrat. Një postim me 20,000 pëlqime nuk do të thotë automatikisht se 20,000 njerëz realë e mbështesin mesazhin. Dyshimi rritet kur shumë profile të reja postojnë të njëjtën gjë brenda minutash, komentet përdorin formulime pothuajse identike, llogaritë publikojnë me ritëm jonjerëzor ose një hashtag shpërthen papritur pa një ngjarje të qartë që e shpjegon.

    Para se të besoni apo shpërndani një pretendim viral, kontrolloni burimin, kërkoni të njëjtin informacion në media të besueshme dhe shikoni historikun e profileve që po e amplifikojnë. Popullariteti në rrjetet sociale mund të jetë real, por mund edhe të prodhohet. Në epokën e fermave të boteve dhe AI, mijëra “zëra” në ekran nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht mijëra njerëz.

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Deri në 2 mijë dollarë për propagandë politike: Influencerët e TikTok pranojnë të fshehin pagesat

    November 3, 2026

    Një francez krijon aplikacionin që gjurmon lëvizjet e policisë gjatë protestave në kohë reale

    November 3, 2026

    Kush po sulmon frigoriferët e supermarketeve në Europë? Ja shtetet e prekura deri tani

    November 3, 2026

    Getty Images shpall falimentimin, inteligjenca artificiale trondit industrinë e fotografisë

    November 2, 2026
    View 1 Comment

    1 Comment

    1. Pingback: Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online - Technews.al

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Deri në 2 mijë dollarë për propagandë politike: Influencerët e TikTok pranojnë të fshehin pagesat

    November 3, 2026

    Një francez krijon aplikacionin që gjurmon lëvizjet e policisë gjatë protestave në kohë reale

    November 3, 2026

    Kush po sulmon frigoriferët e supermarketeve në Europë? Ja shtetet e prekura deri tani

    November 3, 2026

    Getty Images shpall falimentimin, inteligjenca artificiale trondit industrinë e fotografisë

    November 2, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.