Bashkohuni në Newsletter

    Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj

    What's Hot

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026

    Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

    October 15, 2026

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

    October 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Tech
    • Gadgets
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    Technews.alTechnews.al
    • Home
    • Tech

      Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

      October 15, 2026

      Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      Video të rënda nga protesta e studentëve në Tiranë, shpërthen debati në rrjet për përdorimin e forcës nga policia

      October 14, 2026

      Sulm kibernetik në Francë: Hakerat rrisin temperaturat e frigoriferëve në 50°C, shkatërrohen ushqime me vlerë miliona euro

      October 13, 2026
    • Mobiles

      iPhone 17 apo iPhone 18? Ja avantazhet dhe disavantazhet para se të vendosni cilin të blini

      September 30, 2026

      Galaxy Z Fold8 Ultra, Fold8 apo Flip8? Samsung tregon si të zgjidhni telefonin e duhur të palosshëm

      September 29, 2026

      iOS 27 e bën iPhone-in më të shpejtë: mbi 30 përmirësime të performancës

      September 22, 2026

      Ja elementet e Nokia 3310 që e bënë celularin më të dashur të një brezi

      September 21, 2026

      Google Pixel 11 Pro mbërrin në Amazon, ja sa kushton

      September 16, 2026
    • Gadgets

      TrueWave Garden Speaker Review: Altoparlanti për ambiente të jashtme që kombinon cilësinë e zërit me dizajnin në formë guri

      October 13, 2026

      Xiaomi Wireless Mouse: Një maus praktik, minimalist dhe në 4 ngjyra për çdo stil!

      October 12, 2026

      Përfshihet nga flakët powerbank-u në kabinën e bagazheve, aeroplani në Indi bën ulje emergjente (VIDEO)

      October 12, 2026

      Erion Demiri: “Po, jemi të përgjuar” – Ja llojet e kamerave që na rrethojnë dhe si të mbrohemi

      October 7, 2026

      Do të instaloni kamera sigurie në shtëpi? Ja çfarë duhet të dini para se t’i blini

      October 5, 2026
    • Gaming

      Sony përballet me një sfidë të re: Lojërat e PlayStation 5 po bëhen të luajtshme edhe në kompjuter

      October 9, 2026

      “Trump Arcade”: Shtëpia e Bardhë kthen politikat e Trump në video-lojëra

      September 4, 2026

      Gjithçka që dihet për GTA 6 – pamjet e reja, grafikat dhe detajet që po çmendin fansat

      September 1, 2026

      A rrezikon GTA 6 të ndalohet në disa shtete? Ja çfarë dihet deri më tani

      August 7, 2026

      GTA 6 mund të kushtojë rreth 2 miliardë dollarë – loja më e shtrenjtë në historinë e argëtimit?

      June 24, 2026
    • AI

      Ana e errët e inteligjencës artificiale: Pedofilët po përdorin modelet AI për të krijuar materiale abuzimi seksual me fëmijë

      October 14, 2026

      Investigimi i Patrick Quirk: “Diella nuk ka sistem AI të dukshëm, ndërsa të dhënat e Parlamentit shqiptar shkarkohen pa autentikim”

      October 14, 2026

      Inteligjenca Artificiale në shkolla: Gogo.al sjell video edukative për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave

      October 13, 2026

      Google prezanton kolegun virtual, Gemini nuk jep më vetëm përgjigje, por planifikon dhe kryen punën

      October 12, 2026

      “Pse t’u lexosh përralla fëmijëve kur mund ta bëjë AI?” Ideja e një babai ndez debat në internet

      October 9, 2026
    • Social Media

      Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

      October 15, 2026

      Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

      October 14, 2026

      TikTok heq 45 video pas ankesave, Armela Krasniqi: 9 të tjera pritet të jenë fshirë

      October 12, 2026

      Kush është Bjorn Shabanaga, 19-vjeçari shqiptar që mahniti jurinë e “The Voice of Germany”?

