Author: Tech Expert

Gjatë pandemisë së Covid-19, një përparim teknologjik që ishte në qendër të vëmendjes ishte gjurmimi digjital. Perspektiva e përdorimit të kësaj teknologjie për të gjurmuar përhapjen e virusit ishte premtuese, por ajo pati një pengesë të madhe kur u zbulua se një aplikacion i quajtur Radar Covid, i zhvilluar në Spanjë, kishte probleme me privatësinë dhe sigurinë e të dhënave. Aplikacioni, si shumë të tjerë, u krijua për të njoftuar përdoruesit nëse ata kishin rënë në kontakt me një individ të infektuar. Fatkeqësisht, për shkak të një gabimi të Google, të dhënat e ndjeshme të përdoruesëve u zbuluan përmes regjistrave…

Read More

Apple po ndalon përdorimin e mjeteve të inteligjencës artificiale të palëve të treta, si ChatGPT, nga disa punonjës, teksa po zhvillon teknologji të ngjashme brenda kompanisë, sipas një raporti të The Wall Street Journal. Apple përmendi shqetësimet se përdorimi i këtyre programeve mund të publikojë pa dashje të dhëna konfidenciale. Platforma GitHub Copilot, në pronësi të Microsoft, një mjet AI që ndihmon në shkrimin e kodeve për programe të ndryshme, është gjithashtu në listën e platformave të ndaluara. ChatGPT, një produkt i OpenAI i mbështetur nga Microsoft, është një chatbot që mund t’u përgjigjet pyetjeve, të hartojë ese, dhe të…

Read More

Ndërsa publikimi i ChatGPT ka frikësuar punonjësit mbi humbjen e vendeve të punës, shumë ekspertë kanë diskutuar mbi vlefshmërinë e këtyre shqetësimeve. Një sondazh sugjeron se ndërsa 62% e njerëzve parashikojnë se AI do të ndikojë ndjeshëm në punët që ata bëjnë gjatë 20 viteve të ardhshme, vetëm 28% parashikojnë një ndikim të drejtpërdrejtë në rolet e tyre. Shkolla e Biznesit të Harvardit ka diskutuar mbi mënyrën se si AI do të ripërcaktojë fuqinë punëtore dhe aftësitë thelbësore të punonjësve për të ardhmen. Joseph Fuller, Profesor në Praktikat Menaxheriale, parashikon transformime të rëndësishme të fuqisë punëtore për shkak të teknologjive…

Read More

Tinder, aplikacioni i njohur i njohjeve romantike, ka njoftuar një ndryshim të politikës për të parandaluar përdoruesit të transformojnë profilet e tyre në platforma për të fituar para. Kompania ka vendosur të heqë lidhjen me mediat e tjera sociale nga profilet publike, dhe të përditësojë udhëzimet e saj për të ndaluar ndarjen e emrave të përdoruesve, ose link-eve të profileve në faqet e tjera. Kjo lëvizje shihet si një goditje ndaj përdoruesve që përdorin profilet e tyre për përfitime komerciale, të tilla si drejtimi i shikuesëve drejt dyqaneve online, ose tregjeve të tjera nëpërmjet emrave të përdoruesve të Linktree. Në…

Read More

OpenAI ka publikuar aplikacionin zyrtar për iPhone të ChatGPT, duke sjellë debutimin e kompanisë në platformat celulare, sipas një postimi të fundit në Twitter nga CTO, Mira Murati. Kompania gjithashtu planifikon të lëshojë një version Android së shpejti. https://twitter.com/miramurati/status/1659242193184276482?t=Bw6htk0hqJM9OxvyvK5dOQ&s=19 I publikuar vitin e kaluar, ChatGPT ka grumbulluar me shpejtësi mbi 100 milionë përdorues, duke e shtyrë industrinë e teknologjisë të përshpejtojë investimet e saj në aplikacionet më të fundit të inteligjencës artificiale. Ky aplikacion celular shënon një moment historik të rëndësishëm për ChatGPT, i njohur për aftësinë për të gjeneruar shumë informacione, nga paragrafët e veprave artistike deri te kodet…

