Author: Tech Expert

Video RAM-i (VRAM) në kartat grafike është bërë një temë shumë e diskutuar në lajmet e teknologjisë gjatë javëve të fundit. Shumë ekspertë kanë sugjeruar se 8 GB VRAM mund të mos jenë të mjaftueshme për lojërat më të fundit, veçanërisht kur luhen me rezolucion të lartë, dhe me cilësi grafike të lartë ose maksimale. AMD ka theksuar se kartat e saj kanë dukshëm më shumë RAM sesa ato të Nvidia-s, dhe modelet më të reja të Nvidia janë kritikuar se kanë vetëm 12 GB. Pra, a e përdorin me të vërtetë lojërat atë sasi memorie dhe nëse po, çfarë…

Read More

AMD ka prezantuar linjën e saj më të fundit të procesorëve, Ryzen 7040U, të krijuar për laptopë të hollë, që kërkojnë performancë të lartë. Gama e re përfshin katër modele, me Ryzen 7 7840U, i cili është produkti më i fuqishëm. Ky model përmban tetë bërthama, 16 threads, një shpejtësi bazë 3.3 GHz (deri në 5.1 GHz), dhe 24 MB cache.  AMD pretendon se Ryzen 7 7840U funksionon përafërsisht 30% deri në 139% më shpejt se një çip ekuivalent i gjeneratës së 13-të të serisë Core i7 P të Intel në 1080p.  AMD gjithashtu thekson se procesorët e saj të…

Read More

Google ka prezantuar Passkeys, një zgjidhje e re kriptografike për ruajtjen e të dhënave, si një alternativë më e sigurtë dhe më e përshtatshme ndaj fjalëkalimeve tradicionale. Passkeys mund të zëvendësojë fjalëkalimet, dhe sistemet e verifikimit me dy hapa, me një PIN lokal ose vërtetimin biometrik në një pajisjeje, si për shembull një gjurmë gishti ose një ID të fytyrës. Passkeys do të ruhen vetëm në pajisjen e një përdoruesi, duke ofruar siguri dhe mbrojtje më të madhe, pasi përdoruesit nuk do të humbin të dhënat e tyre nga sulmet phishing. Passkey për llogaritë e Google ruhen në çdo pajisje,…

Read More

Të moshuarit që përdorin internetin rregullisht, mund të kenë më pak gjasa të zhvillojnë demencë, sipas një studimi të ri të botuar në Journal of the American Geriatrics Society. Studimi analizoi 18,154 të rritur, midis 50 dhe 65 vjeç, të cilët nuk kishin demencë në fillim të studimit, duke ndjekur përdorimin e internetit nga to gjatë tetë viteve. Pjesëmarrësit që përdornin internetin rregullisht që në fillim të studimit kishin rreth gjysmën e rrezikut të zhvillimit të demencës, në krahasim me ata që nuk ishin përdorues të rregullt. Ata që përdornin internetin për dy ose më pak orë në ditë kishin…

Read More

Agjensia e Kundërzbulimit dhe Sigurisë (DCSA), e cila është agjensia më e madhe e sigurisë e qeverisë amerikane, ofron më shumë se 40 lojëra “ndërgjegjësimi për sigurinë” në faqen e saj të internetit. Qendra për Zhvillimin e Përsosmërisë së Sigurisë (CDSE), një departament brenda DCSA, ofron lojëra të ndryshme, nga fjalëkryqet dhe kërkimet e fjalëve, deri te lojërat e spiunazhit më të avancuara. Ndërsa lojërat janë paraqitur në një dizajn të viteve ’90, me tituj të shkruajtur në WordArt, disa janë krijuar duke përdorur formate të gatshme në PowerPoint, të cilat mund të jenë një dobësi e mundshme sigurie. Pavarësisht…