      October 5, 2026

      Rasti i Serbisë: Si u zbulua dhe u godit një rrjet me mbi 5,000 llogari që manipulonin opinionin online

      September 18, 2026
    • Apps

      WhatsApp përgatit ndryshime të mëdha, kanalet mund të zhvendosen te bisedat

      October 8, 2026

      Ndryshim i rëndësishëm për e-Albania nga 1 tetori: Ja çfarë duhet të dinë të gjithë përdoruesit

      September 24, 2026

      Snapchat mund të vendosë kufi për kohën e adoleshentëve: “Duam të jemi pjesë e zgjidhjes”

      September 22, 2026

      Nga sporteli te smartphone-i: Sa para i ka kursyer Shqipërisë kalimi te shërbimet digjitale?

      September 10, 2026

      Bilibili del jashtë Kinës, sfidon YouTube dhe TikTok në tregun global

      September 3, 2026
    Technews.alTechnews.al
    Home » Typography Elements » Vodafone Albania bëhet, operatori i parë që do të përdorë teknologjinë hapësinore, për sinjal edhe më të fortë 
    Tech

    Vodafone Albania bëhet, operatori i parë që do të përdorë teknologjinë hapësinore, për sinjal edhe më të fortë 

    Vodafone po bashkëpunon ngushtë me furnitorët e saj të rrjetit për të siguruar që informacioni i mbledhur nga sensorët të jetë i lehtë për t’u përpunuar dhe i qëndrueshëm në të gjithë rrjetin pan-evropian, përmes një protokolli të standardizuar të industrisë.
    Tech ExpertBy Tech ExpertJune 24, 2025Updated:June 24, 20251 Comment4 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Vodafone i drejtohet teknologjisë hapësinore për të zgjidhur një sfidë tokësore – si të sigurojë që antenat 4G dhe 5G të vendosura në tokë të jenë gjithmonë të pozicionuara me saktësi, për të garantuar sinjalin më të mirë për përdoruesit. 

    Zgjidhja e Vodafone për këtë sfidë do të nisë të zbatohet fillimisht në Shqipëri, që nga muaji shtator, përpara se të shtrihet edhe në vende të tjera. Ajo konsiston në instalimin e sensorëve me guidë satelitore brenda antenave të reja të vendosura në majat e shtyllave celulare. Me këtë risi, Vodafone bëhet operatori i parë që përdor një teknologji të tillë në një rrjet komercial, duke siguruar që antenat të jenë të orientuara saktë që në fillim dhe të mbeten të tilla edhe më pas.

    Nëse antenat mobile nuk janë të orientuara në mënyrë perfekte, për shembull, nëse janë zhvendosur me kalimin e kohës për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike apo aktivitetit sizmik, cilësia e lidhjes mund të përkeqësohet ndjeshëm.

    Sensorë të drejtuar nga satelitët
    Aktualisht, instalimi i antenave bëhet manualisht dhe ndonëse inxhinierët kanë aftësinë për t’i pozicionuar ato në mënyrë optimale, ky nuk është një proces i thjeshtë. Në lartësi deri në 50 metra, ata duhet të marrin parasysh azimutin (këndin e orientimit ndaj veriut gjeografik), pjerrësinë për të përcaktuar distancën dhe zonën që mbulon sinjali, si dhe lartësinë mbi nivelin e detit për të shmangur pengesa që mund të ndikojnë në performancën e antenës. Sfidat rriten edhe më tej kur në të njëjtën shtyllë janë vendosur antena nga operatorë të ndryshëm.

    Për të përballuar këto sfida, Vodafone po integron sensorë të posaçëm brenda vetë antenave. Këta sensorë do të mbledhin informacion të bazuar në GPS nga module të vendosura në pika të ndryshme të antenës, së bashku me të dhëna të tjera mbi performancën. Më pas, të dhënat transmetohen menjëherë në një nga qendrat e operimit të rrjetit të Vodafone, duke u mundësuar inxhinierëve që të ripozicionojnë antenën automatikisht ose të dërgojnë një ekspert në terren për instalime më të ndërlikuara.