Read More

Take-Two Interactive, kompania përgjegjëse për publikimin e lojës së njohur Grand Theft Auto, duket se ka lënë të kuptohet për publikimin e shumëpritur të Grand Theft Auto 6. Duke pasur parasysh informacionin e publikuar në raportin financiar të kompanisë, loja mund të dalë që në fillim të vitit të ardhshëm. Gjigandi i lojrave publikoi parashikime ambicioze të të ardhurave për vitet fiskale 2025 dhe 2026 në raportin e saj të fundit financiar. Për referencë, viti fiskal 2025 nis në prill 2024. “Viti fiskal 2025 pritet me padurim nga kompania jonë”, shkruhet në raport. Raporti diskuton mbi numrin e madh të…

Read More

I publikuar në fund të vitit 2022, chatbot AI i OpenAI, ChatGPT, bëri bujë shumë shpejt në botën e teknologjisë. I përshkruar si “pika e kthesës për AI” nga një artikull i Harvard Business Review në dhjetor 2022, mjeti AI ka treguar shkathtësi në kryerjen e një numri të madh detyrash, duke filluar nga gjenerimi i ideve të biznesit, deri te krijimi i dollive të dasmave. ChatGPT arriti të grumbullojë mbi 100 milionë përdorues aktivë brenda dy muajve nga publikimi i tij, duke tejkaluar trajektoren e rritjes së platformave si TikTok dhe Instagram. Ajo që e diferencon ChatGPT nga paraardhësit…

Read More

Inteligjenca Artificiale (AI) është gati të dërgojë luftën kundër hedhjes së mbeturinave në autostrada në një nivel të ri. Kamerat e fuqizuara nga AI, të dizajnuara për të ndaluar shoferët që të hedhin mbeturinat nga automjetet e tyre, do të vendosen në rrugët kryesore të Mbretërisë së Bashkuar në javët e ardhshme. National Highways, organi përgjegjës për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrugëve në Mbretërinë e Bashkuar, po drejton projektin pilot, në bashkëpunim me një filial të këshillit të qarkut East Hampshire. Përpjekja synon të ndihmojë në rritjen e pastërtisë së autostradave të vendit. Kamerat e fundit janë zhvilluar për të…

Read More

OpenAI, një ndër kompanitë më të mëdha në industrinë e inteligjencës artificiale (AI), së fundmi triumfoi mbi rregullatorët italianë, duke hequr kështu kufizimet për chatbot-in e tij, ChatGPT. Megjithatë, me shqyrtimin e vazhdueshëm nga autoritetet europiane, betejat rregullatore të ChatGPT nuk kanë përfunduar. ChatGPT po përballej me një embargo në Itali, për shkak të akuzave nga Autoriteti Italian i Mbrojtjes së të Dhënave (GPDP) për shkelje të ligjeve të BE-së për mbrojtjen e të dhënave. Si përgjigje, OpenAI kufizoi aksesin e përdoruesëve italianë në shërbim, derisa të mund të bëheshin modifikimet e nevojshme për të qenë në përputhje me rregulloret.…

Read More

Ndërsa CEO i TikTok, Shou Zi Chew, u përball me pyetje të ashpra nga Kongresi i SHBA në mars, një element shqetësimi përshkoi biznesin e vogël dhe komunitetet e krijuesve të përmbajtjeve. Hetimi i Kongresit mbi gjigandin e mediave sociale u përqendrua kryesisht rreth shqetësimeve të mundshme të privatësisë, dhe rrezikut që të dhënat e përdoruesve të SHBA të bien në duart e qeverisë kineze, pasi TikTok është në pronësi të kompanisë kineze të teknologjisë ByteDance. Kjo, jo vetëm që ka ndezur thashethemet për një bllokim të aplikacionit nëse ByteDance nuk heq dorë nga aksionet e tij, por gjithashtu ka…

Read More