Hapet programi për regjistrimin në lotarinë amerikane. Ambasada amerikane bën me dije se programi është hapur sot dhe do të mbyllet më 5 nëntor 2024, ora 12:00. Ndërkohë, ambasada ka bërë publik dhe linkun ku aplikohet dhe kriteret që kërkohen.
‘Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2026) hapet sot (më 2 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 5 nëntor, 2024. Për më shumë informacion, klikoni: https://al.usembassy.gov/diversity-visa/
Ju lutemi, vini re: dvprogram.state.gov është mënyra E VETME për të dorëzuar aplikimin tuaj. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e programit dhe udhëzuesin për mashtrimet në: travel.state.gov/dv.
Lexo edhe: 9-10 Tetor, të gjithë tek Pallati i Kongreseve për panairin e teknologjisë Future2Tech 2024
Mos harroni: Të kesh mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi.’





1 Comment
Pingback: Ja sa i kushtoi Netflix dokumentari kontrovers i 50 Cent mbi Diddy-n - Technews.al