Read More

Gjigandët e teknologjisë, Apple dhe Google, po bashkëpunojnë për të krijuar standarde të reja për të luftuar çështjen e gjurmimit të padëshiruar përmes pajisjeve Bluetooth. Kompanitë kanë dorëzuar një draft propozim në Task Forcën e Inxhinierisë së Internetit, me mbështetjen e grupeve si Samsung, Tile, Chipolo, Anker’s Eufy dhe Pebblebee. Praktikat dhe udhëzimet e propozuara do të ndihmojnë prodhuesit e gjurmuesve Bluetooth të zbatojnë procedurën për të zbuluar dhe sinjalizuar gjurmimin e paautorizuar për iOS dhe Android. Palët e interesuara kanë tre muaj kohë për të shqyrtuar dokumentacionin dhe për të dhënë komente, të cilat Apple dhe Google do t’i…

Read More

Fondacioni Wikimedia, organizata jofitimprurëse që menaxhon Wikipedia-n, po diskuton mundësinë e përdorimit të modeleve të inteligjencës artificiale për të gjeneruar përmbajtje në platformë. Gjatë diskutimeve të javëve të fundit, vihet re një mungesë dakordësie në komunitet mbi përdorimin ose jo të modeleve të tilla. Disa vullnetarë janë shprehur se mjete si ChatGPT mund të ndihmojnë në gjenerimin dhe përmbledhjen e artikujve, ndërsa të tjerët mbeten skeptikë. Shqetësimi është se përmbajtja e krijuar nga AI do t’i mbingarkonte faqet më pak të njohura me përmbajtje jo të sakta, dhe rreziku kryesor për Wikipedia është se njerëzit mund të dëmtojnë cilësinë e…

Read More

Një studim i fundit nga Recurrent Motors, një kompani që studion dhe analizon bateri të llojeve të ndryshme, ka zbuluar se bateritë e automjeteve elektrike (EV) priren të jenë shumë jetëgjata, edhe kur EV-të kanë kaluar mbi 160,000 kilometra. Studimi, i cili analizoi të dhënat e marra nga 15,000 EV të markave dhe modeleve të ndryshme në Shtetet e Bashkuara, zbuloi se shumica e EV-ve kanë ende të paktën 90% të jetëgjatësisë së tyre origjinale pasi kalojnë këtë kilometrazh. Megjithatë, autorja e studimit, Liz Najman, paralajmëroi se kjo gjë mund të ndryshojë në bazë të markave apo modeleve, dhe se…

Read More

GPU-të e shumëpritura 3nm të Nvidia, të cilat pritet të krijohen përmes procedurës së çipit TSMC 3nm, nuk do të dalin në treg deri në vitin 2025, sipas burimeve të brendshme. Si arsyet kryesore për këtë vonesë përmenden problematikat ekonomike, dhe ulja e kërkesës për PC. Kjo problematikë nuk është vetëm për Nvidia, pasi AMD dhe kompani të tjera po vonojnë gjithashtu publikimin e prodhimeve të GPU-ve të tyre 3nm. Apple, nga ana tjetër, duket se po ecën përpara me planet për prodhimin e çipave të tyre 3nm për iPhone 15, dhe për iMacs. Shtyrja e Nvidia nënkupton që nuk…

Read More

Qeveria australiane ka njoftuar një goditje të fortë ndaj cigareve elektronike, duke përfshirë ndalimin e përdorimit rekreativ të e-cigareve dhe kufizimet për shitjen e tyre në farmaci. Ndërsa për të blerë cigare elektronike duhet një recetë mjekësore në Australi, industria nuk është e rregulluar mjaftueshëm, dhe tregu i zi po lulëzon. Ministri i Shëndetësisë, Mark Butler, tha se cigaret elektronike po krijojnë një gjeneratë të rinjsh të varur nga nikotina në Australi, dhe se këto produkte po synojnë fëmijët dhe të rinjtë, shumë prej të cilëve nuk kanë pirë kurrë cigare më parë. Studimet sugjerojnë se një në gjashtë australianë…

Read More