    Lexo edhe: Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

    Saktësia në rrjet është thelbësore
    Alberto Ripepi, Drejtor i Rrjetit në Vodafone, u shpreh: “Ndërsa telefonat smart bëhen gjithnjë e më funksionalë, saktësia e rrjetit bëhet gjithashtu jetike. Orientimi i saktë i antenave është tashmë një nga elementët më kritikë në instalimin dhe mirëmbajtjen e rrjeteve celulare me performancë të lartë. Duke integruar sensorë në antenat e reja, ne mund t’i kalibrojmë më lehtë për të ofruar cilësinë më të mirë të sinjalit për klientët tanë.”

    Gjatë instalimit, çdo antenë duhet të orientohet në mënyrë të tillë që të mbulojë zonën specifike të synuar, duke minimizuar ndërkohë ndërhyrjet me qelizat fqinje. Pozicionimi i saktë i antenave ndihmon në eliminimin e zonave pa mbulim, rrit shpejtësinë e të dhënave, përmirëson reagimin e lidhjes dhe redukton numrin e thirrjeve të ndërprera. Kjo qasje inovative do të zvogëlojë nevojën për ndërhyrje të shumta në terren për rregullime, duke ulur ndjeshëm edhe kostot e mirëmbajtjes me kalimin e kohës.

    Vodafone po bashkëpunon ngushtë me furnitorët e saj të rrjetit për të siguruar që informacioni i mbledhur nga sensorët të jetë i lehtë për t’u përpunuar dhe i qëndrueshëm në të gjithë rrjetin pan-evropian, përmes një protokolli të standardizuar të industrisë. Në perspektivë, qëllimi i Vodafone është të kontrollojë në mënyrë dinamike pozicionin e antenave në përputhje me kërkesat në kohë reale – qoftë për t’Iu shërbyer udhëtarëve në të përditshmen e tyre, tifozëve në stadiume apo pjesëmarrësve  në festivale muzikore.

    Rrjeti si sensor
    Kjo risi e fundit teknologjike është pjesë e një programi më të gjerë të quajtur “Rrjeti si sensor”, i cili shfrytëzon shtrirjen e gjerë gjeografike të Vodafone me rreth 160,000 shtylla në të gjithë Evropën dhe Afrikën. Në këtë kuadër, Vodafone po përdor sensorë të vendosur në shtyllat e saj për të parashikuar reshjet dhe kushte të tjera atmosferike në nivel mikro-klime, duke mundësuar njoftimin në kohë të qytetarëve dhe ekipeve të emergjencës për përmbytje apo rreziqe të tjera natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu.

    featured
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Tech Expert

    Related Posts

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026

    Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

    October 15, 2026

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

    October 15, 2026

    Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

    October 14, 2026
    View 1 Comment

    1 Comment

    1. Pingback: Vodafone & AST SpaceMobile, krijojnë kompaninë satelitore, për shërbim celular të drejtpërdrejtë në Europë - Technews.al

    Leave A Reply Cancel Reply

    Editors Picks

    Kur qytetarët të urrejnë në komente: Çfarë duhet të kuptojë një politikan nga zemërimi në rrjetet sociale?

    October 15, 2026

    Dita e tretë e protestës studentore: Rama shmang përgjegjësinë politike dhe fajëson opozitën, tensionet përhapen në disa qytete

    October 15, 2026

    Bizneset në Tiranë ulin qepenat nga frika e protestave: “Jemi me ju, mos na dëmtoni!”

    October 15, 2026

    Kush është Klevi Metaj? I riu që u përball i vetëm me 6 efektivë policie gjatë protestës së studentëve

    October 14, 2026
    Top Reviews
    9.1

    9 mënyra për të rregulluar gabimin e pritjes për aktivizim në iMessage dhe FaceTime

    By Tech Expert
    8.9

    Apple Pencil është lapsi më i mirë për përdoruesit e iPad – ja çfarë të merrni dhe si ta përdorni

    By Tech Expert
    8.9

    Apple po kalon plotësisht në USB-C, pasi teknologjia e karikimit është vendosur të vijë në iPhone. Ja çfarë do të thotë për përdoruesit.

    By Tech Expert
    Technews.al
    Facebook X (Twitter) Instagram YouTube LinkedIn
    • Home
    • Tech
    • Kategori
    • Kontakt
    © 2026 Designed by Technews.al

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.