Author: Tech Expert

Një pjesë e madhe e përmbajtjes që shfaqet për përdoruesit e rinj të YouTube nuk është produkt i kreativitetit njerëzor, por rezultat i një industri në rritje të “AI slop” përmbajtjes së prodhuar nga Inteligjenca Artificiale me cilësi të ulët, krijuar kryesisht për të mbledhur shikime dhe përfitime financiare. Sipas një studimi të kompanisë Kapwing, mbi 20% e videove të rekomanduara për një përdorues të ri përbëhen nga kjo lloj përmbajtjeje dhe disa kanale kryesisht AI kanë arritur të akumulojnë mbi 63 miliardë shikime dhe 221 milionë abonentë, duke gjeneruar rreth 117 milionë dollarë në vit. Fenomeni nuk është lokal, por global.…

Read More

Sipas Aravind Srinivas, CEO i kompanise Perplexity, ne te ardhmen inteligjenca artificiale mund te funksionoje direkt ne pajisjet tona personale, si smartphone apo laptop, pa pasur nevoje te mbeshtetet ne qendra gjigante te te dhenave. Ne nje podcast te fundit, ai theksoi se AI po shkon drejt mjeteve te personalizuara, qe do te punojne mbi pajisjet ekzistuese te perdoruesve, duke shmangur dergimin e vazhdueshem te te dhenave ne servere te larget. Disa kompani tashme kane nisur kete drejtim. Apple me “Apple Intelligence” dhe Microsoft me pajisjet Copilot+ kane integruar perpunimin e AI direkt ne pajisje, duke ofruar shpejtesi me te…

Read More

Në vitin 2025, Europa u përball me një valë të fortë sulmesh kibernetike. Ato përfshinë ndërprerje në aeroporte, akuza për ndërhyrje në zgjedhje, mashtrime me GPS në fluturimin e presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe madje sulme ndaj satelitëve në hapësirë. Kontinenti ishte ndër më të goditurit në botë, duke përfaqësuar 22 për qind të të gjitha sulmeve globale me ransomware. Sulmet kibernetike patën edhe pasoja të mëdha financiare. Sipas grupit të sigurimeve Howden, vende si Franca, Gjermania, Italia dhe Spanja kanë humbur së bashku rreth 300 miliardë euro gjatë pesë viteve të fundit për shkak të…

Read More

“A je i vdekur?”, një aplikacion që jep alarmin nëse një përdorues nuk kontrollon çdo 48 orë, ishte një nga aplikacionet me pagesë më të shitura në Kinë të martën, ndërsa numri në rritje i banorëve të vetëm në vend nxitoi për ta shkarkuar atë. Sipas mediave të huaja, gjithnjë e më shumë njerëz në ekonominë e dytë më të madhe në botë po jetojnë vetëm, ndërsa normat e martesave bien dhe numri i prindërve, fëmijët e të cilëve janë rritur dhe janë larguar, po rritet. Krijuar nga Moonscape Technologies, aplikacioni e paraqet veten si një “mjet sigurie i krijuar…

Read More

“Shumë shpejt do të kemi modelet kryesore të inteligjencës artificiale në botë në çdo rrjet të paklasifikuar dhe të klasifikuar në të gjithë departamentin tonë”, tha sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, në një fjalim në kompaninë e fluturimeve hapësinore të Musk, SpaceX.Chatbot-i i inteligjencës artificiale Grok i Elon Musk do t’i bashkohet motorit gjenerues të inteligjencës artificiale të Google për të operuar në rrjetin e Pentagonit të Shteteve të Bashkuara, njoftoi të hënën sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth. Njoftimi vjen vetëm disa ditë pasi Grok – i cili është i integruar në X, rrjetin e mediave…

Read More

Qeveri në mbarë botën kanë nisur masa kundër Grok, chatbot-it të inteligjencës artificiale të Elon Musk, për shkak të shqetësimeve serioze se ai po gjeneron imazhe seksuale të rreme pa pëlqim. Problemi lidhet me krijimin e deepfake-ve, ku fytyra e njerëzve, kryesisht grave, përdoret në përmbajtje eksplicite pa autorizim. Në Azinë Juglindore, Indonezia ishte vendi i parë që e bllokoi përkohësisht Grok, duke e cilësuar atë si rrezik për gratë, fëmijët dhe sigurinë digjitale. Autoritetet thanë se platforma nuk ka masa të mjaftueshme për të ndaluar krijimin e pornografisë së rreme, çka shkel privatësinë dhe dinjitetin e qytetarëve. Edhe Malajzia…

Read More

Google ka hequr disa nga përmbledhjet e tij shëndetësore të krijuara nga inteligjenca artificiale, pasi një hetim i The Guardian zbuloi se ato po u jepnin përdoruesve informacione të pasakta dhe të rreme, duke i vënë në rrezik për shëndetin. Këto përmbledhje, të quajtura AI Overviews, shfaqen në krye të rezultateve të kërkimit dhe synojnë t’u japin përdoruesve një pasqyrë të shpejtë të një teme. Google i ka përshkruar ato si “të dobishme” dhe “të besueshme”, por në praktikë disa prej tyre kanë dhënë informacione seriozisht të gabuara për shëndetin. Lexo edhe: Hetimi i “The Guardian”: Informacioni shëndetësor i gabuar nga inteligjenca…

Read More

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit Barbie të Greta Gerwig në vitin 2023 dhe paralajmërimit për një film të ri të animuar, Mattel vazhdon të zgjerojë botën e Barbie-t me personazhe që pasqyrojnë realitetin e sotëm. Këtë javë, kompania ka prezantuar Barbie-n e parë autike, një moment historik për industrinë e lodrave Vetëm gjashtë muaj pas lançimit të kukullës së parë Barbie me diabet të tipit 1, kjo risi e re e linjës Barbie Fashionistas është krijuar me një mision të qartë: që më shumë fëmijë “ta shohin veten tek Barbie” dhe që të gjithë fëmijët të rriten duke luajtur me lodra…

Read More

Në vitin 2026, njerëzimi mund të përballet me një realitet që deri dje i përkiste vetëm filmave fantastiko-shkencorë: një fëmijë i zhvilluar jo në mitrën e një gruaje, por brenda një makinerie. Kjo ide ka pushtuar titujt e mediave globale pas raportimeve për një “robot shtatzënie” humanoid në Kinë, që supozohej se mund të mbante një fetus deri në lindje me një kosto rreth 14,000 dollarë, shumë më pak se një shtatzëni surrogate tradicionale. Pretendimi u prezantua nga kompania Kaiwa Technology në Guangzhou, nga themeluesi i saj Dr. Zhang Qifeng, gjatë World Robot Conference 2025. Por shumë shpejt u zbulua…

Read More

Një hetim i realizuar nga The Guardian ka zbuluar se përmbledhjet me inteligjencë artificiale të Google, të njohura si AI Overviews, po ofrojnë në disa raste informacion të pasaktë dhe mashtrues shëndetësor, duke vënë në rrezik serioz shëndetin e qytetarëve. Këto përmbledhje, që shfaqen në krye të rezultateve të kërkimit, synojnë t’u japin përdoruesve përgjigje të shpejta dhe të përmbledhura. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se në disa raste ato përmbajnë këshilla të gabuara dhe potencialisht të rrezikshme, shkruan Guardian. Një nga rastet më alarmante lidhet me kancerin e pankreasit, ku Google këshillonte pacientët të shmangnin ushqimet me yndyrë. Specialistët e shëndetit e…

Read More