Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
“Starlink”, kompania e miliarderit amerikan Elon Mask, përfshin edhe Shqipërinë në hartën e saj të ofrimit të shërbimit të internetit me valë satelitore. Përfshirjen e Shqipërisë e bëri të ditur vetë Mask përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin X, po në pronësi të tij. Shërbimi ofrohet përmes pajisjeve satelitare që përthithin më shpejt valët e internetit nga satelitët e kompanisë “Starlink” të pozicionuar në orbitën e ulët të tokës në një lartësi deri 500 kilometra mbi sipërfaqe, në dallim nga satelitët tradicionalë të komunikimit që vendosen në një lartësi mbi 35 mijë kilometra. Lidhur me këtë lajm,…
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak konfirmoi se avionët e Forcave Ajrore Mbretërore Britanike (RAF) rrëzuan “një numër të dronëve sulmues iranianë” të nisur gjatë natës drejt Izraelit. “RAF dërgoi avionë shtesë në rajon si pjesë e operacioneve tona ekzistuese për të luftuar [ISIS] në Irak dhe Siri. Unë mund të konfirmoj se avionët tanë kanë rrëzuar një numër të dronëve sulmues iranianë,” tha Sunak në një video të ndarë të dielën. Kryeministri tha se ai kishte kryesuar një takim urgjent të komitetit të menaxhimit të krizave të Mbretërisë së Bashkuar të premten për të rënë dakord për një…
Nëse së shpejti do të udhëtoni në një vend ku nuk e dini mirë gjuhën (ose nuk e dini fare), atëherë është mirë të shkarkoni një aplikacion për mësimin e gjuhës në smartphone-in tuaj përpara se të nisni udhëtimin. Këto aplikacione mund t’ju ndihmojnë nëse jeni me pushime familjare, në një udhëtim të paharrueshëm me miqtë apo edhe në një muaj mjalti. Rosetta Stone Rosetta Stone, një aplikacion lider për mësimin e gjuhës, na bëri përshtypje me dizajnin, fleksibilitetin dhe qasjen e orientuar drejt të rriturve. Ai funksiononte pa probleme si në telefonat inteligjentë ashtu edhe në kompjuterë. Në fillim,…
Memeja e famshme e Pakistanezit Muhammad Sarim Akhtar i është bashkuar radhëve të memeve të tjera të famshme, ndërsa ai tani paraqitet në Muzeun e Memeve të Hong Kongut. Në një postim në Twitter, Sarim, i njohur si Tifozi i zhgënjyer, ndau një klip nga muzeu i cili paraqet pozën e tij klasike të zhgënjyer. “Unë u paraqita në muzeun e memeve në Hong Kong. Yohooo,” tha Sarim në mbishkrimin e postimit të tij. “Tifozi i zhgënjyer. Fotoja paraqet një tifoz të zhgënjyer të kriketit, Muhammad Sarim Akhtar,” shkruhej në pjatën e instaluar në muze. Vrenjtjet e zhgënjyera të Akhtarit…
Meta, i njohur më parë si Facebook, po zhvillon një rrip dore të avancuar AR që përdor teknologjinë e elektromiografisë (EMG) për të interpretuar sinjalet nervore për kontrollin e pajisjeve dixhitale. Ky rrip dore është pjesë e ambicies më të gjerë të Metës për të revolucionarizuar ndërveprimin me teknologjitë e realitetit të shtuar (AR) dhe realitetit virtual (VR). Rripi i dorës kap sinjalet elektrike të dërguara nga truri në dorë dhe gishta, duke lejuar kontroll të saktë mbi ndërfaqet dixhitale me lëvizje minimale fizike. Kjo teknologji synon të ofrojë një mënyrë më natyrale dhe intuitive të ndërveprimit me mjediset AR…
Interneti satelitor Starlink ka arritur në territorin e Shqipërisë, ka njoftuar kompania amerikane që është në pronësi të Elon Musk. Starlink ka njoftuar në profilin zyrtar në X se shpejtësia e lartë e internetit tani është e qasshme edhe në Shqipëri Starlink now available in Albania! https://t.co/FD0PWaAYED — Elon Musk (@elonmusk) April 9, 2024 Në hartën e mbulueshmërisë me internet satelitor është futur tani edhe Shqipëria, një zonë aktive me këtë lloj interneti. Por si funksionon rrjeti i Starlinkut kanë dhënë shpjegime nga kompania e miliarderit amerikan. Ata njoftuar se rrjeti i Starlink lansohet në hapësirë përmes antenave satelitore – kurse të…
Meta ka njoftuar se përdoruesit e Messenger do të mund të krijojnë albume të përbashkëta në bisedat e tyre, të dërgojnë foto me cilësi të lartë dhe dokumente deri në 100 MB. Kjo risi synon përdoruesit që duan të krijojnë albume të përbashkëta ose shpërndajnë imazhe HD përmes shërbimeve si Google Drive. Deri më tani, përdoruesit mund të shihnin vetëm një mori fotosh të shpërndara në një bisedë dhe s’mund t’i organizonin. Tashmë ata mund t’i ndajnë fotot dhe videot në bisedat në grup sipas tematikës që duan. Për ta bërë këtë, mjafton të përzgjidhni fotot nga biseda dhe të…
Nisja e raketës Angara-A5 nga Vostochny u anulua rreth dy minuta para kohës së planifikuar të nisjes në orën 09:00 me orën lokale. Sipas Agjencisë shtetërore e lajmeve RIA-Novosti shkaku ishte dështimi i sistemit të presionit të rezervuarit oksidues të bllokut qendror të raketës. Agjencia kombëtare hapësinore Roscosmos u shpreh se përpjekja e radhës shtyhet sërish, me të paktën një ditë. Lëshimi i raketës do të ishte i katërti për Angara-A5, e planifikuar të transportojë ngarkesa më të mëdha se 20 tonë në orbitë dhe e zhvilluar për të zëvendësuar raketat Proton të dizajnuara nga sovjetikët. https://www.youtube.com/watch?v=QfWoQQ5Ul-M Presidenti Vladimir Putin…
Prototipi aktual Nuca është një aparat fotografik i printuar 3D me një lente me kënd të gjerë 37 mm. Kur krijon një foto, e dërgon atë në një server që përdor një klasifikues të krijuar nga Vef dhe Groß, i cili analizon imazhin për të përshkruar subjektin në tekst: gjininë, moshën dhe racën. Ai tekst përdoret më pas për të gjeneruar një kërkesë që futet në gjeneratorin e imazhit të Stable Diffusion AI, për të kthyer tekstin në një imazh, i cili së bashku me modelin Civitai përdoret për të prodhuar trupin e zhveshur. Kamera përdor gjithashtu një mjet të…
Një bos i mafies italiane dhe një vrasës i dënuar është arrestuar në Spanjë me ndihmën e Google Maps pasi kaloi gati dy dekada në arrati. Gioacchino Gammino, 61 vjeç, u kap në Galapagar, një qytet afër Madridit, ku ai kishte jetuar me emrin Manuel dhe ishte i martuar. Policia siciliane e kishte kërkuar prej vitesh dhe e kishte gjetur në Spanjë. Por ishte një fotografi e pamjes së rrugës nga Google Maps e një burri që i ngjan Gammino, duke qëndruar përpara një dyqani frutash, që i ndihmoi hetuesit të zbulonin vendndodhjen e tij të saktë.Policia më pas zbuloi…

