Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Microsoft mund t’ju kompensojë për ndërprerjen globale të shërbimeve, ja kush përfiton

    November 20, 2026

    Hakerët publikojnë të dhënat e 16 mijë klientëve të Visa, Mastercard dhe JPMorgan Chase

    November 20, 2026

    Testohet treni i parë në linjën Durrës-Tiranë-Rinas, hekurudha pritet të përfundojë në 2027

    November 20, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Microsoft mund t’ju kompensojë për ndërprerjen globale të shërbimeve, ja kush përfiton

      November 20, 2026

      Hakerët publikojnë të dhënat e 16 mijë klientëve të Visa, Mastercard dhe JPMorgan Chase

      November 20, 2026

      Testohet treni i parë në linjën Durrës-Tiranë-Rinas, hekurudha pritet të përfundojë në 2027

      November 20, 2026

      Probleme globale me shërbimet e Apple, përdoruesit e iPhone nuk hyjnë dot në llogaritë e tyre

      November 19, 2026

      Sulm kibernetik ndaj 178 faqeve të njohura, mes tyre Zoom, CNN, HSBC dhe IKEA

      November 19, 2026
    • Mobiles

      7 smartphone-t më të mirë deri në 500 euro: Cilin ia vlen të blesh në nëntor 2026?

      November 17, 2026

      Pa internet gjatë festave? Xfinity prezanton funksionin që fik Wi-Fi me një klikim

      November 12, 2026

      Apple paralajmëron politikanët gjermanë: iPhone-t e tyre mund të jenë përgjuar

      November 2, 2026

      “SMS i vdekjes”: Një mesazh i padukshëm mund të bllokojë telefonat Android dhe të ndërpresë thirrjet e urgjencës

      October 30, 2026

      iPhone 18 Pro Max vs. iPhone 17 Pro Max: Çfarë ka ndryshuar dhe a ia vlen modeli i ri?

      October 28, 2026
    • Gadgets

      Telefoni i vjetër gjerman rikthehet në jetë, tani flet me inteligjencën artificiale të Google

      November 11, 2026

      Kamerat e sigurisë UniFi: Pse konsiderohen ndër zgjedhjet më të mira për monitorim?

      November 10, 2026

      Fotot e fëmijëve në Instagram mund të përdoren nga AI pa leje: Rasti i Meta ngre alarmin për privatësinë

      October 29, 2026

      Si funksionon “Dollapi Inteligjent”, shpikja e gjimnazistëve të “Petro Nini Luarasit”?

      October 23, 2026

      CUDY Switch Review: 3 pajisje për rrjete të vogla, shpejtësi 2.5 Gbps dhe sisteme profesionale PoE

      October 23, 2026
    • Gaming

      Pritjes i erdhi fundi! GTA 6 publikohet zyrtarisht sot, pas 13 vitesh

      November 19, 2026

      Kompania bëhet virale: Ofron 120 mijë dollarë në vit për të luajtur GTA 6

      November 18, 2026

      GTA 6 zbulon makinat e reja, nga modelet klasike te supermakinat moderne

      November 9, 2026

      GTA 6 mbërrin edhe në Tiranë, një mural gjigant shfaqet në kryeqytet

      November 5, 2026

      GTA 6 del më 19 nëntor, nis numërimi mbrapsht për lojën më të shumëpritur

      November 2, 2026
    • AI

      Shqipëria në hartën e rrezikut nga sulmet kibernetike, Erion Demiri: IA po përdoret edhe për qëllime keqdashëse

      November 18, 2026

      Elon Musk dhe drejtuesit e Big Tech kërkojnë rikthimin e Jensen Huang në krye të Nvidia

      November 16, 2026

      Pse skandali i Jensen Huang mund të tronditë ekonominë globale dhe industrinë e inteligjencës artificiale?

