Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
I publikuar në fund të vitit 2022, chatbot AI i OpenAI, ChatGPT, bëri bujë shumë shpejt në botën e teknologjisë. I përshkruar si “pika e kthesës për AI” nga një artikull i Harvard Business Review në dhjetor 2022, mjeti AI ka treguar shkathtësi në kryerjen e një numri të madh detyrash, duke filluar nga gjenerimi i ideve të biznesit, deri te krijimi i dollive të dasmave. ChatGPT arriti të grumbullojë mbi 100 milionë përdorues aktivë brenda dy muajve nga publikimi i tij, duke tejkaluar trajektoren e rritjes së platformave si TikTok dhe Instagram. Ajo që e diferencon ChatGPT nga paraardhësit…
Inteligjenca Artificiale (AI) është gati të dërgojë luftën kundër hedhjes së mbeturinave në autostrada në një nivel të ri. Kamerat e fuqizuara nga AI, të dizajnuara për të ndaluar shoferët që të hedhin mbeturinat nga automjetet e tyre, do të vendosen në rrugët kryesore të Mbretërisë së Bashkuar në javët e ardhshme. National Highways, organi përgjegjës për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrugëve në Mbretërinë e Bashkuar, po drejton projektin pilot, në bashkëpunim me një filial të këshillit të qarkut East Hampshire. Përpjekja synon të ndihmojë në rritjen e pastërtisë së autostradave të vendit. Kamerat e fundit janë zhvilluar për të…
OpenAI, një ndër kompanitë më të mëdha në industrinë e inteligjencës artificiale (AI), së fundmi triumfoi mbi rregullatorët italianë, duke hequr kështu kufizimet për chatbot-in e tij, ChatGPT. Megjithatë, me shqyrtimin e vazhdueshëm nga autoritetet europiane, betejat rregullatore të ChatGPT nuk kanë përfunduar. ChatGPT po përballej me një embargo në Itali, për shkak të akuzave nga Autoriteti Italian i Mbrojtjes së të Dhënave (GPDP) për shkelje të ligjeve të BE-së për mbrojtjen e të dhënave. Si përgjigje, OpenAI kufizoi aksesin e përdoruesëve italianë në shërbim, derisa të mund të bëheshin modifikimet e nevojshme për të qenë në përputhje me rregulloret.…
Ndërsa CEO i TikTok, Shou Zi Chew, u përball me pyetje të ashpra nga Kongresi i SHBA në mars, një element shqetësimi përshkoi biznesin e vogël dhe komunitetet e krijuesve të përmbajtjeve. Hetimi i Kongresit mbi gjigandin e mediave sociale u përqendrua kryesisht rreth shqetësimeve të mundshme të privatësisë, dhe rrezikut që të dhënat e përdoruesve të SHBA të bien në duart e qeverisë kineze, pasi TikTok është në pronësi të kompanisë kineze të teknologjisë ByteDance. Kjo, jo vetëm që ka ndezur thashethemet për një bllokim të aplikacionit nëse ByteDance nuk heq dorë nga aksionet e tij, por gjithashtu ka…
Ndërsa vendet në mbarë botën po draftojnë ligjet e tyre mbi sigurinë e fëmijëve në internet, çështja e verifikimit të moshës në platformat e mediave sociale po zë vend të rëndësishëm. Shumë shtete po shqyrtojnë mundësine e zbatimin të kërkesave të verifikimit të moshës, për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet e internetit. Megjithatë, kjo mbrojtje ka një kosto: privatësinë e përdoruesve të internetit, të rinj dhe të vjetër. Agjensitë qeveritare, korporatat private, dhe studiuesit akademikë janë përpjekur të gjejnë mënyra për të mundësuar verifikimin e moshës së përdoruesve pa rrezikuar privatësinë e tyre në internet. Megjithatë, mbrojtësit e privatësisë janë…
Google, platforma e cila ka miliarda llogari përdoruesish, publikoi të martën se po planifikon të fshijë llogaritë që kanë mbetur joaktive prej minimalisht dy vitesh. Vendimi është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të gjigandit të teknologjisë për të forcuar masat e sigurisë për bazën e gjerë të përdoruesve, sipas një deklarate të kompanisë. Duke filluar nga dhjetori i këtij viti, Google mund të fshijë një llogari, nëse nuk ka qenë aktive në asnjë nga shërbimet e saj për dy vjet, shkroi kompania në një postim në blog. Si pjesë e fshirjes së llogarisë, Google do të heqë gjithashtu përmbajtjen që…
Në një marrëveshje historike, Samsung raportohet se ka rënë dakord të blejë panele TV OLED nga LG Display, një lëvizje që nënkupton një ndryshim të rëndësishëm në strategjinë e teknologjisë së prodhimit të televizorëve. Gjigandi koresano-jugor i teknologjisë planifikon të përfshijë në linjën e tij të produkteve panelet OLED 77 dhe 83 inç të LG-së, duke ndihmuar potencialisht që LG Display të bëhet fitimprurës. Kjo marrëveshje ndodh në një periudhë ku LG po përballet me një konkurrencë të ashpër në panelet LCD, nga prodhuesit kinezë. Vendimi i Samsung për të blerë panele OLED nga LG, konkurrenti i saj prej kohësh,…
Apple ka bërë një prezantim paraprak të veçorive të saj të ardhshme të aksesueshmërisë, të dizajnuara për të përmirësuar njohjen, vizionin, dëgjimin dhe lëvizshmërinë. Veçanërisht, gjigandi i teknologjisë ka prezantuar një veçori të re, të quajtur Personal Voice, i cili do të shërbejë për individët në rrezik për të humbur aftësinë e tyre të të folurit. Ky mjet inovativ i lejon përdoruesit të gjenerojnë një zë të sintetizuar, që pasqyron në mënyrë të ngjashme zërin e tyre, duke lehtësuar komunikimin me miqtë dhe familjen. Krijimi i një zëri të tillë kërkon që përdoruesit të lexojnë me zë të lartë një…
Në periudhën e zgjedhjeve, exit poll-et janë një aspekt i rëndësishëm për të kuptuar perspektivën e qytetarëve mbi votat e tyre. Këto sondazhe, jo vetëm që japin një pasqyrë të parë të rezultatit të mundshëm të zgjedhjeve, por ato gjithashtu ndihmojnë në analizën e sjelljes së votuesve, dhe preferencave të tyre politike. Teknologjia ka luajtur një rol të madh në përmirësimin e saktësisë dhe efektivitetit të këtyre sondazheve. Teknologjia ka mundësuar që exit poll-et të bëhen më të shpejta dhe të sakta. Në të kaluarën, exit poll-et bëheshin nëpërmjet intervistave të drejtpërdrejta me votuesit, sapo ata dalnin nga qendra e…
OpenAI, kompania e inteligjencës artificiale përgjegjëse për ChatGPT, ka vendosur të përmirësojë ndjeshëm përvojën e përdoruesit, me prezantimin e një sërë veçorish të reja për abonentët e saj ChatGPT Plus. Ndër këto veçori të reja është integrimi i një aftësie të shfletimit në internet. Ky përditësim është planifikuar të transformojë ChatGPT në një motor kërkimi premtues, duke i mundësuar aksesin në informacione të përditësuara në kohë reale. Ky është një përmirësim i dukshëm nga kufizimet e tij të mëparshme, ku mund të jepte informacion deri në vitin 2021, duke e bërë atë më pak të dobishëm për pyetjet rreth ngjarjeve…

