Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Microsoft dhe OpenAI janë rikthyer në tryezën e bisedimeve. Sipas burimeve të Bloomberg, të dy partnerët teknologjikë po zhvillojnë diskutime të thella për një marrëveshje të re që do t’i mundësonte Microsoft-it të mbajë lidhjen me teknologjinë më të avancuar të OpenAI edhe përtej kësaj dekade, madje edhe nëse laboratori i inteligjencës artificiale shpall zyrtarisht se ka arritur inteligjencën e përgjithshme artificiale (AGI). Dhe kjo është një çështje thelbësore. Sipas marrëveshjes aktuale, në momentin që OpenAI deklaron se ka arritur AGI, pra pikën kur makinat bëhen po aq të zgjuara, ose më të zgjuara, se njerëzit, Microsoft humbet disa nga të…
Rreth 26 kompani ishin ndër të parat që nënshkruan Kodin e Praktikës së IA-së për Qëllim të Përgjithshëm (GPAI), tha Komisioni Evropian në një deklaratë të premten. Kodi, të cilin Komisioni e publikoi më parë këtë muaj, është një grup rregullash vullnetare që prek transparencën, të drejtat e autorit dhe çështjet e sigurisë, me qëllim që të ndihmojë ofruesit e modeleve GPAI të përmbushin Aktin e IA-së.Nënshkruesit përfshijnë gjigantë të mëdhenj të teknologjisë si Amazon, Google, Microsoft dhe IBM. Gjithashtu në listë janë ofruesit e IA-së si Open AI, Mistral AI i Francës dhe startup-i gjerman Aleph Alpha.Meta njoftoi më…
Një nga kënaqësitë më të mëdha kur eksploron një qytet është të admirosh qiellgërvishtësit e tij të lartë dhe magjepsës. Këto struktura vertikale janë vepra arkitektonike që kombinojnë kreativitetin me planifikimin e zgjuar urban, duke sfiduar gravitetin për të prekur qiellin. Por kur një ndërtesë konsiderohet qiellgërvishtës? Sipas Këshillit për Ndërtesat e Larta dhe Habitatin Urban (CTBUH), një ndërtesë e tillë duhet të jetë të paktën 150 metra e lartë. Sipas të dhënave të këtij institucioni, Hong Kongu renditet në krye të listës si qyteti me më shumë qiellgërvishtës në botë, plot 560 të tillë. Me një popullsi që rritet…
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Rice dhe Universiteti i Hjustonit ka zhvilluar një metodë novatore dhe të shkallëzueshme për të transformuar celulozën bakteriale në materiale shumëfunksionale me forcë të lartë. Studimi, i publikuar në Nature Communications, prezanton një teknikë dinamike biosinteze që orienton fibrat e celulozës bakteriale në kohë reale, duke rezultuar në fletë biopolimeri me veti mekanike të jashtëzakonshme. Plastika vazhdon të jetë një ndotës serioz, pasi polimerët sintetikë tradicionalë degradohen në mikroplastikë, duke lëshuar kimikate të dëmshme si bisfenoli A (BPA), ftalatet dhe substanca kancerogjene. Në kërkim të alternativave të qëndrueshme, ekipi hulumtues i udhëhequr nga Muhammad Maksud…
Zyrtarisht janë ditët e verës, kështu që është e përshtatshme që një nga titujt kryesorë që do të vijnë në Netflix në gusht të jetë për një qen të animuar me gojë të pisët. Fixed është një nga dy filmat e rinj vizatimorë për të rritur në listë, i dyti është seriali i ri nga krijuesi i BoJack Horseman, Raphael Bob-Waksberg. Ekzistojnë gjithashtu dy dokumentarë të rinj krimi të vërtetë – megjithëse njëri mund të kualifikohet si një dokumentar krimi ‘i vërtetë’ – së bashku me një komedi për obsesionin me krimin e vërtetë, plus thrillera politikë, thrillera krimi, komedi…
Në një botë ku Netflix, YouTube dhe platformat e tjera streaming na ofrojnë katalogët më të larmishëm të përmbajtjes audiovizive, televizorët Samsung janë aty për t’ju dhënë një eksperiencë fantastike që i jep jetë çdo skene. Fale risive që Samsung sjell gjithmonë duke pasur në mendje përmirësimin e përvojës së çdo shikuesi, ky televizor garanton t’ju përfshijë të gjithin, për t’ju dhënë një përjetim unik në të parit.Në zemër të kësaj përvoje qëndron Neo QLED 4K, një televizor që i tejkalon kufijtë e pritshmërive. I pajisur me teknologjinë Direct Full Array, ofron kontraste të thella, ngjyra të sakta dhe detaje që…
Bëhet fjalë për një funksion të mbështetur nga teknologjia e inteligjencës artificiale, i cili mundëson shfaqjen e komenteve (recensioneve) për dyqanet online, me qëllim që blerja të jetë “më e sigurt dhe më efikase”. Funksioni është i disponueshëm duke klikuar në ikonën që ndodhet në të majtë të adresës së faqes në shfletues. Klikimi krijon një dritare pop-up, e cila jep informacion mbi reputacionin e përgjithshëm të dyqanit, si dhe ofron të dhëna për cilësinë e produkteve, çmimet, shërbimin ndaj klientit dhe politikën e kthimeve. Këto dritare pop-up krijohen nga AI duke analizuar komentet e përdoruesve nga partnerë të ndryshëm,…
Kur flasim për historitë më frymëzuese të suksesit në teknologji, një emër spikat menjëherë: Melanie Perkins. Shumë kohë përpara se të bëhej një nga CEO-t femra më të reja në krye të një kompanie me vlerë miliarda dollarë, Melanie ishte thjesht një studente në universitetin e Perthit në Australi, me një ide të thjeshtë por të fuqishme, të bënte dizajnin grafik të qasshëm për të gjithë. Sot, ajo është forca lëvizëse pas Canva-s, platformës që ka revolucionarizuar mënyrën se si miliona njerëz në mbarë botën krijojnë dhe komunikojnë vizualisht. Por rrugëtimi i saj nuk ka qenë as i lehtë dhe…
Steve Chen, bashkëthemeluesi i YouTube, ka shprehur shqetësimin e tij “për ndikimin e videove të shkurtra tek fëmijët”. Ai ka thënë se shumë prindër tashmë po shmangin videot me ngjyra të ndezura dhe efekte vizuale që tërheqin syri, pasi këto i bëjnë fëmijët të varur. Ai sugjeroi që platformat të kufizojnë kohën e përdorimit për fëmijët, sipas grupmoshës. Chen tha se ekziston një ekuilibër delikat mes përfitimeve financiare dhe asaj që është vërtet e dobishme për përdoruesit. Komentet e tij vijnë mes shqetësimeve të ngjashme të shprehura edhe nga drejtues të tjerë të industrisë së teknologjisë.
Një argjentinasi të kapur lakuriq në oborrin e tij nga një kamera e Google Street View i është dhënë kompensim nga një gjykatë pasi të pasmet e tij të zhveshura u shpërndanë në internet për t’u parë nga të gjithë. Polici kishte kërkuar pagesë nga gjigandi i internetit për dëmtim të dinjitetit të tij, duke argumentuar se ai ishte pas një muri 6 1/2 metra të lartë kur një kamera e Google e kapi atë në formë të mirë, nga prapa, në një qytet të vogël të Argjentinës në vitin 2017. Numri i shtëpisë dhe emri i rrugës së tij…