      November 13, 2026

      Kompania e Mira Muratit drejt vlerësimit 40 miliardë dollarë, më pak se dy vite nga themelimi

      November 10, 2026

      Harvardi ndalon inteligjencën artificiale dhe telefonat në një nga kurset më të kërkuara

      November 9, 2026
    • Social Media

      Instagram sjell funksionin e shumëpritur: Tani mund të ndryshoni Story-t edhe pas publikimit

      November 19, 2026

      Të premtojnë se do të bëhesh milioner nëse blen kursin e tyre online: Ja mashtrimi që përdorin

      November 11, 2026

      Mjaft me profesionistë që bëjnë palaçon për klikime! Europianët kërkojnë komunikim më serioz në rrjetet sociale

      November 4, 2026

      Deri në 2 mijë dollarë për propagandë politike: Influencerët e TikTok pranojnë të fshehin pagesat

      November 3, 2026

      Instagram sfidon YouTube: Së shpejti video deri në 90 minuta dhe mundësi për t’i parë në televizor

      October 28, 2026
    • Apps

      Pse artistët po largohen nga Etsy? Inteligjenca artificiale po u merr vendin krijuesve të vërtetë

      November 18, 2026

      Hakerët pretendojnë se mund të hyjnë në Gmail edhe pasi ndryshoni fjalëkalimin

      November 10, 2026

      Një francez krijon aplikacionin që gjurmon lëvizjet e policisë gjatë protestave në kohë reale

      November 3, 2026

      Revolut pëson ndërprerje globale: Miliona përdorues mbeten pa akses në llogaritë dhe kartat bankare

      October 26, 2026

      Administrata Trump urdhëron ndalimin e DeepSeek në agjencitë federale amerikane

      October 22, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » A ndikon shikimi i Reels-ave në tru si alkooli?
    Social Media

    A ndikon shikimi i Reels-ave në tru si alkooli?

    Videot e shkurtra janë të dizajnuara për të mbajtur përdoruesit të ngjitur pas ekranit.
    Tech ExpertBy Tech ExpertAugust 20, 2025Updated:August 20, 20251 Comment4 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ajo “vetëm edhe pesë minuta” në Instagram Reels apo TikTok shpesh shndërrohet lehtësisht në një orë të tërë skrollimi, një të qeshur e shpejtë këtu, një video me kafshë të lezetshme atje, dhe para se ta kuptoni, dielli ka perënduar. Në dukje duket e padëmshme, madje relaksuese. Por truri juaj mund të mos mendojë kështu.

    Një studim i botuar në NeuroImage, i udhëhequr nga profesori Qiang Wang nga Tianjin Normal University, ka zbuluar diçka shqetësuese: përdorimi i tepruar i videove të shkurtra nuk është thjesht argëtim, ai mund të ndryshojë fizikisht trurin. Studiuesit kanë vënë re se përdoruesit e varur nga videot e shkurtra tregojnë aktivitet të shtuar në rrugët e shpërblimit të trurit, të njëjtat që ndizen nga alkooli apo bixhozi, si dhe ndryshime në zonat që kontrollojnë impulsin, përqendrimin dhe emocionet. Me fjalë më të thjeshta, këto klipe të pafajshme po ushqejnë tepër sistemin tuaj të dopaminës, duke e bërë trurin më pak të ndjeshëm ndaj kënaqësive të përditshme dhe duke e vështirësuar kontrollin e zakoneve të navigimit. Një “pushim i shpejtë” mund të shndërrohet në një trajnim të trurit për të kërkuar vazhdimisht stimuj të shpejtë dhe intensivë, duke e bërë të vështirë funksionimin pa to.

    Si e stimulojnë Reels-at trurin

    Videot e shkurtra janë të dizajnuara për të mbajtur përdoruesit të ngjitur pas ekranit. Çdo swipe, klikim apo kalim automatik shoqërohet me një shpërthim të dopaminës, kimikatit të trurit që lidhet me ndjesinë e kënaqësisë, motivimit dhe shpërblimit. Platformat përdorin ritëm të shpejtë, tinguj tërheqës dhe përmbajtje të paparashikueshme për të maksimizuar efektin, duke krijuar një cikël ku truri pret gjithmonë “hit-in” e radhës. Me kalimin e kohës, këto shpërthime të shpeshta dopaminash e bëjnë sistemin e shpërblimit më të pandjeshëm.

