Author: Tech Expert

Sulmet kibernetike po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, ndërsa përdorimi i inteligjencës artificiale u mundëson hakerëve të krijojnë metoda gjithnjë e më bindëse mashtrimi. Llogaritë bankare, rrjetet sociale, adresat e emailit dhe të dhënat personale janë ndër objektivat e tyre. Megjithatë, nuk është e nevojshme të jeni ekspertë të teknologjisë për të mbrojtur veten. Ja shtatë mënyra praktike për të rritur sigurinë tuaj në internet. 1. Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim kudo Nëse përdorni të njëjtin fjalëkalim për Facebook, Instagram, email dhe llogarinë bankare, mjafton komprometimi i njërës prej tyre për të rrezikuar edhe të tjerat. Përdorni fjalëkalime të…

Read More

Gjermania dhe Austria kanë propozuar që aktiviteti i TikTok në Europë të kalojë nën pronësinë dhe kontrollin europian. Sipas tyre, rregulloret ekzistuese nuk janë të mjaftueshme për të adresuar shqetësimet mbi sigurinë e të dhënave dhe funksionimin e algoritmeve të platformës kineze. Ministri gjerman i Kulturës dhe Medias, Wolfram Weimer, dhe sekretari austriak i Shtetit për Digjitalizimin, Alexander Pröll, kanë kërkuar përmes një deklarate të përbashkët që Europa të marrë kontrollin edhe mbi infrastrukturën kryesore teknologjike të TikTok. Dy vendet synojnë të sigurojnë mbështetjen e shteteve të tjera të Bashkimit Europian gjatë takimit të Këshillit të Telekomunikacionit dhe Energjisë, më…

Read More

Samsung Electronics ka konfirmuar një incident të sigurisë kibernetike, pasi grupi i hakerëve n0n publikoi në dark web 220 MB të dhëna që pretendon se i përkasin gjigantit teknologjik koreano-jugor. Informacionet e publikuara zbulojnë detaje mbi mënyrën se si televizorët inteligjentë të Samsung mbledhin të dhëna për aktivitetin e përdoruesve. Sipas një analize të studiuesve të Cybernews, materialet e publikuara përmbajnë rreth 150 mijë regjistrime të aktivitetit në Smart TV gjatë vitit 2024. Informacionet përfshijnë oraret dhe kohëzgjatjen e shikimit të televizorit, të dhëna mbi pajisjet, qytetet, kodet postare dhe ofruesit e shërbimeve televizive. Megjithatë, ato nuk zbulojnë konkretisht se…

Read More

Grand Theft Auto VI ka shkaktuar polemika në mbarë botën, ndërsa në disa vende lojtarët raportohet se nuk mund ta blejnë videolojën përmes platformave zyrtare lokale. Sipas raportimeve, GTA 6 nuk figuron në dyqanet zyrtare të PlayStation në Rusi, Kinë, Kuvajt, Katar, Bahrein, Oman dhe Liban. Megjithatë, mungesa e lojës në këto platforma nuk nënkupton domosdoshmërisht se qeveritë e këtyre vendeve e kanë ndaluar zyrtarisht. Ndërkohë, Taxhikistani ka vendosur më parë kufizime ndaj serisë GTA në qendrat e videolojërave, ndërsa në Korenë e Veriut, kontrollet e rrepta mbi përmbajtjet e huaja argëtuese kufizojnë edhe aksesin në videolojërat ndërkombëtare. Lexo edhe: GTA…

Read More

Vetëm pak ditë pas lançimit të shumëpritur, Grand Theft Auto VI po përballet me kritika të shumta nga komuniteti i lojtarëve. Sipas raportimeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, loja pretendohet se ka regjistruar mbi 5 milionë çinstalime në pak më shumë se 72 orë. Një nga kritikat më të shpeshta lidhet me realizmin e tepruar të lojës. Disa fansa ankohen se edhe veprime karakteristike të serisë GTA, si vjedhja e automjeteve, janë bërë tepër të komplikuara, duke e bërë eksperiencën më pak argëtuese. Të tjerë e kanë cilësuar me ironi lojën si një “simp simulator”, duke kritikuar fokusin te marrëdhëniet romantike…

