Author: Tech Expert

19 nëntor 2026 – Dita që miliona lojtarë në mbarë botën kanë pritur prej vitesh më në fund ka ardhur! Rockstar Games ka publikuar zyrtarisht Grand Theft Auto VI (GTA 6), plot 13 vite pas lançimit të GTA 5 në vitin 2013. Pas disa shtyrjeve, spekulimeve dhe videove promovuese që kanë mbledhur miliona shikime, loja është tashmë e disponueshme për PlayStation 5 dhe Xbox Series X|S. Për momentin, nuk është konfirmuar një datë publikimi për kompjuterët (PC). GTA 6 i rikthen lojtarët në Vice City, qytetin e frymëzuar nga Miami, këtë herë si pjesë e shtetit imagjinar Leonida. Loja premton një botë të…

Read More

Apple po përballet me probleme teknike që kanë lënë një pjesë të përdoruesve të iPhone pa akses në llogaritë dhe shërbimet e tyre. Në faqen zyrtare të statusit të sistemeve, kompania ka raportuar probleme me “iCloud Account & Sign In”, shërbimin që mundëson hyrjen në llogaritë Apple. “Të gjithë përdoruesit janë të prekur. Ky shërbim mund të jetë i ngadaltë ose i padisponueshëm”, thuhet në njoftimin e kompanisë. Lexo edhe: Sulm kibernetik ndaj 178 faqeve të njohura, mes tyre Zoom, CNN, HSBC dhe IKEA Ndërkohë, platforma Downdetector, e cila monitoron problemet e shërbimeve online, ka regjistruar një rritje të menjëhershme të raportimeve…

Read More

Disa nga faqet më të vizituara në botë, përfshirë Zoom, HSBC, Equifax, CNN, Salesforce dhe IKEA, janë prekur nga një sulm kibernetik që synonte vjedhjen e kriptomonedhave dhe informacioneve financiare të përdoruesve. Sipas një hetimi të publikuar më 17 nëntor, sulmi preku faqet e internetit të 178 organizatave, duke përfshirë banka, kompani teknologjike, media dhe biznese ndërkombëtare. Hakerët shfrytëzuan një dobësi sigurie në Optimizely, një platformë që përdoret nga kompanitë për të përmirësuar funksionimin e faqeve të tyre. Përmes saj, ata arritën të shpërndanin kod keqdashës te vizitorët e faqeve, pa qenë e nevojshme të depërtonin drejtpërdrejt në sistemet e secilës kompani. Kodi…

Read More

Instagram ka prezantuar një funksion të ri që zgjidh një nga problemet më të zakonshme të përdoruesve: gabimet në Story-t e publikuara. Lajmin e ka bërë të ditur Adam Mosseri, drejtuesi i Instagram, i cili njoftoi se tashmë përdoruesit mund të modifikojnë një Story deri në 15 minuta pas publikimit. View this post on Instagram A post shared by Adam Mosseri (@mosseri) Funksioni i ri lejon ndryshimin e tekstit, muzikës, stickers dhe vizatimeve, pa qenë nevoja të fshihet Story dhe të publikohet nga e para. Avantazhi më i madh është se nuk humbasin shikimet, pëlqimet apo përgjigjet që Story ka marrë deri…

Read More

Kush tha se videolojërat nuk mund të paguajnë faturat? Kompania amerikane Kalshi është bërë virale në rrjetet sociale pasi publikoi një ofertë pune me pagë 120 mijë dollarë në vit për të luajtur GTA 6. Pozicioni quhet GTA VI Researcher dhe ka një detyrë të pazakontë: kandidati i përzgjedhur duhet të nisë lojën sapo ajo të publikohet, më 19 nëntor, në mesnatë, dhe të vazhdojë të luajë derisa të përfundojë historinë kryesore. Por puna nuk përfundon këtu. Lojtari duhet të transmetojë të gjithë eksperiencën online, të studiojë ekonominë virtuale të Leonida, vendit ku zhvillohet GTA 6, dhe të analizojë ndikimin që publikimi i lojës…

