Author: Tech Expert

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Një raport i Eurostat-it ka nxjerrë në pah se vetëm 51% e të rinjve shqiptarë të moshës 16–29 vjeç zotërojnë aftësi digjitale bazë, një përqindje dukshëm më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian, që është 71%. Në vendin tonë, nuk ka dallime gjinore sa i përket zotërimit të këtyre aftësive, si djemtë, ashtu edhe vajzat janë në të njëjtin nivel. Kjo bie në kontrast me situatën në shumicën e vendeve të BE-së, ku vajzat zakonisht kanë aftësi digjitale më të mira se djemtë. Në vitin…

Read More

Starlink thuhet se po përgatitet të lansojë gjeneratën e ardhshme të satelitëve vitin e ardhshëm. Sipas kompanisë, e cila është në pronësi të Elon Musk, secili prej satelitëve të rinj është projektuar për të ofruar më shumë se një terabit kapacitet shkarkimi të të dhënave (> 1,000 Gbps), si dhe mbi 200 Gbps kapacitet ngarkimi të dhënash për përdoruesit në Tokë. Lexo edhe: Ukraina kombi i parë evropian që do të lançojë internetin Starlink  “Kjo është më shumë se 10 herë kapaciteti i shkarkimit dhe 24 herë kapaciteti i ngarkimit krahasuar me satelitët e gjeneratës së dytë”, thotë Starlink. Starlink…

Read More

Njerëzit më të pasur në botë kanë disa gjëra të përbashkëta, por një nga më të spikaturat është se 10 më të pasurit kanë më shumë se 100 miliardë dollarë në emër të tyre. Më të pasurit kanë 200 miliardë dollarë ose më shumë. Këto shuma nuk përbëhen nga para të gatshme në bankë, por janë kryesisht investime, shpesh të disa prej kompanive më të mëdha të tregtuara publikisht, në të cilat edhe publiku i gjerë mund të investojë. Këta miliarderë arritën majat e tyre të larta përmes punës së palodhur, ideve të shkëlqyera, rastësisë dhe shumë planifikimit të kujdesshëm…

Read More

Jensen Huang është bashkëthemelues dhe CEO i Nvidia, kompania që ka udhëhequr revolucionin e inteligjencës artificiale (AI) dhe është bërë ndër më të vlefshmet në botë nën drejtimin e tij. Gjatë një vizite në Pekin, Huang u pyet nga një gazetar: “Po të ishe një 22-vjeçar që sapo është diplomuar sot në vitin 2025, por me të njëjtën ambicie si më parë, në cilën fushë do të përqendroheshe?” Ai u përgjigj: “Jenseni i ri, 20-vjeçar, që sapo është diplomuar, me shumë gjasë do të kishte zgjedhur më tepër shkencat fizike sesa shkencat e softuerit,” duke shtuar se ai vetë ishte…

Read More

Microsoft ka lëshuar një alarm në lidhje me “sulmet aktive” në softuerin e serverit të përdorur nga agjencitë qeveritare dhe bizneset për të ndarë dokumente brenda organizatave, dhe rekomandoi përditësime sigurie që klientët duhet të aplikojnë menjëherë. FBI tha se është në dijeni të sulmeve dhe po punon ngushtë me partnerët e saj federalë dhe të sektorit privat, por nuk ofroi detaje të tjera. Në një alarm të lëshuar të shtunën, Microsoft tha se dobësitë vlejnë vetëm për serverët SharePoint të përdorur brenda organizatave. Dhe tha se SharePoint Online në Microsoft 365, i cili është në cloud, nuk u godit…

Read More

Neal Mohan, CEO i YouTube, doli në skenë këtë javë për të njoftuar se YouTube Shorts tani po grumbullon një shifër marramendëse prej 200 miliardë shikimesh çdo ditë. Ky nuk është gabim shtypi. Është pothuajse tre herë më shumë se 70 miliardë shikime ditore që Shorts po tërhiqte pak më shumë se një vit më parë në mars 2024 – një rritje prej 186% që i vë ambiciet e YouTube për format e shkurtra në hiperaktivitet. Le të jemi të qartë: TikTok, dikur mbreti i padiskutueshëm i videove vertikale, nuk ka publikuar metrika të krahasueshme ditore për njëfarë kohe -…

Read More

Një e pesta e eksporteve të Bashkimit Europian ka si destinacion Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka i bën vendet anëtare veçanërisht të ndjeshme ndaj çdo vendimi të Uashingtonit për rritjen e tarifave doganore. Gjermania, me sektorin e fuqishëm të prodhimit të makinave, dhe Irlanda, me varësinë e saj nga eksportet farmaceutike, renditen si ekonomitë më të rrezikuara në rast të përshkallëzimit të përplasjeve tregtare me SHBA-në. Kur presidenti amerikan Donald Trump vendosi në prill një tarifë të re prej 25% për importet e makinave dhe pjesëve të tyre, analistët identifikuan Gjermaninë si vendin e BE-së me ekspozimin më të…

Read More

Tridhjetë vjet më parë, një metodë komprimimi audio revolucionarizoi botën e muzikës. Instituti Fraunhofer në Erlangen e quajti këtë format të ri mp3. Një shpikje që ende formëson jetën tonë teknologjike sot. Bernhard Grill nuk është i lehtë për t’u gjetur këto ditë. Drejtori i Institutit Fraunhofer për Qarqet e Integruara (IIS) në Erlangen është vazhdimisht në lëvizje nga një konferencë shtypi në tjetrën. 30 vjet mp3: shumë media duan të flasin me një nga bashkëthemeluesit e asaj kohe. Grill ishte një nga ata zhvilluesi që për vite me radhë në Erlangen kishin punuar për të zvogëluar madhësinë e skedarëve…

Read More

Kompania koreano-jugore Samsung po shqyrton zhvillimin e bizhuterive, syzeve dhe varëseve inteligjente të mundësuara nga inteligjenca artificiale, që përdoruesit mund t’i veshin çdo ditë. Won-Jun Choi, drejtor operativ i divizionit të përvojës mobile të Samsung, tha se përdoruesit mund të komunikojnë dhe të bëjnë gjëra më shpejt me ndihmën e këtyre pajisjeve të inteligjencës artificiale pa pasur nevojë të nxjerrin telefonat e tyre, shkruan CNN. “Për Samsung, këto lloje pajisjesh të reja mund të jenë diçka që e bartni rreth qafës, diçka që varet nga veshët ose diçka që e vendosni në gisht. Pra, mund të jenë syze, vathë, orë…

Read More

Komisioni i BE-së ka prezantuar një prototip të një aplikacioni për verifikimin e moshës së përdoruesve online. Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Henna Virkkunen, njoftoi se Italia, Franca, Spanja, Greqia dhe Danimarka do të marrin pjesë në fazën pilot të aplikacionit.Aplikacioni do të përdoret për të verifikuar nëse një përdorues është mbi 18 vjeç pa pasur nevojë të zbulojë ndonjë informacion të mëtejshëm personal, duke respektuar privatësinë.Politika e Privatësisë Prototipi i aplikacionit, i cili vendos një standard në sigurimin e moshës online, për shembull, do t’u lejojë përdoruesve të vërtetojnë lehtësisht se janë mbi 18 vjeç kur qasen në përmbajtje për…

Read More