Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Pak gra kanë aq pushtet sa Mira në zyrat e kompanive të mëdha të teknologjisë, një vend të dominuar më shumë nga burrat. Mira Murati (Vlorë, Shqipëri, 34 vjeç) ka qenë një nga ideatorët kryesore të tërmetit të quajtur OpenAI, kompania që vetëm një vit më parë askush nuk e njihte. Si shefja e teknologjisë së kompanisë, Murati ka mbikëqyrur ekipin që ka zhvilluar ChatGPT, aplikacionin më të suksesshëm në histori dhe gjeneratorin e imazheve Dall-E. Emri i saj ishte i pari që u mor në konsideratë për të zëvendësuar CEO Sam Altman kur bordi i drejtorëve të kompanisë e…
Grupi Meta (Facebook, Instagram) filloi sot funksionimin e rrjetin e tij social Threads në BE, një rival i drejtpërdrejtë i X, i cili deri më tani ishte i padisponueshëm në Bashkimin Europian, por me një opsion të veçantë për t’u përshtatur me rregulloret e kontinentit. Meta vendosi Threads online në pjesën tjetër të botës në korrik, por preferoi të vononte mbërritjen e tij në BE për të lënë kohë për të studiuar implikimet e rregulloreve evropiane. “Sot ne po hapim Threads në më shumë vende në Evropë. Mirë se vini të gjithë”, shkroi CEO i grupit, Mark Zuckerberg, në llogarinë…
Sony duhet të përballet me një padi masive me vlerë deri në 6.3 miliardë paund (7.9 miliardë dollarë) mbi pretendimet se prodhuesi i PlayStation ka abuzuar me pozitën e tij dominuese duke çuar në çmime të padrejta për klientët, vendosi të martën një gjykatë në Londër. Sony Interactive Entertainment (SIE) u padit vitin e kaluar në emër të afro 9 milionë njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar që kishin blerë lojëra dixhitale ose përmbajtje shtesë përmes PlayStation Store të Sony. Alex Neill, një avokat i konsumatorit i cili ka punuar në fushatat e mëparshme, po ngre një çështje kundër Sony, e…
Agjencitë e zbatimit të ligjit në mbarë Amerikën po paralajmërojnë njerëzit, veçanërisht prindërit dhe kujdestarët, për një përditësim të privatësisë në iPhone që mund t’i lejojë përdoruesit të ndajnë informacione private. Sipas agjencive në shumë shtete, përditësimi i ri iOS17 përfshin një veçori që lejon përdoruesit të ndajnë informacionet e kontaktit dhe fotot duke mbajtur së bashku dy iPhone. Funksioni, i quajtur NameDrop, aktivizohet nga përdoruesit që kanë instaluar përditësimin e fundit të softuerit në iOS 17. Për të vënë në dukje, sipas një fletë të fakteve të Apple, NameDrop “funksionon vetëm për dërgimin e informacionit të ri të kontaktit,…
Disa influencera të rrjeteve sociale në Shqipëri, para disa muajsh filluan të nxisnin ndjekësit e tyre për të shkarkuar dhe përdorur një aplikacion të ri për blerje online të quajtur TEMU. Sot, kjo kompani po përballet me zhgënjimin e shumë përdoruesve dhe ankesat për vjedhjen dhe keqpërdorimin e të dhënave. Temu është paditur sërish nga një padi në grup, e cila pretendon se gjigandi i modës së shpejtë mashtronte konsumatorët në lidhje me shtrirjen e aksesit dhe mbledhjes së të dhënave të tij dhe ngarkoi qëllimisht malware dhe spyware të rrezikshëm në pajisjet e përdoruesve, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura…
Nëse po pyesni veten pse librat e printuar janë më të mirë se leximi i bazuar në ekran, mund të ketë të bëjë me paaftësinë tuaj për të vlerësuar se ku jeni në një libër elektronik. “Ndërsa jeni duke lexuar një tregim, sekuenca e ngjarjeve është e rëndësishme dhe të dish se ku ndodhesh në një libër të ndihmon të ndërtosh atë hark narrativi,” thotë Daniel Willingham, një profesor i psikologjisë në Universitetin e Virxhinias dhe autor i “Të rritësh fëmijë që lexojnë”. “Ndërsa lexuesit elektronikë zakonisht ju thonë sa % të librit kanë lexuar. Që këtu duket se nuk…
Jo të gjithë adoleshentët e përdorin teknologjinë për tik tok. Ky grup gjimnazistësh tek “Ismail Qemali” në Tiranë përmes saj synon t’i shërbejë shoqërisë. “Unë dhe ti ndryshe” është një aplikacion që përkthen gjuhën e shenjave në fjalë ose figura. Këta tre 17 vjeçarë e kanë krijuar për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve që nuk dëgjojnë. “Mund të shohë përkthimin e shkronjave në fjalë, jo vetëm mësuesja, por të gjithë ata që komunikojnë me njerëz me aftësi të kufizuar” Për ndërtimin e kësaj ure komunikimi frymëzim patën shokët e shkollës, por synimin e kanë ta nxjerrin përtej mureve të saj…
Mund të jesh në kafe me miqtë, por ndërveprimin e ke me telefonin. Je duke ecur në rrugë, sërish mendjen tek telefoni. Me situata të tilla përballesh shpesh në kryqytet. Rreth 83% e moshës nga 16 në 74 vjeç në Shqipëri sipas anketë së fundit të Institutit të Statistikave përdorin internetin. Më shumë se 96% e tyre disa herë gjatë ditës. Kryesojnë thirrjet përmes skype, viber dhe whatsapp. Të moshuarit nga 65 në 74 vjeç të cilët kanë deklaruar se nuk e kanë përdorur asnjehërë internetin janë zvogëluar me 4.6% duke shkuar në nivelin e 32.3%. Ndërsa tek të rinjtë e…
Pas një marrëveshjeje të përbashkët me gjigantin indonezian të teknologjisë GoTo, TikTok është gati të rifillojë biznesin e tij të blerjeve online në Indonezi, të njohur si TikTok Shop. Në bazë të marrëveshjes së arritur, TikTok do të blejë mbi 75% të aksioneve të platformës më të madhe të tregtisë elektronike të Indonezisë, Tokopedia-s, në të cilën pritet të investohen rreth 1.5 miliard dollarë. TikTok Shop ishte mbyllur në tetor të vitit të kaluar, pasi qeveria indoneziane ndaloi blerjet në internet në platformat e mediave sociale, si masë e mirëmbajtjes së tregut dhe mbrojtjes së tregtarëve të vegjël dhe të…
Inteligjenca Artificiale është shpikja më e rëndësishme teknologjike, e cila përtej risive dhe problematikave, nga qeveria po shihet si një zgjidhje e problemeve në shërbim, madje dhe si mjet i përshpejtimit të integrimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë. I ftuar në studion e Ora News, për të folur rreth kësaj teme, ka qenë eksperti i IT-së Erion Demiri. I pyetur se si po evulon Inteligjenca Artificiale dhe se a mundet kjo risi të përdoret për adoptimet ligjore për të cilat flet edhe vetë kryeministri, Edi Rama, Demiri tha: “Fillimisht duhet të kemi parasysh, që vitet e fundit kemi pasur zhvillime…

