Author: Tech Expert

Në një lëvizje të re që synon të ripërcaktojë luftën moderne, Hyundai Rotem i Koresë së Jugut, në bashkëpunim me agjencitë kombëtare të mbrojtjes, po zhvillon tankun kryesor të betejës K3, i cili do të jetë i pari në botë që do të përdorë shtytjen me qeliza karburanti me hidrogjen, duke ofruar lëvizshmëri të paparë dhe aftësi të padukshme. Tanku kryesor i betejës me hidrogjen K3 Filozofia e projektimit pas K3 të Hyundai Rotem pasqyron një ndryshim revolucionar në luftën e mekanizuar. Integrimi i një sistemi hibrid të fuqisë shënon një largim nga motorët konvencionalë me naftë, duke ofruar një…

Read More

“Aktorët kërcënues” kinezë kanë hakuar serverat e softuerit të dokumenteve SharePoint të Microsoft, dhe kanë synuar të dhënat e bizneseve që e përdorin atë, tha firma amerikane. Linen Typhoon dhe Violet Typhoon të mbështetur nga shteti kinez, si dhe Storm-2603 me bazë në Kinë, thuhet se kanë “shfrytëzuar dobësitë” në serverat SharePoint në vend, lloji i përdorur nga firmat, por jo në shërbimin e saj të bazuar në cloud. Gjiganti amerikan i teknologjisë ka publikuar përditësime sigurie në përgjigje dhe ka këshilluar të gjithë klientët e serverëve SharePoint në vend, që t’i instalojnë ato. “Hetimet për aktorë të tjerë që…

Read More

Katedralja “Notre Dame” në Paris do të paraqitet në platformë digjitale nga gjiganti amerikan i teknologjisë “Microsoft”, me qëllim zbulimin e çdo detaji të skulpturave të saj gotike.Projekti pritet të zgjasë të paktën një vit dhe të kushtojë disa milionë dollarë, i tha sot revistës “Le Point”presidenti i “Microsoft-it, Brad Smith.Duke ndjekur shembullin e projekteve të mëparshme të digjitalizimit, si ai i Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë, katedralja do të skanohet me teknologji shumë të avancuar për t’u ruajtur në mënyrë digjitale për brezat e ardhshëm. Monumenti i famshëm i Parisit rihapi dyert në dhjetor pas një zjarri shkatërrues…

Read More

Netflix ka përdorur Inteligjencën Artificiale për herë të parë në një nga serialet e tij origjinale, sipas deklaratave të bashkë-CEO-së së platformës, Ted Sarandos.Ai argumentoi se kjo teknologji kontribuon në krijimin e prodhimeve më të mira dhe më të lira. Siç njoftoi ai, seriali argjentinas i fantastikës shkencore ” The Eternaut ” është prodhimi i parë i platformës në të cilin Inteligjenca Artificiale Gjenetike (IA gjeneruese) është përdorur për të krijuar efekte. Seriali ndjek një grup të mbijetuarish nga një reshje e papritur dëbore që shkatërron gjithçka në rrugën e saj. “Ne mbetemi të bindur se Inteligjenca Artificiale është një…

Read More

Inxhinieri i informatikës Erion Demiri ka paralajmëruar ditën e djeshme përmes një postimi në profilin e tij në Facebook mbi një skemë të re mashtrimi që po qarkullon kohët e fundit në Shqipëri. Sipas tij, qytetarët po marrin mesazhe të rreme në emër të “Postës Shqiptare”, ku u kërkohet të paguajnë një tarifë prej 55 lekësh për një dërgesë të supozuar. Ky veprim, sipas Demirit, është një tentativë e qartë për të mashtruar dhe për të përfituar të dhënat personale apo bankare të qytetarëve. Demiri thekson se bëhet fjalë për një skemë phishing, e cila nuk ka asnjë lidhje me…

Read More

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka nxjerrë në pah se vetëm 51% e të rinjve shqiptarë të moshës 16–29 vjeç zotërojnë aftësi digjitale bazë, një përqindje dukshëm më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, që është 71%. Në vendin tonë, nuk ka dallime gjinore sa i përket zotërimit të këtyre aftësive, si djemtë, ashtu edhe vajzat janë në të njëjtin nivel. Kjo bie në kontrast me situatën në shumicën e vendeve të BE-së, ku vajzat zakonisht kanë aftësi digjitale më të mira se djemtë. Në vitin…

Read More

Starlink thuhet se po përgatitet të lansojë gjeneratën e ardhshme të satelitëve vitin e ardhshëm. Sipas kompanisë, e cila është në pronësi të Elon Musk, secili prej satelitëve të rinj është projektuar për të ofruar më shumë se një terabit kapacitet shkarkimi të të dhënave (> 1,000 Gbps), si dhe mbi 200 Gbps kapacitet ngarkimi të dhënash për përdoruesit në Tokë. Lexo edhe: Ukraina kombi i parë evropian që do të lançojë internetin Starlink  “Kjo është më shumë se 10 herë kapaciteti i shkarkimit dhe 24 herë kapaciteti i ngarkimit krahasuar me satelitët e gjeneratës së dytë”, thotë Starlink. Starlink…

Read More

Njerëzit më të pasur në botë kanë disa gjëra të përbashkëta, por një nga më të spikaturat është se 10 më të pasurit kanë më shumë se 100 miliardë dollarë në emër të tyre. Më të pasurit kanë 200 miliardë dollarë ose më shumë. Këto shuma nuk përbëhen nga para të gatshme në bankë, por janë kryesisht investime, shpesh të disa prej kompanive më të mëdha të tregtuara publikisht, në të cilat edhe publiku i gjerë mund të investojë. Këta miliarderë arritën majat e tyre të larta përmes punës së palodhur, ideve të shkëlqyera, rastësisë dhe shumë planifikimit të kujdesshëm…

Read More

Jensen Huang është bashkëthemelues dhe CEO i Nvidia, kompania që ka udhëhequr revolucionin e inteligjencës artificiale (AI) dhe është bërë ndër më të vlefshmet në botë nën drejtimin e tij. Gjatë një vizite në Pekin, Huang u pyet nga një gazetar: “Po të ishe një 22-vjeçar që sapo është diplomuar sot në vitin 2025, por me të njëjtën ambicie si më parë, në cilën fushë do të përqendroheshe?” Ai u përgjigj: “Jenseni i ri, 20-vjeçar, që sapo është diplomuar, me shumë gjasë do të kishte zgjedhur më tepër shkencat fizike sesa shkencat e softuerit,” duke shtuar se ai vetë ishte…

Read More

Microsoft ka lëshuar një alarm në lidhje me “sulmet aktive” në softuerin e serverit të përdorur nga agjencitë qeveritare dhe bizneset për të ndarë dokumente brenda organizatave, dhe rekomandoi përditësime sigurie që klientët duhet të aplikojnë menjëherë. FBI tha se është në dijeni të sulmeve dhe po punon ngushtë me partnerët e saj federalë dhe të sektorit privat, por nuk ofroi detaje të tjera. Në një alarm të lëshuar të shtunën, Microsoft tha se dobësitë vlejnë vetëm për serverët SharePoint të përdorur brenda organizatave. Dhe tha se SharePoint Online në Microsoft 365, i cili është në cloud, nuk u godit…

Read More