Author: Tech Expert

Ndërsa bota përqafon epokën digjitale, këto aeroporte të teknologjisë së lartë vendosin standardet për aeroportet e së nesërmes, duke u premtuar udhëtarëve një përvojë vërtet transformuese. E plotësuar me vendosjen e inovacioneve VDC dhe BIM, përvoja e pasagjerëve rritet më tej. Aeroporti Changi i Singaporit Aeroporti Changi i Singaporit qëndron si një testament për inovacionin dhe qëndrueshmërinë. Jo vetëm që është i njohur për arkitekturën e tij futuriste dhe gjelbërimin e harlisur, por gjithashtu krenohet me teknologjinë më të fundit. Nga skanimi biometrik tek ndërveprimet pa prekje, Aeroporti Changi u ofron pasagjerëve një përvojë udhëtimi të sigurt dhe të përshtatshëm.…

Read More

Vodafone ka krijuar lidhjen e rëndësishme midis rrjetit 2Africa dhe Kontinentit Evropian në Portugali. 2Africa është sistemi më i mëdh kabllor nënujor në botë, projekti për të cilin ka filluar në 14 maj të vitit 2020. Projekti synon të rrisë ndjeshëm kapacitetin, cilësinë dhe disponueshmërinë e lidhjes së internetit midis Afrikës dhe pjesës tjetër të botës. Nëpërmjet një degëzimi në Portugali, 2Africa synon lidhjen e Afrikës me Evropën. Fibrat optike do të rrisin për të gjithë përdoruesit në vend shpejtësinë me të cilën ngarkohen e shkarkohen materialet në internet (download and upload speed). “Instalimi i fibrave të projektit 2Africa, sistemi…

Read More

Nga Revista Monitor Pandemia globale e COVID-19 ka ndikuar në shumë sektorë në jetët e njerëzve, duke krijuar ndryshime thelbësore në shumë fusha të ekonomisë dhe shoqërisë. Një nga sektorët që ka përjetuar një ndryshim drastik është ai i industrive të lojërave në internet. Në Shqipëri, por edhe në botë, rritja e shitjeve të lojërave online ka qenë një fenomen i dukshëm, ndikuar drejtpërdrejt nga situata pandemike. Distanca sociale dhe mbyllja e aktiviteteve publike bënë që shumë njerëz të kërkonin forma alternative të argëtimit dhe lidhjes sociale. Në këtë kontekst, lojërat online kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përshtatjen…

Read More

Siç raporton Wired, virusi mund të sulmojë asistentët e postës elektronike të fuqizuar nga AI për të kapur të dhëna të ndjeshme nga emailet dhe për të dhënë mesazhe të padëshiruara që infektojnë sisteme të tjera. “Kjo në thelb do të thotë që ju tani keni aftësinë për të kryer ose ekzekutuar një lloj të ri sulmi kibernetik që nuk është parë më parë”, tha studiuesi i Cornell Tech, Ben Nasi, bashkëautor i një punimi mbi këtë temë. Megjithëse studiuesit e sigurisë kibernetike nuk kanë parë ende krimba të fuqizuar nga AI në botën reale, ata paralajmërojnë se është vetëm…

Read More

Dëshironi të verifikoheni në LinkedIn? Tani mund ta bëni falas. Për verifikimin e identitetit, LinkedIn përputh të dhënat tuaja zyrtare me informacionin e llogarisë tuaj nëpërmjet vendit tuaj të punës, ose Persona, nëpërmjet të dhënave të pasaportës suaj. Gjërat që ju duhen: Një smartphone Pasaporta juaj Ndiqni hapat e mëposhtëm për të kryer verifikimin e identitetit tuaj në LinkedIn. Nga brenda profilit tuaj në LinkedIn, zgjidhni butonin Më shumë. 2. Klikoni butonin “Rreth këtij profili” nga menuja More. 3. Zgjidhni “Verifikohu” për të filluar procesin e verifikimit të identitetit. 4. Skanoni kodin QR për t’u ridrejtuar në smarphone-in tuaj dhe…

Read More

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata e Bankave apelojnë qytetarët të tregohen të kujdesshëm ndaj skemave të mashtrimit. Duke konfirmuar rastet e abuzimeve, thirrja që bëhet për individët me llogari bankare është që asnjëherë të mos shpërndajnë të dhënat e tyre bankare përmes mesazheve, edhe pse mashtruesi mund të prezantohet si punonjës i bankës. “Risitë shoqërohen edhe me rreziqe të reja, siç janë për shembull mashtrimet online apo ai që njihet në gjuhën financiare si phishing – një mënyrë e vjedhjes së identitetit që kryhet përmes dhënies vullnetare, por të pa informuar të të dhënave personale, si p.sh. numrat dhe fjalëkalimet…

Read More

Ju e njihni zërin e saj, por ndoshta jo emrin e saj. Siri është gjithmonë aty për ju dhe nëse po pyesni se cila grua qëndron pas tij, është koha t’ju themi se bëhet fjalë për Susan Bennett. Ajo është një aktore profesioniste që përdor zërin e saj për regjistrime të ndryshme dhe një prej tyre, në karrierën e saj, ka qenë asistentja dixhitale e Apple. Vetë ajo ka folur për eksperiencën e saj si Siri, por edhe në përgjithësi për karrierën e saj të gjatë bazuar në zërin e saj. Siç thotë ajo, gjithçka nisi rastësisht kur ajo merrej…

Read More

LinkedIn, platforma sociale në pronësi të Microsoft, ka bërë një emër për veten kryesisht si një platformë për njerëzit që kërkojnë të lidhen dhe të marrin njohuri për qëllime profesionale, dhe për rekrutim – një biznes që tani ka më shumë 1 miliard përdorues. Tani, për të rritur kohën që njerëzit po kalojnë në platformë, kompania po hyn në një fushë krejtësisht të re: lojërat. TechCrunch ka mësuar dhe konfirmuar se LinkedIn po punon për një përvojë të re lojërash. Do ta bëjë këtë duke prekur të njëjtën valë të enigmës-manisë që ndihmoi lojërat e thjeshta si Wordle të gjenin…

Read More

Fëmijët nga zero deri në dy vjeç nuk duhet të lihen kurrë para ekranit të televizorit, tabletit, PC-së apo smartfonit, shkruan focus.it. ”Maksimumi një orë në ditë është koha e rekomanduar për fëmijët nga dy deri në pesë vjeç”, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Vite të tëra studimesh dhe dhjetëra kërkimesh, në fakt, kishin gjetur probleme të ndryshme të sjelljes tek fëmijët e vegjël, të cilëve u ishin besuar kujdestarëve. Televizorët, tabletat dhe celularët provokojnë nervozizëm, apati, vonesë në të folur, shqetësime me gjumin, humbje të aftësive njohëse, probleme me vëmendjen, kujtesën dhe vështirësi në të kuptuar. Tani, kjo listë…

Read More

AliExpress është në telashe. Komisioni Europian (KE) ka nisur një hetim për kompaninë kineze. Kjo kompani mund të mos ketë marrë masat e duhura për të parandaluar shitjen e produkteve të paligjshme. Këto produkte kanë lidhje me ushqimin, medikamente, lodra të dëmshme dhe rreziqet ndaj pornografisë. Rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Snapchat, TikTok app YouTube e Google do t’i dërgojnë informacion hetuesve në lidhje me reklamimet e produkteve të AliExpress.

Read More