Author: Tech Expert

Prindërit e një vajze 13-vjeçare në SHBA kanë ngritur një padi kundër Google, duke pretenduar se vajza e tyre përdori funksionet e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit për të planifikuar vetëvrasjen dhe funeralin e saj. Padia u depozitua më 2 nëntor në Kaliforni dhe konsiderohet ndër rastet e para që akuzon Google për neglizhencë lidhur me funksionet e inteligjencës artificiale të përdorura përmes një kompjuteri shkollor Chromebook. Vajza, e identifikuar si Emma, nuk kishte akses në ChatGPT apo Gemini, pasi të dyja platformat ishin bllokuar nga shkolla. Megjithatë, ajo mund të përdorte motorin e kërkimit Google, i cili përfshin…

Read More

Pa ChatGPT, pa telefona inteligjentë dhe me shumë libra për të lexuar. Kështu funksionon Humanities 10, një nga kurset më sfiduese të shkencave humane në Universitetin e Harvardit, i cili po tërheq gjithnjë e më shumë studentë. I njohur mes studentëve si “Hum 10”, kursi kërkon lexim të vazhdueshëm dhe të plotë të veprave të rëndësishme të letërsisë dhe filozofisë. Në listën e autorëve përfshihen Platoni, Montaigne, Spinoza, James Baldwin dhe Jane Austen. Sipas të dhënave të raportuara, regjistrimet janë rritur me 40% këtë vjeshtë, ndërsa numri i aplikimeve është dyfishi i vendeve të disponueshme. Kjo e ka kthyer kursin në një nga më…

Read More

Fansat e GTA 6 kanë një tjetër arsye për t’u emocionuar! Disa pamje të reja nga loja kanë zbuluar më shumë detaje rreth makinave që pritet të jenë pjesë e botës së Grand Theft Auto VI. Lexo edhe: GTA 6 mbërrin edhe në Tiranë, një mural gjigant shfaqet në kryeqytet Nga makinat klasike amerikane me motorë të fuqishëm, të njohura si muscle cars, deri te supermakinat moderne, Rockstar Games duket se po përgatit një koleksion të larmishëm automjetesh për lojtarët. Makinat kanë qenë gjithmonë një pjesë thelbësore e serisë GTA, duke u dhënë lojtarëve mundësinë të eksplorojnë qytetet, të marrin pjesë në gara…

Read More

Tesla po përgatitet t’i japë fund prodhimit të Cybertruck, një prej automjeteve më të veçanta dhe më të diskutuara të kompanisë. Sipas njoftimit që i atribuohet Elon Musk, prodhimi i Cybertruck pritet të reduktohet gradualisht në fabrikën e Tesla-s në Teksas, rreth mesit të vitit 2027. Vendimi lidhet me strategjinë e re të kompanisë për t’u përqendruar te Cybercab, një automjet elektrik autonom me dy vende, i projektuar për të funksionuar si taksi pa shofer. Lexo edhe: Tesla përballet me një tjetër goditje pasi rregullatorët tërheqin gati të gjithë Cybertrucks Cybertruck tërhoqi vëmendjen botërore për dizajnin e tij futurist dhe strukturën…

Read More

Bashkimi Europian po përgatitet për një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si qytetarët përdorin paratë.Projekti quhet euro digjitale dhe synon krijimin e një forme elektronike të monedhës europiane, të emetuar nga Banka Qendrore Europiane (BQE). Ndryshe nga paratë që mbajmë sot në llogaritë bankare, euroja digjitale do të ishte para publike e emetuar drejtpërdrejt nga banka qendrore, njësoj si kartëmonedhat dhe monedhat metalike, por në format elektronik. Si do të funksionojë? Qytetarët mund të përdorin një portofol digjital për të paguar në dyqane, për blerje online apo për t’i dërguar para njëri-tjetrit. Projekti parashikon edhe mundësinë e pagesave pa lidhje interneti, duke…

