Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Në këtë artikull, hedhim një vështrim mbi reklamat më të dështuara të transmetuara gjatë SuperBowl 2024 dhe analizojmë çfarë i bëri ato jashtëzakonisht të papëlqyera për shikuesit. TemuTemu ka prezantuar të njëjtën reklamë disa herë gjatë Super Bowl, një reklamë e animuar që tregonte njerëzit që merrnin artikuj me çmime të ulëta nga aplikacioni kinez i blerjeve, gjë që ngatërroi disa shikues dhe bëri që Washington Post të ankohej: “Vetëm e njëjta reklamë e çalë, gjatë dhe e mbaruar.” https://www.youtube.com/watch?v=5Od0aOse1wc Homes.comHomes.com shfaqi tre spote, me aktorin Dan Levy nga “Schitt’s Creek”, gjatë Super Bowl, por nuk arriti t’u përcjellë shikuesve…
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 39-vjeçarin Altin Çoku, i cili akuzohet se nxiti vetëvrasjen e 27-vjeçares Sibela Abedini. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Kamëz. Lexo edhe: I hapi profil në TikTok 27-vjeçares, kjo është fotoja që çoi drejt vetëvrasjes të renë në Kamëz Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, Çoku shfaqet i heshtur pas kafazit prej xhami. Teksa në shumicën e kohës mban kokën poshtë për t’iu shmangur objektivit të kamerave, Çoku vazhdimisht bën disa lëvizje që shfaqin nervozizëm. “Foton e nxori shtetasi Haxhia. Mesazhet janë në telefonin…
Së fundmi u zbulua se në vitin 2017 Microsoft patentoi një chatbot i cili, nëse ndërtohet, do të ringjallte në mënyrë dixhitale të vdekurit. Duke përdorur AI dhe mësimin e makinerive, chatbot-i i propozuar do të sillte përsëri në jetë personin tonë dixhital për të biseduar me familjen dhe miqtë tanë. Kur u fol mbi teknologjinë, përfaqësuesit e Microsoft pranuan se chatbot ishte “shqetësues” dhe se aktualisht nuk kishte plane për ta vënë atë në prodhim. Megjithatë, duket se mjetet teknike dhe të dhënat personale janë në vend për të bërë të mundur rimishërimin dixhital. Chatbot-et e AI tashmë kanë…
Ndërsa Kansas City Chiefs u përball me San Francisco 49ers në ndeshjen e Super Bowl të së dielës, disa nga markat më të mëdha në botë gjithashtu synuan të fitonin pikë me shikuesit. GoogleSpoti i Google për kamerën e tij Google Pixel tregoi një burrë që kishte dëmtim në shikim, teksa përdorte teknologjinë për të fotografuar veten dhe familjen e tij. Reklama ishte “e fuqishme” sepse “lidhi teknologjinë me emocionet”, tha Rucker. Reklamës së Google Pixel iu dha një vlerësim A nga paneli Kellogg. https://www.youtube.com/watch?v=wYPTZIFQoDQ CeraVeKjo reklamë për produktet e kujdesit të lëkurës CeraVe tregoi aktorin Michael Cera duke pretenduar…
Apple ka zbuluar kufjet e reja me teknologji të avancuar, të quajtura “Vision Pro,” duke shënuar një hap para në botën audiovizuale. Këto kufje të avancuara ofrojnë një përvojë immersive të pashoqe, duke kombinuar cilësinë e lartë të tingujve me një dizajn të sofistikuar. Megjithatë, me një çmim prej 3499 dollarësh, shumë konsumatorë janë duke reaguar me sy të hapur ndaj shifrë së lartë të tyre. View this post on Instagram A post shared by David Ma (@davidwma) Kufjet Vision Pro mund të blihen me një opsion pagese në 12 muaj, duke u kushtuar konsumatorëve 291.58 dollarë në muaj. Kjo…
A jeni në gjendje të dalloni njerëzit e vërtetë nga ata që i ka krijuar një program i Inteligjencës Artificiale? Ky test mund t’ju ndihmojë të përmirësoni aftësinë tuaj për të dalluar realitetin nga falsiteti. Shihni me rradhë 8 imazhet më poshtë, në të cilat një foto është reale dhe tjetra e gjeneruar nga AI. Gjeni cila është fytyra e vërtetë dhe më pas shkoni në fund të artikullit për të verifikuar përgjigjet tuaja. Imazh 1 Imazh 2 Imazh 3 Imazh 4 Imazh 5 Imazh 6 Imazh 7 Imazh 8 Imazhi 1 – Fytyra reale është në foton e dytë…
“Projekti Dhjetor”, (Project December) është një mjet i IA-së që mund të simulojë biseda me këdo, përfshirë të vdekurit. Por rezultatet mund të jenë rrëqethëse, duke ngritur pyetje mbi shëndetin mendor dhe privatësinë, sipas “Financial Times”. Jason Rohrer iu desh një muaj për të ‘mashtruar’ ndërfaqen GPT2 të OpenAl në mënyrë që përdoruesit të mund të bisedonin me IA-në. Ai ndërtoi disa personazhe që njerëzit të flisnin. Rohrer gjithashtu lejoi përdoruesit të krijonin personazhin e tyre. Por, ndërsa ai përmbysi planet e OpenAl, të njejtën gjë bënë edhe përdoruesit. Ata filluan të përdorin platformën e tij për të krijuar versione…
Kufjet e para të realitetit ‘të përzier’ të Apple, Vision Pro, u lansuan disa ditë më parë në Shtetet e Bashkuara. Pas valës së parë të zhurmës së shkaktuar nga disponueshmëria, ekspertët vlerësojnë se çfarë mund të bëhet në të vërtetë duke veshur pajisjet inovative. Mark Gurman, gazetar i Bloomberg dhe i informuar mbi faktet në lidhje me Apple, thotë se është i bindur se brenda katër viteve Vision Pro do të zëvendësojë iPad-in në preferencat e konsumatorëve. View this post on Instagram A post shared by Apple Vision Pro (@apple_vision.pro) “Ipad është pozicionuar si një zëvendësim për Mac-in, i…
CEO i Apple, Tim Cook na kujton se teknologjia është një mjet, jo një lidhje. Dhe kjo është krijuar për të përmirësuar jetën, jo për të zëvendësuar marrëdhëniet reale. “Ne nuk e krijuam telefonin për t’u përdorur gjatë gjithë kohës, por për të përmirësuar jetën tuaj. Për mua, rregulli i thjeshtë është se nëse po shikoj pajisjen më shumë sesa sytë e një personi tjetër, po bëj gjënë e gabuar!” ai thote. https://www.tiktok.com/@memesandcomics0/video/7326501356200545542
Ky dysheme përbëhet nga një tufë pllakash ku të gjitha funksionojnë për të mbajtur njerëzit në qendër të tyre. Disney ka ndarë një nga projektet e tij më të reja të quajtur dyshemeja HoloTile, e cila thjesht mund të jetë një ndryshim i lojës për VR dhe mund të na afrojë gjithnjë e më shumë të përjetojmë Holodeck nga Star Trek. View this post on Instagram A post shared by Disney (@disney) Dyshemeja HoloTile, përshkruhet nga Disney si “dyshemeja e parë në botë me shumë persona, omni-drejtuese, modulare, e zgjerueshme”. Duhet ta mendoni si një dysheme të bërë nga shumë…

