Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Muzika si Terapi për Demencën: Rasti i Inovacionit nga LUCID Një kompani me bazë në Toronto, e quajtur LUCID, po përdor muzikën si një mënyrë inovative për të trajtuar pacientët me sfida të shëndetit mendor dhe neurologjik, siç janë Alzheimeri dhe demenca. Duke kombinuar inteligjencën artificiale, softuerin për hartimin e fytyrës dhe fuqinë transformuese të muzikës, LUCID krijon një qasje terapeutike që përmirëson cilësinë e jetës për pacientët më të moshuar. Me një qasje moderne dhe të personalizuar, kjo kompani po shndërron muzikën në një trajtim mjekësor efektiv. Si Funksionon Terapia Muzikore e Personalizuar? Në qendër të këtij programi është një…
Në diskutimin e radhës me prindër e mësues në Kamëz mbi kufizimin e rrjetit social TikTok, Kryeministri Edi Rama pohoi se bllokimi i tij në Shqipëri është një ndihmë për të kontrolluar pak më shumë fëmijët në internet. “Ne jemi të prirur të besojmë që bllokimi i plotë i TikTok-ut, edhe për një sërë arsyesh tjera, që lidhen me faktin e gjuhës shqipe, që lidhen me faktin e pamundësisë për të pasur të njëjtat kritere dhe standarde si vende të tjera do të ishte një rrugë, qoftë edhe për një periudhë, për të parë se çfarë do të bëjnë të…
Posaçërisht për të gjithë prindërit! Tani do të ndaloni së vuajtur kur shkelni mbi copat e vogla. LEGO donte t’i jepte fund të gjitha vuajtjeve që kishin kaluar prindërit gjatë gjithë këtyre viteve, pasi e dimë që me siguri e keni lënduar veten duke shkelur mbi këto pjesë të vogla më shumë se një herë. Kjo është arsyeja pse ata vendosën të krijojnë një palë pantofla anti-LEGO, dhe megjithëse nuk janë më të lezetshmet atje, ato në thelb kanë një vlerë të veçantë, pasi nuk mund të blihen nga të gjithë. Kështu që LEGO është bashkuar me Brand Station në…
Bitcoin katapultoi mbi 100,000 dollarë për herë të parë të enjten, një moment historik i përshëndetur edhe nga skeptikët si një arritje e madhe për asetet digjitale, ndërsa investitorët vinin bast për një administratë miqësore të SHBA-së për të çimentuar vendin e kriptomonedhave në tregjet financiare. Pasi theu 100,000 dollarë në mëngjesin aziatik të së enjtes, i nxitur nga nominimi i Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Paul Atkins, pro-kriptos, Paul Atkins për të drejtuar Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim, shpejt arriti në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 103,649 dollarë. Për herë të fundit arriti…
Teksa Open AI po punon për versionin e ri të inteligjencës artificiale, Chatgpt po krijon gjithnjë e më shumë varësi te përdoruesit duke marr zgjidhjet e kërkesave, pyetjeve në momentin që kanë nevojë pa u munduar vetë dhe duke rrezikuar formimin e të rinjve dembel.Të dhënat e anketës së barometrit të Ballkanit 2024 e renditën Shqipërinë të fundit në raport me botën dixhitale, ku të pyetur për CHATGPT vetëm 4% pohuan se e përdorin krahasuar me kosovën që kishte 20%, apo Maqedoninë e Veriut me 13%. Mirëpo ekspertët tregojnë se shifrat nuk tregojnë të vërtetën, sepse shqiptarët fshehin marrëdhënien e…
Ka një emër për atë ndjenjë që keni pasi kaloni shumë gjatë duke bërë scroll pa qëllim dhe Oxford University Press (OUP) e ka zgjedhur atë si fjalën e tij për vitin 2024. “Brain rot”(kalbja e trurit) mori titullin në një votim në të cilin morën pjesë më shumë se 37,000 njerëz, si dhe komente publike dhe analiza të të dhënave gjuhësore të OUP. Në një deklaratë të lëshuar të hënën, OUP, e cila boton Oxford English Dictionary, përkufizoi “kalbjen e trurit” si “përkeqësim të supozuar të gjendjes mendore ose intelektuale të një personi, veçanërisht i parë si rezultat i…
TikTok ka pranuar se ka hequr një “grup” llogarish që mbështesin një nacionalist pro-rus të së djathtës ekstreme, i cili është shfaqur si pretendenti kryesor në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë. Brie Pegum, kreu global i produktit në kompaninë kineze të mediave sociale, u kritikua nga parlamenti europian të martën për rolin që luajti platforma në votat e rumunëve. Bukureshti i ka kërkuar Brukselit që të hapë një hetim mbi mënyrën sesi algoritmet e TikTok favorizuan Călin Georgescu, kandidatin e veçantë që çuditërisht kryesoi raundin e parë të votimit. Pegum tha se dy “grupe” llogarish që mbështesin Georgescu dhe një kandidat…
Autoritetet e huaja të drejtuara nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese të Europës kanë bllokuar një tjetër aplikacion që përdorej për dërgimin e mesazheve të koduara nga grupe kriminale. Programi i njohur me emrin MATRIX ishte vendosur për të paktën 3 muaj në monitorim nga autoritetet. Europol thekson se MATRIX është një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët. Ky program u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari në vitin 2021. Madje ekstertët kanë vërtetuar se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse…
Një operacion i përbashkët i Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës ka çuar në zbërthimin e një tjetër aplikacioni që përdoret nga krimi, konkretisht platformës “Matrix”. Për tre muaj, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet e personave që përdornin këtë platformë, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera. “MATRIX, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021”, thuhet në njoftimin e Europol. Pas këaj, autoritetet filluan një hetim…
Në një kohë kur një pjesë të madhe të jetës sonë kalojmë para ekraneve dhe pajisjeve dixhitale, të rinj e të vjetër , eksperti, psikologu social Jonathan Haidt , paralajmëron të ashtuquajturën “demencë digjitale”, e cila kërcënon të gjitha moshat. Mund të mos jetë një diagnozë zyrtare, por simptomat e saj të kujtojnë demencën dhe është lidhur me një rrezik në rritje të Alzheimerit më vonë në jetë, paralajmëron ai. Simptomat e saj , sipas Haidt: Rënie e aftësisë për t’u përqëndruar, izolim social, mungesë motivimi, çrregullime të kujtesës, zemërim pa ndonjë arsye të dukshme, ankth, depresion dhe vonesë zhvillimi. Si…

