Bashkohuni në Newsletter
Lexoni lajmet e fundit të teknologjisë në e-mailin tuaj
Author: Tech Expert
Kur flasim për historitë më frymëzuese të suksesit në teknologji, një emër spikat menjëherë: Melanie Perkins. Shumë kohë përpara se të bëhej një nga CEO-t femra më të reja në krye të një kompanie me vlerë miliarda dollarë, Melanie ishte thjesht një studente në universitetin e Perthit në Australi, me një ide të thjeshtë por të fuqishme, të bënte dizajnin grafik të qasshëm për të gjithë. Sot, ajo është forca lëvizëse pas Canva-s, platformës që ka revolucionarizuar mënyrën se si miliona njerëz në mbarë botën krijojnë dhe komunikojnë vizualisht. Por rrugëtimi i saj nuk ka qenë as i lehtë dhe…
Steve Chen, bashkëthemeluesi i YouTube, ka shprehur shqetësimin e tij “për ndikimin e videove të shkurtra tek fëmijët”. Ai ka thënë se shumë prindër tashmë po shmangin videot me ngjyra të ndezura dhe efekte vizuale që tërheqin syri, pasi këto i bëjnë fëmijët të varur. Ai sugjeroi që platformat të kufizojnë kohën e përdorimit për fëmijët, sipas grupmoshës. Chen tha se ekziston një ekuilibër delikat mes përfitimeve financiare dhe asaj që është vërtet e dobishme për përdoruesit. Komentet e tij vijnë mes shqetësimeve të ngjashme të shprehura edhe nga drejtues të tjerë të industrisë së teknologjisë.
Një argjentinasi të kapur lakuriq në oborrin e tij nga një kamera e Google Street View i është dhënë kompensim nga një gjykatë pasi të pasmet e tij të zhveshura u shpërndanë në internet për t’u parë nga të gjithë. Polici kishte kërkuar pagesë nga gjigandi i internetit për dëmtim të dinjitetit të tij, duke argumentuar se ai ishte pas një muri 6 1/2 metra të lartë kur një kamera e Google e kapi atë në formë të mirë, nga prapa, në një qytet të vogël të Argjentinës në vitin 2017. Numri i shtëpisë dhe emri i rrugës së tij…
Hypersail nuk është thjesht një jaht luksoz 30 metra i gjatë. Është një vizion teknologjik. Ai qëndron pezull mbi det, është i heshtur, atmosferik dhe plotësisht me zero emetime.Idetë lëvizin botën dhe Ferrari dëshiron diçka më shumë: t’i ngrejë ato nga toka. Kompania italiane që e ka identifikuar emrin e saj me shpejtësinë dhe precizitetin në pistat e Formula 1 po bën hapin e madh përtej asfaltit me projektin e saj të ri, Hypersail. Hypersail nuk ka motor. Nuk djeg karburant. Nuk lë tym. Përkundrazi, të gjitha sistemet e saj – nga navigimi te ajri i kondicionuar – funksionojnë ekskluzivisht…
Disa vite më parë rrjetet sociale filluan të zienin me diskutimet se Apple kishte kufizuar qëllimisht performancën e modeleve të saj të vjetra të iPhone. Por çfarë do të thotë kjo dhe pse është e rëndësishme? Në vijim të ngjarjeve, Apple pranoi se kishte kufizuar fuqinë e iPhone-ve të saj. Prodhuesi i telefonave inteligjentë pretendoi se ky veprim është një metodë për të parandaluar keqfunksionimin e modeleve të vjetra të iPhone-ve ndërsa bateritë e tyre plaken. Problemi është se Apple pranoi se ka ngadalësuar iPhone-ët e vjetër vetëm pasi disa raporte kishin dalë tashmë duke akuzuar Apple për këtë. Asokohe,…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kritikuar kompanitë amerikane të teknologjisë si Google, Microsoft dhe Apple për punësimin e punëtorëve nga India dhe dhënien e prodhimit në Kinë. Duke folur në Samitin e IA-së në Uashington, ai i nxiti ato të përqendrohen në krijimin e vendeve të punës për amerikanët. Në një Samit të IA-së në Uashington, të mërkurën, Trump i paralajmëroi kompanitë se “ato ditë kanë mbaruar” dhe tha, “Shumë nga kompanitë tona më të mëdha të teknologjisë kanë korrur bekimet e lirisë amerikane ndërsa ndërtojnë fabrikat e tyre në Kinë, punësojnë punëtorë në Indi dhe ulin fitimet në…
Një studim i ri sugjeron se fëmijët, veçanërisht vajzat, që zotërojnë telefona inteligjentë para moshës 13 vjeç, mund të kenë rezultate më të këqija të shëndetit mendor kur të rriten. Studimi, i botuar në Journal of Human Development and Capabilities, analizoi rezultatet e pyetësorit të vetë-raportuar nga më shumë se 100,000 të rinj të moshës 18 deri në 24 vjeç. Pyetësori i pyeti të anketuarit rreth simptomave të shëndetit mendor, të tilla si agresioni, ndjenjat e shkëputjes, halucinacionet dhe mendimet vetëvrasëse. Ata që iu dhanë telefona inteligjentë në një moshë më të hershme ishin të lidhur me rezultate më të…
Një 32-vjeçare nga Tirana është marrë nën hetim nga Policia e Tiranës pasi është denoncuar nga një 25-vjeçare, e afërme e saj, për falsifikim dhe mashtrim. Donika Curri dyshohet se ka përdorur të dhënat personale të së resë, si dhe foton e kartës së identitetit të saj, duke ndërhyrë në e-Albania dhe më pas ka aplikuar në një bankë mikrokredish. Sipas denoncimit të 25-vjeçares, Donika Currit, iu është aprovuar kredia në emrin e 25-vjeçares në vlerën 3500 euro. Burime nga policia bëjnë me dije se Donika Curri ka mundur të skanojë fytyrën e 25-vjeçares nga karta e identitetit, duke marrë më…
Në përgjigje të rregullores së re të Bashkimit Europian për reklamimin politik, Meta njoftoi se do të ndalojë shitjen dhe shfaqjen e reklamave politike në BE duke filluar nga muaji tetor. Kompania teknologjike e konsideroi legjislacionin si “të pazbatueshëm”, duke shkruar në një postim në blog se ligji, i njohur si Akti për Transparencën dhe Synimin e Reklamave Politike (TTPA), imponon “detyrime shtesë të rëndësishme mbi proceset dhe sistemet tona, duke krijuar një nivel të papranueshëm kompleksiteti dhe pasigurie ligjore për reklamuesit dhe platformat që operojnë në BE.” I miratuar nga Komisioni Evropian në vitin 2024, TTPA kërkon që kompanitë…
OpenAI, pionieri në fushën e inteligjencës artificiale, planifikon të lançojë modelin e ri GPT-5 që në muajin gusht, raportoi të enjten The Verge, duke cituar burime të afërta me zhvillimet. Modeli i ri, i cili pritej të dilte gjatë verës, do të prezantohet si një sistem AI që përfshin modele të ndryshme dhe është i aftë të kryejë funksione të shumta – ndryshe nga një model i vetëm, siç ka qenë praktika deri tani. Startup-i që mbështetet nga Microsoft, GPT-5, do të integrojë modelin o3 bashkë me teknologji të tjera, siç ka deklaruar CEO i OpenAI, Sam Altman, në muajin…

