Author: Tech Expert

Ndërsa vendet në mbarë botën po draftojnë ligjet e tyre mbi sigurinë e fëmijëve në internet, çështja e verifikimit të moshës në platformat e mediave sociale po zë vend të rëndësishëm. Shumë shtete po shqyrtojnë mundësine e zbatimin të kërkesave të verifikimit të moshës, për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet e internetit. Megjithatë, kjo mbrojtje ka një kosto: privatësinë e përdoruesve të internetit, të rinj dhe të vjetër. Agjensitë qeveritare, korporatat private, dhe studiuesit akademikë janë përpjekur të gjejnë mënyra për të mundësuar verifikimin e moshës së përdoruesve pa rrezikuar privatësinë e tyre në internet. Megjithatë, mbrojtësit e privatësisë janë…

Read More

Google, platforma e cila ka miliarda llogari përdoruesish, publikoi të martën se po planifikon të fshijë llogaritë që kanë mbetur joaktive prej minimalisht dy vitesh. Vendimi është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të gjigandit të teknologjisë për të forcuar masat e sigurisë për bazën e gjerë të përdoruesve, sipas një deklarate të kompanisë. Duke filluar nga dhjetori i këtij viti, Google mund të fshijë një llogari, nëse nuk ka qenë aktive në asnjë nga shërbimet e saj për dy vjet, shkroi kompania në një postim në blog. Si pjesë e fshirjes së llogarisë, Google do të heqë gjithashtu përmbajtjen që…

Read More

Në një marrëveshje historike, Samsung raportohet se ka rënë dakord të blejë panele TV OLED nga LG Display, një lëvizje që nënkupton një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë e teknologjisë së prodhimit të televizorëve. Gjigandi koresano-jugor i teknologjisë planifikon të përfshijë në linjën e tij të produkteve panelet OLED 77 dhe 83 inç të LG-së, duke ndihmuar potencialisht që LG Display të bëhet fitimprurës. Kjo marrëveshje ndodh në një periudhë ku LG po përballet me një konkurrencë të ashpër në panelet LCD, nga prodhuesit kinezë. Vendimi i Samsung për të blerë panele OLED nga LG, konkurrenti i saj prej kohësh,…

Read More

Apple ka bërë një prezantim paraprak të veçorive të saj të ardhshme të aksesueshmërisë, të dizajnuara për të përmirësuar njohjen, vizionin, dëgjimin dhe lëvizshmërinë. Veçanërisht, gjigandi i teknologjisë ka prezantuar një veçori të re, të quajtur Personal Voice, i cili do të shërbejë për individët në rrezik për të humbur aftësinë e tyre të të folurit. Ky mjet inovativ i lejon përdoruesit të gjenerojnë një zë të sintetizuar, që pasqyron në mënyrë të ngjashme zërin e tyre, duke lehtësuar komunikimin me miqtë dhe familjen. Krijimi i një zëri të tillë kërkon që përdoruesit të lexojnë me zë të lartë një…

Read More

Në periudhën e zgjedhjeve, exit poll-et janë një aspekt i rëndësishëm për të kuptuar perspektivën e qytetarëve mbi votat e tyre. Këto sondazhe, jo vetëm që japin një pasqyrë të parë të rezultatit të mundshëm të zgjedhjeve, por ato gjithashtu ndihmojnë në analizën e sjelljes së votuesve, dhe preferencave të tyre politike. Teknologjia ka luajtur një rol të madh në përmirësimin e saktësisë dhe efektivitetit të këtyre sondazheve. Teknologjia ka mundësuar që exit poll-et të bëhen më të shpejta dhe të sakta. Në të kaluarën, exit poll-et bëheshin nëpërmjet intervistave të drejtpërdrejta me votuesit, sapo ata dalnin nga qendra e…

Read More

OpenAI, kompania e inteligjencës artificiale përgjegjëse për ChatGPT, ka vendosur të përmirësojë ndjeshëm përvojën e përdoruesit, me prezantimin e një sërë veçorish të reja për abonentët e saj ChatGPT Plus. Ndër këto veçori të reja është integrimi i një aftësie të shfletimit në internet. Ky përditësim është planifikuar të transformojë ChatGPT në një motor kërkimi premtues, duke i mundësuar aksesin në informacione të përditësuara në kohë reale. Ky është një përmirësim i dukshëm nga kufizimet e tij të mëparshme, ku mund të jepte informacion deri në vitin 2021, duke e bërë atë më pak të dobishëm për pyetjet rreth ngjarjeve…

Read More

Në një event më 18 maj, HTC do të të zbulojë smartphone-n e saj më të ri, U23 Pro 5G, sipas një postimi zyrtar të kompanisë. Dikur një ndër kompanitë më të mëdha në tregun e smartphone-ve, oferta më e re e HTC qëndron në targetimin e një tregu mesatar, megjithatë premton një qasje interesante me lidhjen që ka arritur të kryejë me dyqanin e aplikacioneve VR Viverse, i cili ofron një sërë lojërash dhe përvojash për konsumatorët. https://twitter.com/htc/status/1657097097135415315?t=fGZSqBg_fF6m3HGabpks2Q&s=19 HTC U23 Pro 5G pretendohet se është i pajisur me një grup specifikash relativisht modeste. Sipas raportimeve fillestare të industrisë, smartphone…

Read More

Bashkimi Europian (BE) i ka dhënë dritën jeshile blerjes prej 69 miliardë dollarësh nga Microsoft të titanit të lojërave video, Activision Blizzard. Miratimi, i publikuar nga Komisioni Europian të hënën, është nxitur nga angazhimi i Microsoft për të licencuar lojërat e Activision në platformat e lojërave cloud, një lëvizje që besohet se ofron përfitime të rëndësishme për konkurrencën dhe konsumatorët. CEO i Activision, Bobby Kotick, shprehu kënaqësinë e tij për miratimin, duke deklaruar se Activision synon të zgjerojë ndjeshëm investimet dhe fuqinë punëtore në të gjithë BE-në. Gjithashtu, Activision gjykon se ky bashkëpunim do të sjellë përfitime të rëndësishme për…

Read More

Studiuesit kanë zbuluar një risi në teknologjinë celulare, modelin e parë të celularit pa bateri, i cili funksionon me një sasi të vogël energjie. Kjo pajisje novatore konsumon vetëm disa mikrovat energji, ndërsa ofron funksionalitet si shumë celularë të tjerë. Ky telefon pa bateri është i aftë të ndiejë të folurin, të aktivizojë kufjet, dhe të bëjë shume funksione të tjera, si çdo pajisje e ngjashme. Gjithashtu, ky model përfshin një veçori të grumbullimit të energjisë, që mundëson funksionimin e vazhdueshëm pa pasur nevojë për një bateri tradicionale. Në një zhvillim të rëndësishëm, studiuesit kryen me sukses telefonatën e parë…

Read More

Ndërsa Shqipëria ishte e angazhuar në zgjedhjet lokale të vitit 2023, shqetësimet në lidhje me integritetin dhe besueshmërinë e sistemeve të votimit elektronik janë bërë një temë shumë e rëndësishme diskutimi. Me rritjen e mbështetjes tek teknologjia në procesin zgjedhor, është thelbësore të adresohen problematikat e mundshme në këto sisteme, dhe të jenë gati planet e emergjencës, në rast problematikash. Në këtë artikull, ne do të diskutojmë mbi sfidat me të cilat u përballën sistemet elektronike zgjedhore në Shqipëri, dhe do të diskutojmë mbi masat që duhet të ishin parashikuar, për të siguruar një proces zgjedhor të drejtë dhe transparent.…

Read More