Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Browsing: featured
Inteligjenca Artificiale po ndryshon mënyrën se si mësojmë, punojmë dhe përpunojmë informacionin. Por sa të përgatitur janë mësuesit dhe drejtuesit e shkollave për ta përdorur këtë teknologji? Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje, Gogo.al ka nisur një seri videosh edukative, të dedikuara për mësuesit, drejtuesit e institucioneve arsimore dhe stafin ndihmës. Nisma synon t’u ofrojë profesionistëve të arsimit njohuri praktike mbi funksionimin e Inteligjencës Artificiale dhe mënyrat se si ajo mund të përdoret në përditshmërinë e tyre. Nga përgatitja e materialeve mësimore dhe organizimi i informacionit deri te përdorimi i mjeteve dixhitale, AI mund të shërbejë si një asistent i vlefshëm, por jo si zëvendësues i gjykimit profesional të mësuesit. Një nga mesazhet kryesore të videove është se verifikimi duhet të jetë rregulli numër një në përdorimin e Inteligjencës Artificiale. Përgjigjet e gjeneruara nga AI mund të duken bindëse dhe të formuluara saktë, por kjo nuk do të thotë se informacioni është gjithmonë i vërtetë. Sistemet AI mund të prodhojnë gabime, të dhëna të pasakta apo referenca që nuk ekzistojnë. https://www.youtube.com/watch?v=JAHQJqlMJ7Y Pikërisht këtë problematikë trajton Erion Demiri, ekspert i Rrjeteve Kompjuterike, i cili demonstron konkretisht se si mund të testohet saktësia e materialeve të ofruara nga Inteligjenca Artificiale. Mesazhi i tij është veçanërisht i rëndësishëm për mësuesit, të cilët kanë përgjegjësinë të sigurohen që informacioni i përdorur në klasë të jetë i besueshëm dhe i verifikuar. Përpara se një material i gjeneruar nga AI të përdoret në mësimdhënie, është e rëndësishme të kontrollohen faktet, burimet, datat dhe referencat, duke i krahasuar me tekste shkollore, publikime shkencore apo burime zyrtare. Po ashtu, mësuesit duhet të tregojnë kujdes me të dhënat personale të nxënësve dhe të shmangin vendosjen e informacioneve sensitive në platformat AI. Lexo edhe: “Pse t’u lexosh përralla fëmijëve kur mund ta bëjë AI?” Ideja e…
Një gur që në fakt është altoparlant! Në pamje të parë, TrueWave Garden Speaker duket si një gur dekorativ i zakonshëm.…
Deri më sot, shumica e përdoruesve të Inteligjencës Artificiale janë mësuar t’i kërkojnë një asistenti digjital të shkruajë një email,…
Dizajn minimalist dhe modern. Xiaomi sjell një maus wireless që kombinon thjeshtësinë me funksionalitetin. Me linja të pastra dhe përmasa kompakte,…
Drejtoresha e Agjencisë së Medias Audiovizive, Armela Krasniqi, ka bërë të ditur në një intervistë për Euronews Albania me moderatoren…
Inteligjenca artificiale po përdoret për të automatizuar gjithçka, nga puna dhe komunikimi te organizimi i jetës së përditshme. Por a…
Sa shumë di Amazon për jetën tuaj? Një përdoruese e rrjetit social Threads ka zbuluar rastësisht një seksion pak të njohur…
Suzuki ka prezantuar zyrtarisht në Japoni modelin e SKY, veturën e parë elektrike të pasagjerëve të kategorisë kei. Modeli i…
Artisti i njohur kinez Ai Weiwei, 69 vjeç, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e inteligjencës artificiale në privatësinë dhe lirinë e…
Prodhuesi britanik i makinave luksoze Jaguar ka prezantuar në Nju Jork modelin e tij të ri elektrik, Type 01EV, makinën e parë të…

