Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Në sfidën e përditshme në fushën e inteligjencës artificiale që sheh emra të mëdhenj si OpenAI, por edhe DeepSeek kinez, Elon Musk shton një pjesë tjetër: ai lançon Grok 3, chatbot-in më të fundit nga kompania e tij xAI e themeluar në korrik 2023.“Grok ka të bëjë me të kuptuarit e universit”, theksoi Musk gjatë prezantimit, duke e përshkruar Grok 3 si “të frikshëm dhe inteligjent”, me 10 herë burimet llogaritëse të paraardhësit të tij të lëshuar në gusht të vitit të kaluar. ”Softueri ishte trajnuar mbi të dhënat sintetike dhe përdor mekanizma vetë-korrigjues që shmangin gabimet, të njohura si…
U zhvilllua në datat 10, 12 dhe 13 shkurt hakathoni “Sfida” në kuadër të programit “Skills Upload Junior”, një nismë e Grupit të Fondacioneve Vodafone. Qëllimi i këtij hakathoni është inkurajimi i të rinjve të moshave 12-18 vjeç që të zhvillojnë ide për t’iu dhënë zgjidhje problemeve sociale me të cilët përballen ata sot, nëpërmjet inovacionit dhe teknologjisë. Ky projekt, një bashkëpunim midis Fondacionit Vodafone, me programin “Skills Upload Junior”, dhe British Council, me projektin “Alternative Pathways”, u zbatua në tre qendra kryesore të veriut të Shqipërisë: Dibër (Peshkopi, Mat, Bulqizë, Klos), Kukës (Has, Tropojë) dhe Zonën e Malësisë…
Një hap i madh drejt së ardhmes së aviacionit Projekti ambicioz Climate Impulse po shënon përparime të rëndësishme në ndërtimin e një avioni eksperimental që funksionon me hidrogjen të lëngshëm. Ky avion synon të kryejë një fluturim të pandërprerë rreth botës brenda nëntë ditësh. Pionieri i aviacionit Bertrand Piccard, i njohur për fluturimin e tij rreth globit me një avion me energji diellore një dekadë më parë, tani synon të ndryshojë rrënjësisht industrinë e aviacionit me këtë teknologji të re. Avioni dyvendësh do të përdorë hidrogjen të prodhuar nga elektroliza me energji të rinovueshme, duke reduktuar ndotjen e karbonit. Kur…
Inteligjenca artificiale po evoluon me një ritëm të jashtëzakonshëm, me kompani të mëdha si Google, OpenAI dhe Anthropic, si dhe startup-e të reja që po prezantojnë modele të fuqishme çdo muaj. Mbajtja e hapit me këto zhvillime mund të jetë sfiduese, veçanërisht kur modelet promovohen kryesisht në bazë të metrikave teknike, të cilat nuk japin gjithmonë një pasqyrë të qartë se si mund t’i përdorin njerëzit dhe bizneset në jetën e përditshme. Në këtë artikull, do të shqyrtojmë modelet më të fundit të AI të lëshuara në vitin 2025 dhe 2024, duke theksuar veçoritë e tyre kryesore dhe mënyrën më…
Instagram po teston një opsion “mos pëlqe” për të shprehur pakënaqësi ndaj komenteve. Butoni do të funksionojë vetëm për komentet, jo për përmbajtjen. Platforma po e teston për postimet në Reels e Feed. Por shefi i Instagram Adam Mosseri qartëson se nuk do të shfaqet një numër për mospëlqimet por do të ndikojë në renditjen e komenteve. Kjo do t’u japë njerëzve një mënyrë më private për të sinjalizuar se komenti nuk i bën të ndihen mirë. Ne shpresojmë që kjo do të ndihmojë që komentet të jenë më dashamirëse. Një zëdhënës i Meta është shprehur për TechCrunch se qëllimi…
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum Pardo i kërkoi Google të enjten të rishqyrtojë vendimin e saj për të riemërtuar Gjirin e Meksikës “Gjiri i Amerikës” për përdoruesit amerikanë të Google Maps, duke kërcënuar se do të ngrejë një padi civile kundër korporatës së teknologjisë nëse ajo nuk e respekton. “Nëse një vend dëshiron të ndryshojë përcaktimin e diçkaje në det, ai do të zbatohej vetëm deri në 12 milje detare. Nuk mund të zbatohet për pjesën tjetër, në këtë rast, Gjirin e Meksikës. Kjo është ajo që ne i shpjeguam në detaje Google, “u tha Sheinbaum Pardo gazetarëve në Mexico…
Çamërie Mazreku, e reja nga Malisheva, Kosovë, ka shënuar një arritje të madhe në karrierën e saj duke u bërë shqiptarja e parë e punësuar si inxhiniere softuerike në gjigantin amerikan të industrisë filmike, Netflix. Ky sukses e vendos atë mes profesionistëve të talentuar që kontribuojnë në një nga platformat më të mëdha të transmetimit digjital në botë. Mazreku siguroi këtë pozicion prestigjioz menjëherë pas përfundimit të studimeve në Columbia University në SHBA, një nga universitetet më të njohura në botë. Lexo edhe: Ja cilat janë 10 serialet më të ndjekura në Netflix Ky hap përfaqëson jo vetëm një arritje personale, por edhe…
Google ka hequr Muajin e Krenarisë, së bashku me Muajin e Historisë së Zezë dhe Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, nga Kalendari Google. Në një email nga Google të ndarë me Newsweek, kompania e quajti procesin e saj të mëparshëm kalendar “të paqëndrueshëm”. Google Calendar tani do të tregojë vetëm festat publike dhe festat kombëtare. Masa vjen mes një debati më të gjerë kulturor dhe politik rreth vlerës së politikave për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen (DEI). Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të çmontuar programet federale të DEI-së pas kthimit të tij në detyrë më 20 janar dhe…
Sonda të ndryshme hapësinore të NASA-s kanë identifikuar një sërë formacionesh natyrore në formë zemre në Mars, të krijuara nga procese të ndryshme gjeologjike. Një nga më të spikaturat është një gropë me gjerësi 2.3 kilometra, e vendosur në Acheron Catena, në krahun lindor të Alba Patera. Një tjetër strukturë e veçantë ndodhet në Arabia Terra, ku një krater i vogël goditës ka ekspozuar shtresa të ndritshme nën sipërfaqen më të errët, duke krijuar një figurë të dukshme në formë zemre, rreth 1 kilometër të gjatë. Këto formacione nuk janë zbulime të reja – Mars Global Surveyor kishte regjistruar më…
Miliarderi Elon Musk njoftoi të shtunën se chatboti i tij i inteligjencës artificiale, xAI, dhe sfiduesi i ChatGPT, Grok 3, do të prezantohen me një demonstrim të drejtpërdrejtë në orën 20:00, sipas Kohës së Paqësorit, të hënën (04:00 GMT të martën). Ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm për teknologjinë e inteligjencës artificiale, pasi Grok 3 synon të rivalizojë modelet e njohura të chatbotëve, duke sjellë përmirësime të ndjeshme në performancë dhe aftësi. Më herët këtë javë, Musk bëri të ditur se Grok 3 ishte në fazat e fundit të zhvillimit dhe pritej të publikohej brenda një ose dy javësh.…

