Author: Tech Expert

Autoritetet e huaja të drejtuara nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese të Europës kanë bllokuar një tjetër aplikacion që përdorej për dërgimin e mesazheve të koduara nga grupe kriminale. Programi i njohur me emrin MATRIX ishte vendosur për të paktën 3 muaj në monitorim nga autoritetet. Europol thekson se MATRIX është një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët. Ky program u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari në vitin 2021. Madje ekstertët kanë vërtetuar se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse…

Read More

Një operacion i përbashkët i Francës, Holandës, Gjermanisë, Italisë, Lituanisë dhe Spanjës ka çuar në zbërthimin e një tjetër aplikacioni që përdoret nga krimi, konkretisht platformës “Matrix”. Për tre muaj, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet e personave që përdornin këtë platformë, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera. “MATRIX, një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021”, thuhet në njoftimin e Europol. Pas këaj, autoritetet filluan një hetim…

Read More

Në një kohë kur një pjesë të madhe të jetës sonë kalojmë para ekraneve dhe pajisjeve dixhitale, të rinj e të vjetër , eksperti, psikologu social Jonathan Haidt , paralajmëron të ashtuquajturën “demencë digjitale”, e cila kërcënon të gjitha moshat. Mund të mos jetë një diagnozë zyrtare, por simptomat e saj të kujtojnë demencën dhe është lidhur me një rrezik në rritje të Alzheimerit më vonë në jetë, paralajmëron ai. Simptomat e saj , sipas Haidt: Rënie e aftësisë për t’u përqëndruar, izolim social, mungesë motivimi, çrregullime të kujtesës, zemërim pa ndonjë arsye të dukshme, ankth, depresion dhe vonesë zhvillimi. Si…

Read More

Nëse keni një iPhone, ju lutemi vini re se së shpejti mund të mos jeni më në gjendje të përdorni WhatsApp. Si çdo vit, WhatsApp do të përfundojë mbështetjen për disa nga versionet më të vjetra të iOS, duke filluar nga 1 maji 2025. Lexo edhe: Ja si mund të duken iPhone 17 Pro, iPhone 17 Air që priten të lançohen në vitin 2025 Konkretisht, bëhet fjalë për versionet iOS që janë më të vjetra se iOS 15.1, që do të thotë se aplikacioni i njohur i mesazheve nuk do të mund të funksionojë në disa modele të iPhone. Konkretisht,…

Read More

Aftësia ekzistuese e kërkimit e integruar në Threads bazohet në një kërkim bazë me fjalë kyçe për të gjetur tema, postime dhe profile në trend, me opsionet “Top” dhe “Të fundit”. Megjithatë, versioni i përmirësuar i kërkimit shton një ikonë “Cilësimet” në shiritin e kërkimit, i cili ofron opsionet “Pas datës”, “Përpara datës” dhe “Nga profili”. Ata që kanë marrë veçoritë e reja i kanë provuar tashmë ato dhe pretendojnë se funksionojnë siç reklamohen. Kjo i afron Threads me platformat konkurruese si X dhe Bluesky, të cilat mbështesin kërkime edhe më të avancuara se kjo, por është e rëndësishme të…

Read More

Mes buxheteve të rrudhura dhe detyrimit për të arritur standardet e BE-së në kërkimin shkencor, Inteligjenca artificiale, përtej të gjitha debateve, duket se po i jep një dorë shkencës shqiptare. Përtej vendit tonë, Mjekësia, ekonomia, nanoteknologjia janë fushat në të cilat ajo po aplikohet, tha Akademikja e asociuar Kozeta Sovrani.“IA po ndikon në kërkimin akademik. Në ekonomi, algoritmet e IA mund të përcaktojnë lëvizjet e tregut për të bërë përcaktimin e çmimi të bansesave. Në mjekësi, modelet e IA mund të parashikojnë rezultatet e sëmundjeve bazuar në procesimin e imazheve që merren nga ekot, skanerat apo rezonacna manjetike”, u shpreh…

Read More

Kabllot e internetit që lidhin Suedinë dhe Finlandën janë këputur dhe autoritetet po e trajtojnë incidentin si një akt sabotimi. Ministrja e Komunikimit e Finlandës, Lulu Ranne shkroi në X: “Ne e marrim situatën seriozisht”. Dëmi u zbulua mëngjesin e sotëm dhe duhet të ketë ndodhur në tokë në Finlandë. Autoriteti suedez i Postës dhe Telekomunikacionit (PTS), Agjencia Norvegjeze për Sigurinë dhe Përgatitjen në Komunitet (MSB), Forcat e Armatosura suedeze dhe qeveria duhet të jenë informuar për incidentin. GlobalConnect, i cili zotëron kabllot, tha se kabllot ishin këputur në dy pika në dy linja të ndryshme, duke prekur mbi 6,000…

Read More

Apple është akuzuar në një padi të re për monitorimin e paligjshëm të pajisjeve personale të punonjësve të saj dhe llogaritë e iCloud, ndërkohë që i ndalon ata të diskutojnë pagat dhe kushtet e tyre të punës. Ankesa e depozituar në gjykatën shtetërore të Kalifornisë të dielën nga Amar Bhakta, i cili punon në reklamat digjitale për Apple, pretendon se kompania kërkon që punonjësit të instalojnë softuer në pajisjet personale që ata përdorin për punë duke i lejuar Apple të aksesojë emailin e tyre, bibliotekat e fotografive, shëndetin dhe ” të dhënat e smart home” dhe informacione të tjera personale.…

Read More

Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump është gati të vendosë tarifa ndaj Kinës ditën që ai inaugurohet. Kjo është arsyeja pse Apple dhe Samsung tashmë po rimendojnë disa nga vendimet e tyre të mëparshme. Një raport thotë se iPhone 17 Pro dhe Pro Max i vitit të ardhshëm do të braktisin kornizat e titanit, dy vjet pasi Apple e përqafoi për herë të parë materialin me prezantimin e iPhone 15 Pro. Sipas informatorit Jukanlosreve, kthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë është një nga arsyet pse jo vetëm Apple, por edhe Samsung potencialisht, do të heqin dorë nga titani. Bëhet e…

Read More

“Gjithçka që duhet të kemi është vetëm një formë njerëzore për të qenë viktimë.” Kështu e përshkruan avokatja Carrie Goldberg rrezikun e pornografisë së falsifikuar në epokën e inteligjencës artificiale. Ndërsa pornografia hakmarrëse – ose shpërndarja jokonsensuale e imazheve seksuale – ka ekzistuar për pothuajse aq kohë sa interneti, përhapja e mjeteve të AI do të thotë që çdokush mund të jetë në shënjestër të kësaj forme ngacmimi, edhe nëse ata kurrë nuk kanë marrë ose dërguar një foto nudo. Mjetet e inteligjencës artificiale tani mund të mbivendosin fytyrën e një personi mbi një trup nudo, ose të manipulojnë fotot…

Read More