Read More

Shqipëria përballet me rreziqe nga sulmet kibernetike, ndërsa zhvillimi i inteligjencës artificiale po krijon sfida të reja për sigurinë digjitale. Kjo ishte tema e diskutimit të ekspertit të teknologjisë Erion Demiri, i ftuar në Klan News përballë gazetarit Erion Dushi. Gjatë intervistës, Demiri theksoi se inteligjenca artificiale po zhvillohet me një shpejtësi që po e bën gjithnjë e më të vështirë përshtatjen e njerëzve me ndryshimet teknologjike. “Inteligjenca artificiale po ecën me ritme më të shpejta sesa mund të përthithë njerëzimi. Kemi ndryshime në një kohë shumë të shkurtër dhe ky zhvillim nuk po ndalet”, u shpreh Demiri. Lexo edhe: Si…

Read More

Dy nga emrat më të mëdhenj të sektorit financiar, Visa dhe JPMorgan Chase, janë përfshirë në pretendimet e një grupi të ri hakerësh, i cili kërcënon se do të publikojë të dhëna të vjedhura brenda 48 orëve. Grupi, i njohur me emrin n0n, i ka renditur të dyja kompanitë në listën e viktimave të pretenduara të sulmeve të tij kibernetike. Hakerët kanë vendosur një afat prej 48 orësh për negociata, përpara se të publikojnë informacionet që pretendojnë se kanë siguruar. Sulmi i pretenduar lidhet me metodën ransomware, ku kriminelët kibernetikë përpiqen të zhvasin para nga organizatat, duke kërcënuar se do të publikojnë të…

Read More

Për vite me radhë, Etsy ishte një nga platformat më të dashura për artistët dhe krijuesit e produkteve artizanale. Nga pikturat dhe ilustrimet te bizhuteritë dhe veshjet e punuara me dorë, platforma u krijoi miliona njerëzve mundësinë të shisnin punimet e tyre. Por tani, një pjesë e artistëve po vendosin të largohen. Arsyeja kryesore? Inteligjenca artificiale. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Etsy është mbushur me produkte dhe imazhe të gjeneruara nga AI, të cilat shpesh shiten me çmime shumë më të ulëta se krijimet origjinale. Artistët ankohen se punimet e tyre po humbasin dukshmërinë në rezultatet e kërkimit, ndërsa shitësit që…

Read More

Të blesh një smartphone me buxhet rreth 500 euro në vitin 2026 nuk është aspak e lehtë. Në këtë kategori gjenden si modele të reja të klasës së mesme, ashtu edhe telefona premium të vitit të kaluar, çmimet e të cilëve kanë rënë ndjeshëm. Me këtë buxhet mund të marrësh një ekran cilësor, kamera që realizojnë fotografi të mira edhe gjatë natës, bateri jetëgjata dhe, në disa raste, deri në shtatë vite përditësime të sistemit operativ. Por cilin duhet të zgjedhësh? Ja 7 modelet që dallohen në nëntor 2026, sipas udhëzuesit të Techzilla. 1. Samsung Galaxy S25 FE – Më…

Read More

A duhet të kenë robotët të drejtën të vendosin se kush jeton dhe kush vdes? Kjo është pyetja që po diskutohet këtë javë në Kombet e Bashkuara, ku përfaqësuesit e shteteve po shqyrtojnë mundësinë e nisjes së negociatave për rregullimin e armëve autonome, të njohura ndryshe si “robotët vrasës”. Bëhet fjalë për sisteme ushtarake që përdorin inteligjencën artificiale për të identifikuar dhe goditur objektiva me ndërhyrje të kufizuar ose pa ndërhyrje njerëzore. Sipas aktivistëve, disa dronë të aftë të sulmojnë në mënyrë autonome janë përdorur tashmë në konflikte si ato në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, megjithëse teknologjia nuk është përhapur…

Read More