Përdoruesit në rrjete raportojnë se YouTube nuk shfaq reklama kur VPN vendoset në Shqipëri, pavarësisht nëse ke llogari falas apo Premium.
Menjëherë sapo lokacioni ndryshon në Shqipëri, platforma bëhet plotësisht pa reklama, duke ofruar një përvojë të pastër dhe të pandërprerë për çdo video.
Arsyeja është tashmë e qartë: Shqipëria nuk është pjesë e programit të monetizimit të YouTube. Për shkak se reklamat nuk shiten dhe nuk targetohen për këtë treg, platforma nuk ka çfarë të shfaqë për përdoruesit që rezultojnë “të vendosur” në Shqipëri.
Lexo edhe: YouTube do të paguajë 24.5 milionë dollarë për pezullimin e Donald Trump nga platforma në 2021
Ndërsa nuk ka informacion zyrtar nëse kjo mund të ndryshojë në të ardhmen, aktualisht vendosja e VPN-së në Shqipëri po shihet si një mënyrë e thjeshtë për të parë YouTube pa reklama në çdo pajisje.





1 Comment
Pingback: Çmimet Oscar do të largohen nga ABC dhe do të transmetohen në YouTube duke filluar nga viti 2029 - Technews.al