Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Sipas raportimeve, kompania po mendon të rrisë çmimin e modeleve të reja për të kompensuar ndikimin e tarifave të vendosura nga ish-presidenti Donald Trump për produktet e prodhuara në Kinë. Por për të shmangur zemërimin e Trump dhe kritikën publike, Apple mund të përdorë një strategji më të zgjuar: ta lidhë rritjen e çmimit me përmirësime teknologjike, si veçori të reja me inteligjencë artificiale apo rritje të memories. Kjo do të thotë që çmimi në letër mund të mbetet i njëjtë, por versionet më të avancuara do të kushtojnë më shumë. Gjithashtu, Apple pritet të prezantojë një model të ri…
Pas tetë vitesh nga prezantimi i Switch-it të parë, Nintendo ka sjellë më në fund pasardhësin e tij: Switch 2. Konsola e re është hedhur në treg sot në të gjithë botën dhe ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm mes fansave. Vetëm në Japoni, 2.2 milionë persona aplikuan përmes shortit për të siguruar një njësi, ndërsa në SHBA, shumë dyqane hapën dyert në mesnatë për t’i shërbyer klientëve të zjarrtë. Switch 2 kushton 450 dollarë dhe ndjek të njëjtën formulë si paraardhësi: mund të luhet në dorë, mbi tavolinë ose në TV kur lidhet me dokun. Megjithatë, përveç kësaj fleksibiliteti të…
Përditësimi më i fundit i aplikacionit YouTube ka ndërprerë zyrtarisht mbështetjen për disa modele më të vjetra të iPhone, iPad dhe iPod Touch. Pajisjet që nuk mund të përdorin iOS 16 ose iPadOS 16 nuk mund ta instalojnë ose përdorin më aplikacionin YouTube. Përdoruesit e këtyre pajisjeve tani do të duhet të mbështeten në versionin celular të shfletuesit të tyre për të hyrë në YouTube. Përditësimi i versionit 20.22.1 të YouTube ka vendosur kërkesa të reja minimale të sistemit operativ. Çdo pajisje që nuk i plotëson këto kërkesa ka humbur qasjen në aplikacion. Pajisjet e prekura janë: iPhone 6s iPhone…
Pavarësisht rasteve të shumta ku avokatët janë ndëshkuar për përdorimin e informacionit të pasaktë të gjeneruar nga inteligjenca artificiale, shumë prej tyre vazhdojnë të përdorin mjete si ChatGPT për kërkime ligjore. Arsyeja kryesore? Koha. Apo më mirë, mungesa e saj. Në një kohë kur ngarkesa e punës është gjithnjë në rritje dhe presioni për të qenë produktiv është i lartë, AI duket si një ndihmës ideal. Me integrimin e teknologjisë në platformat tradicionale të kërkimeve ligjore si LexisNexis apo Westlaw, përdorimi i AI-së është bërë pjesë e përditshme e punës për shumë juristë. ChatGPT dhe modele të tjera të ngjashme…
Disa postime virale në rrjete sociale kanë përhapur gabimisht lajmin se Ryanair dhe linja të tjera ajrore që operojnë me kosto të ulët do të prezantojnë “ulëse në këmbë” në fluturimet e tyre. Kompania irlandeze e ka mohuar kategorikisht këtë pretendim. Sipas spekulimeve, këto ulëse do t’i vendosnin pasagjerët në një pozicion të pjesshëm në këmbë, me mbështetje në shpinë dhe rripa sigurie, duke synuar të rrisnin kapacitetin e avionëve në udhëtime të shkurtra. Megjithatë, Ryanair ka sqaruar se nuk ka plane për një ndryshim të tillë. Zërat nisën pasi disa media raportuan se prodhuesi italian Aviointeriors do të fillonte…
Një studim inovativ i botuar në The Astrophysical Journal Letters eksploron strukturën në shkallë të imët të sipërfaqes së Diellit, duke zbuluar detaje të papara rreth fushave të tij magnetike. Duke përdorur fuqinë e Teleskopit Diellor Daniel K. Inouye (DKIST) në Maui, shkencëtarët vunë re për herë të parë vija ultra të ngushta të ndritshme dhe të errëta në fotosferën e Diellit. Këto vija, janë vetëm 20 kilometra të gjera dhe ofrojnë njohuri të reja mbi forcat e ndërlikuara magnetike që formësojnë dinamikën e sipërfaqes diellore. Studimi, i udhëhequr nga Dr. David Kuridze, paraqet një hap përpara në të kuptuarit…
Një film që do të sjellë në ekran periudhën kaotike brenda OpenAI, kur bashkëthemeluesi dhe CEO-ja Sam Altman u largua dhe u rikthye në vetëm pesë ditë, raportohet se është në zhvillim e sipër. Sipas The Hollywood Reporter, projekti filmik titullohet “Artificial” dhe po zhvillohet nga Amazon MGM Studios Edhe pse detajet ende nuk janë përfundimtare, burime të THR thonë se regjisori italian Luca Guadagnino — i njohur për “Call Me by Your Name” dhe “Challengers” — është në bisedime për ta drejtuar filmin. Roli i Sam Altman mendohet t’i besohet Andrew Garfield, ndërsa Monica Barbaro (“A Complete Unknown”) përflitet për rolin…
TikTok njoftoi të martën lançimin zyrtar të ”TikTok for Artists”, një platformë e re e ndërtuar për të ndihmuar artistët në ndërtimin dhe zhvillimin e karrierës së tyre muzikore. Ky lançim vjen vetëm dy muaj pasi platforma u vu re në fazë testimi në disa shtete të përzgjedhura. Ky mjet është krijuar për të fuqizuar lidhjen midis artistëve dhe fansave të tyre, për të përmirësuar përpjekjet promovuese dhe për të udhëhequr krijimin e përmbajtjes në TikTok. Platforma u jep akses artistëve, shtëpive diskografike dhe ekipeve të tyre në të dhëna të detajuara mbi performancën e këngëve dhe postimeve të tyre…
Microsoft ka paralajmëruar përdoruesit e aplikacionit Authenticator që të ruajnë të gjitha fjalëkalimet e tyre përpara se kompania të nisë fazën e ndërprerjes së funksionaliteteve të menaxhimit të fjalëkalimeve, duke filluar nga muaji qershor. Microsoft Authenticator, i njohur gjerësisht për ofrimin e autentifikimit me dy faktorë për llogaritë online, ka shërbyer gjithashtu edhe si mjet për ruajtjen dhe plotësimin automatik të fjalëkalimeve në aplikacione dhe faqe interneti. Por duke nisur nga data 1 qershor, aplikacioni nuk do të lejojë më ruajtjen e fjalëkalimeve të reja, pasi Microsoft po e zhvendos këtë funksion në shfletuesin Edge. Nga data 1 korrik, funksioni…
Një studim i ri nga Universiteti i Singaporit ka zbuluar se shoqëruesit e inteligjencës artificiale (AI) janë të aftë për mbi një duzinë sjelljesh të dëmshme kur bashkëveprojnë me njerëzit.Studimi, i botuar si pjesë e Konferencës 2025 mbi Faktorët Njerëzorë në Sistemet Kompjuterike, analizoi pamje të ekranit të 35,000 bisedave midis sistemit të AI-së Replika dhe mbi 10,000 përdoruesve nga viti 2017 deri në vitin 2023. Të dhënat u përdorën më pas për të zhvilluar atë që studimi e quan një taksonomi e sjelljes së dëmshme që AI demonstroi në ato biseda.Ata zbuluan se Ai-të janë të aftë për mbi…