    Aktivitete që më parë sillnin gëzim, leximi i një libri, shijimi i një vakti apo një bisedë ballë për ballë, fillojnë të duken të mërzitshme. Ky model është i ngjashëm me ndryshimet neurologjike të vërejtura në varësinë nga alkooli apo bixhozi: truri mësohet me stimulimin intensiv dhe humbet aftësinë për të shijuar kënaqësitë e thjeshta.

    Lexo edhe: Ekrani i telefonit mund të ndikojë në gjumin tuaj, si mund ta ndaloni shikimin e pafund në shtrat?

    Përmbajtja e shpejtë e Reels apo TikTok ndikon në korteksin paraballor, qendra e kontrollit të trurit përgjegjëse për vendimmarrjen, fokusin dhe rregullimin e emocioneve. Kur kjo zonë mbingarkohet, rezultatet janë shqetësuese: vështirësi për të përqendruar në një detyrë të vetme, për të kujtuar detaje nga një bisedë, apo për të rezistuar ndaj impulseve. Për më tepër, truri fillon të ketë etje për risinë. Sa më shumë që i “ushqeni” me video të shpejta e të paparashikueshme, aq më pak i mjaftojnë aktivitetet e qeta dhe të qëndrueshme.

    Leximi i një artikulli të gjatë apo përfundimi i një projekti mund të duket i mërzitshëm. Shkencëtarët theksojnë se këto ndryshime kanë ngjashmëri me dëmtimet njohëse që vërehen te përdorimi i alkoolit: dobësim i vetëkontrollit, vështirësi në përqendrim dhe prirje ndaj kënaqësisë së menjëhershme në vend të mendimit të thelluar.

    Shikimi i Reels gjatë natës, sidomos i përmbajtjeve me ngarkesë emocionale, prish ritmet natyrore të trurit. Ora cirkadiane bazohet te sinjalet e dritës dhe aktivitetit për të përcaktuar kur është koha për pushim. Drita e fortë nga telefoni dhe videot stimuluese dërgojnë sinjale të gabuara, duke vonuar çlirimin e melatoninës dhe duke mbajtur trurin në gjendje zgjuar. Ky stimulim vonë nuk vjedh vetëm orët e gjumit, por ndikon edhe në hipokampus, pjesa e trurit përgjegjëse për të mësuar dhe kujtesën. Kur ai tronditet, bëhet më e vështirë të ruani informacion të ri, të kujtoni detaje apo të përpunoni mendime komplekse.

    Nëse sakrifikoni gjumin për të qëndruar pak më gjatë në telefon, gradualisht dëmtoni qartësinë mendore. Truri ka nevojë për gjumë të thellë e të pandërprerë për të riparuar lidhjet, për të eliminuar toksinat dhe për të konsoliduar kujtimet. Pa këtë, rritet lodhja, ulja e fokusit dhe varësia nga stimulues si kafeina.

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Microsoft mund t’ju kompensojë për ndërprerjen globale të shërbimeve, ja kush përfiton

    November 20, 2026

    Hakerët publikojnë të dhënat e 16 mijë klientëve të Visa, Mastercard dhe JPMorgan Chase

    November 20, 2026

    Testohet treni i parë në linjën Durrës-Tiranë-Rinas, hekurudha pritet të përfundojë në 2027

    November 20, 2026

    Probleme globale me shërbimet e Apple, përdoruesit e iPhone nuk hyjnë dot në llogaritë e tyre

    November 19, 2026
    View 1 Comment

    1 Comment

    1. Pingback: Mendon se ekranet janë të padëmshëm? Fëmijët humbasin 1,000 fjalë në ditë për shkak të kohës para ekranit - Technews.al

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Microsoft mund t’ju kompensojë për ndërprerjen globale të shërbimeve, ja kush përfiton

    November 20, 2026

    Hakerët publikojnë të dhënat e 16 mijë klientëve të Visa, Mastercard dhe JPMorgan Chase

    November 20, 2026

    Testohet treni i parë në linjën Durrës-Tiranë-Rinas, hekurudha pritet të përfundojë në 2027

    November 20, 2026

    Probleme globale me shërbimet e Apple, përdoruesit e iPhone nuk hyjnë dot në llogaritë e tyre

    November 19, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.