Read More

Në një kohë kur gjithçka po digjitalizohet, japonezët po rikthehen te një metodë tradicionale për të mbrojtur të dhënat personale: shkrimi i fjalëkalimeve në letër. Sipas gazetës japoneze Nikkei, kompania Hands ka raportuar një rritje prej 50% të shitjeve të blloqeve të posaçme për ruajtjen e fjalëkalimeve, krahasuar me vitin e kaluar. Kërkesa ka qenë aq e lartë, sa produktet janë shitur plotësisht në dyqanin online të kompanisë. Një trend të ngjashëm ka raportuar edhe rrjeti i dyqaneve Daiso. Fillimisht, këto blloqe ishin të destinuara kryesisht për personat mbi 60 vjeç. Megjithatë, së fundmi është vënë re një interes në…

Read More

Një rrjedhje masive të dhënash ka goditur HOT.com, një platformë amerikane që grumbullon oferta për shërbime për të rritur në mbarë botën. Rreth 1.22 terabajt të dhënash, përfshirë informacione personale të miliona punonjësve të seksit, kanë qenë të aksesueshme publikisht. Studiuesit e sigurisë kibernetike zbuluan në mesin e shtatorit 2026 një bazë të dhënash Elasticsearch të pambrojtur, e cila përmbante informacione të ndjeshme si numra telefoni, adresa emaili, profile në rrjetet sociale, vendndodhje gjeografike dhe historikun e aktivitetit të përdoruesve. Sipas studiuesve, të dhënat e ekspozuara përfshijnë: 258 milionë regjistrime që përmbajnë numra telefoni; 20 milionë regjistrime me adresa emaili;…

Read More

Një pamje spektakolare nga Rio de Zhaneiro në Brazil ka mahnitur përdoruesit e rrjeteve sociale. Statuja e famshme e Krishtit Shëlbues është shfaqur mbi një det resh, duke krijuar iluzionin sikur qëndron pezull në qiell. Një shtresë e dendur resh ka mbuluar malin Corcovado, duke fshehur pjesërisht monumentin dhe peizazhin përreth. Ndërkohë, mjegulla që zbret përgjatë malit ngjan me një ujëvarë gjigante. Pamjet, të publikuara të shtunën në rrjetet sociale, kanë tërhequr vëmendjen e përdoruesve për atmosferën e pazakontë dhe pothuajse surreale që ka krijuar ky fenomen natyror. View this post on Instagram A post shared by News18.com (@cnnnews18) Me…

Read More

Arion Kurtaj, hakeri që qëndron pas një prej rrjedhjeve më të bujshme të informacionit në historinë e industrisë së videolojërave, është liruar me kusht nga burgu, raporton BBC. 21-vjeçari nga Oxfordi u dënua me shtatë vite burg për një sërë sulmesh kibernetike, përfshirë atë ndaj Rockstar Games, kompanisë që zhvillon Grand Theft Auto. Megjithatë, gjykata vendosi ta lironte në të njëjtën ditë, duke marrë parasysh kohën që kishte kaluar në një spital të sigurisë së lartë dhe në paraburgim. Kurtaj ishte vetëm 17 vjeç kur, në shtator të vitit 2022, arriti të depërtonte në sistemet e Rockstar Games nga një…

Read More

I lindur në Tajvan në vitin 1963, Jensen Huang emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur ishte vetëm nëntë vjeç. Gjatë adoleshencës punoi si kamarier dhe larës enësh në restorantin Denny’s, ndërsa më vonë studioi inxhinieri elektrike në Universitetin e Oregonit dhe përfundoi studimet master në Stanford. Në vitin 1993, së bashku me Chris Malachowsky dhe Curtis Priem, themeloi Nvidia-n, një kompani që fillimisht synonte të revolucionarizonte grafikën e videolojërave. Rruga drejt suksesit nuk ishte e lehtë. Produktet e para dështuan dhe në vitin 1996 Nvidia ishte pranë falimentimit. Huang u detyrua të largonte një pjesë të konsiderueshme të…

Read More