Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Samsung ka njoftuar se funksioni i zbulimit të parregullësive të rrahjeve të zemrës (IHGN) i aplikacionit të tij, Health Monitor, për pajisjet Galaxy Watch, është miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA. Kjo, së bashku me aftësitë e elektrokardiogramit (EKG) të orës digjitale, mund të ndihmojë në identifikimin e shenjave të fibrilacionit atrial (AFib), një lloj aritmie që mund të çojë në komplikime serioze kardiovaskulare. Sensori BioActive i Galaxy Watch do të monitorojë vazhdimisht ritmet e rrahjeve të zemrës, pasi përdoruesi të aktivizojë veçorinë IHGN në aplikacionin Samsung Health Monitor. Nëse sensori zbulon rrahje të parregullta në mënyrë…
Facebook, pavarësisht se ekziston për gati dy dekada, dhe ka tre miliardë përdorues aktivë, po lufton për të mbajtur reputacionin e tij si rrjeti social më i përdorur, veçanërisht mes brezave të rinj. Platforma, e cila është burimi kryesor i të ardhurave për kompaninë mëmë Meta, konsiderohet e vjetëruar nga shumë njerëz, dhe platformat rivale si TikTok kanë zënë qendrën e vëmendjes midis brezave të rinj. Në veçanti, të rinjtë i janë drejtuar Instagram-it, i cili gjithashtu është në pronësi të Meta-s, dhe TikTok-ut për shpenzimin e kohës në rrjetet sociale. Sfida me të cilën përballet Facebook është unike, pasi…
Skandalet rreth Facebook-ut, dhe përdorimit të të dhënave personale nga fushatat e politikanëve të ndryshëm për të manipuluar votuesit gjatë zgjedhjeve, ka ngritur shqetësime për ndikimin e mediave sociale në demokraci. Skandalet e mëparshme kanë nxjerrë në pah rreziqet mbi mënyrën se si të dhënat personale e marra nga mediat sociale po përdoren nga kompanitë për të manipuluar votuesit dhe për të shtrembëruar diskursin demokratik. The Guardian, Observer dhe New York Times raportuan se kompani të ndryshme fitojnë akses në të dhënat e shumë përdoruesëve të Facebook, përmes mjeteve shumë të dyshimta. Të dhënat përdoren për të krijuar një mjet…
Casio po feston 40 vjetorin e orës së saj origjinale G-Shock, me një variant të ri të dizajnit origjinal. DW-5000C, modeli i parë G-Shock i lëshuar në Japoni në vitin 1983, ishte projektuar për të qenë shumë i qëndrueshëm dhe i aftë për t’i bërë ballë rënieve nga mbi 50 metra. Modeli i ri GW5000U-1 ka të njëjtin dizajn, por me veçori të përmirësuara, duke përfshirë një sistem hidroizolimi të përmirësuar, karikimin diellor, dhe një antenë që lejon atë të vendosë me saktësi orën duke u bazuar në transmetime satelitore. Modeli i ri DWH5600 vjen në dy ngjyra, dhe përmban…
CEO i Apple, Tim Cook, këshilloi prindërit që të kufizojnë kohën e qendrimit përpara ekranit të fëmijëve të tyre. Sipas Cook, fëmijët lindin digjitalë, dhe tani janë fëmijë digjitalë, por është e rëndësishme që të vendosen disa limite të forta rreth digjitalizimit të fëmijëve. Disa sondazhe të fëmijëve në Azinë Qendrore tregojnë rezultate shqetësuese. Një sondazh nga Universiteti Saurashtra, ku ishin analizuar më shumë se një mijë fëmijë, dhe prindërit e tyre, zbuloi se 92% e nxënësve preferojnë më shumë të luajnë lojëra celulare sesa të luajnë jashtë, dhe 78% e nxënësve janë mësuar të kenë telefonin e tyre pranë…
Qeveritë po përdorin gjithmonë e më shumë rrjetet sociale për manipulimim e opinionit, sipas Oksford
Një raport nga Instituti i Internetit i Oksfordit zbuloi se manipulimi i mediave sociale është në rritje, me më shumë qeveri dhe parti politike që përdorin në mënyrë të rregullt algoritmet e mediave sociale, automatizimin dhe të dhëna nga palë të treta për të manipuluar opinionin publik. Studiuesit zbuluan se propaganda kompjuterike dhe manipulimi i mediave sociale janë përhapur masivisht vitet e fundit. Përhapja e lajmeve të rreme dhe narrativave jo të sakta është bërë normale për aktorët politikë anembanë globit, falë shtrirjes globale të mediave sociale. Raporti thekson se përdorimi i propagandës për të manipuluar qëndrimet e publikut nëpërmjet…
Shoqata e Shkrimtarëve të Amerikës është në grevë, duke negociuar me kompanitë e mëdha si Netflix, Amazon, Apple dhe Disney, nën Aleancën e Prodhuesve të Filmit dhe Televizionit (AMPTP). Kjo është greva e parë e Hollivudit në 15 vite, dhe vjen në një moment kur shkrimtarët po negociojnë mbi përdorimin e mjeteve AI si ChatGPT nga studiot. Nëpërmjet grevës, shkrimtarët dëshirojnë të rregullojnë përdorimin e inteligjencës artificiale në projektet e kinematografisë, duke thënë se AI nuk mund të shkruajë ose rishkruajë materiale letrare. AMPTP e hodhi poshtë propozimin, dhe ofroi takime vjetore për të diskutuar “përparimet në teknologji”. Që nga…
Sipas Bloomberg, Microsoft po punon me AMD për të përmirësuar aftësitë AI të GPU-ve të saj. Ndërsa Nvidia ka dominuar industrinë e hardware që mundësuan shpërthimin e fundit të produkteve gjeneruese të AI, Microsoft po kontribuon me “mbështetje” dhe “burime inxhinierike” për AMD-në, për të përmirësuar performancën e produkteve të saj në ngarkesat e punës së AI. Microsoft, sipas disa raportimeve, po punon në një version privat të ChatGPT që mund të kushtojë “10 herë” më shumë për t’u ekzekutuar sesa versioni i rregullt i ChatGPT. Nëse hardware që kërkohet për të ekzekutuar këto modele gjeneruese të AI është më…
Biznesmeni i famshëm amerikan, Mark Cuban, përpara pak kohësh ka parashikuar se kushdo që nuk e kupton AI, do të bëhet një “dinosaur në punë” brenda tre viteve. Tani, Cuban është kthyer me një tjetër parashikim. Sipas tij, shkenca kompjuterike do të ketë shumë pak vlerë për punëdhënësit në të ardhmen, për shkak të përparimit të AI. Në një intervistë me Kara Swisher, në podcastin Recode Decode, Cuban tha se pas 20 vitesh programuesit mund të kenë një vlerë të ulët për punëdhënësit. Aftësitë në rritje të AI padyshim po i bëjnë shumë punë të vjetruara, jo vetëm ato që…
Destinus, një kompani e re Europiane me bazë në Zvicër, po synon të sjellë një epokë të re të udhëtimeve hipersonike. Kompania synon të zhvillojë avionë të bazuar në energji hidrogjeni, dhe me zero emetime karboni, që do të fluturojnë në mënyrë autonome. Sipas planit të Destinus, avionët hipersonikë do të arrijnë shpejtësi që do të jenë 5 herë më të shpejta sesa shpejtësia e zërit. Kompania po zhvillon drone më të vegjël, përpara se të fillojë të komercializojë përpjekjet për të ndërtuar avionë të mëdhenj. Hidrogjeni është lënda djegëse e zgjedhur sepse është një burim energjie i pastër, i…