Read More

Të hapësh një llogari bankare, të transferosh para apo të menaxhosh kursimet pa shkuar asnjëherë në bankë. Ky është modeli i bankave digjitale, të cilat ofrojnë shërbime financiare kryesisht përmes aplikacioneve në telefon, pa pasur nevojë për një rrjet tradicional degësh fizike. Bankat digjitale funksionojnë në mënyrë të ngjashme me bankat tradicionale. Ato mund të ofrojnë llogari, karta, depozita, transferta dhe produkte të tjera financiare, por shumica e veprimeve kryhen online. Mungesa e degëve fizike mund të ulë kostot dhe të përshpejtojë shërbimet, ndërsa siguria e parave varet nga licencimi, mbikëqyrja dhe masat e mbrojtjes së institucionit. Po në Shqipëri?  Në mars…

Read More

Paraguaji po përballet me një krizë të rëndë financiare dhe politike pas ndërhyrjes së Bankës Qendrore në Ueno Bank, një nga bankat më të mëdha digjitale të vendit, me rreth 3 milionë klientë. Autoritetet zbuluan se niveli i aftësisë paguese të bankës kishte rënë nën gjysmën e minimumit të kërkuar ligjërisht, duke çuar në bllokimin e shërbimeve dhe llogarive të klientëve. Vendimi shkaktoi protesta në rrugët e Paraguajit, ku qytetarët kërkuan akses në kursimet dhe pagesat e tyre. Kriza ka ngritur shqetësime edhe për qindra miliona dollarë fonde publike dhe pensionale të depozituara në bankë. Lexo edhe: Pas supermarketeve, hakerët sulmojnë…

Read More

GTA 6 po pushton botën, dhe Tirana nuk bën përjashtim! Një mural i ri, i frymëzuar nga videoloja e shumëpritur Grand Theft Auto VI, është shfaqur në kryeqytetin shqiptar, duke sjellë ngjyrat dhe stilin karakteristik të lojës së Rockstar Games. Murali paraqet elemente vizuale të frymëzuara nga Vice City, qyteti ikonik ku do të zhvillohet një pjesë e historisë së GTA 6. Pamja e tij i ngjan materialeve zyrtare promovuese të lojës. Ende nuk është konfirmuar nëse murali është pjesë e një fushate zyrtare të Rockstar Games apo një krijim i artistëve vendas, të cilët kanë zgjedhur të shprehin entuziazmin e tyre përmes…

Read More

Instagram po u ofron disa krijuesve të përmbajtjes (content creators) në YouTube deri në 500 mijë dollarë për të publikuar videot e tyre edhe në Instagram. Sipas një raportimi ekskluziv të Business Insider, kompania ka nisur marrëveshje financiare me krijues të përzgjedhur, në përpjekje për të zgjeruar përmbajtjen përtej videove të shkurtra Reels. Ofertat ndryshojnë sipas krijuesit. Disa kanë marrë propozime prej 50 mijë dollarësh, ndërsa marrëveshje të tjera arrijnë shifra gjashtëshifrore, deri në gjysmë milioni dollarë. Lexo edhe: Instagram sfidon YouTube: Së shpejti video deri në 90 minuta dhe mundësi për t’i parë në televizor Strategjia lidhet me një funksionalitet të ri…

Read More

Hakerët kanë depërtuar në sistemet e kontrollit të temperaturës në tri ambiente frigoriferike të Shërbimit Kombëtar të Gjakut në Francë (EFS), duke rritur në nivele jashtëzakonisht të larta temperaturat dhe parametrat e shkrirjes së pajisjeve ku ruhen produktet e gjakut. Sipas autoriteteve franceze, sulmi ndodhi gjatë natës, por sistemet e alarmit mundësuan ndërhyrjen e teknikëve përpara se gjaku dhe produktet e tjera të dëmtoheshin. EFS furnizon mbi 1,900 spitale në Francë me gjak, plazmë dhe trombocite, duke mbështetur trajtimin e më shumë se një milion pacientëve çdo vit. Lexo edhe: Sulme kibernetike ndaj supermarketeve në mbarë Europën: përse frigoriferët janë të…

Read More